E hene, 09.12.2019, 02:19 AM (GMT)

Komente

Fetahu - Lushaj: A po vjen me dek me mue...

E shtune, 30.11.2019, 05:50 PM


...A po vjen me dek me mue...

Fetahu - Lushaj -Leter kembim-

Shenim: Si pergjigje per dhjetra telefonata e mesazhe nga atdheu po-qe-po por edhe nga shume vende te botes, po publikoj kete leterkembim te sotem me mikun e bashkpunetorin e nderuar te revistes sone Adil Fetahun, nga Prishtina-

Mirembrema e pershendetje, mik i nderuar Zeqir Lushaj,

Si jeni te gjithe Familja, a keni pasur ndonje shqetesim familjar nga termetet qe po ndodhin papra keto dite?

Duke ditur se shtepia juaj eshte e re, dhe besoj e ndertuar mire, shpresoj te mos kete pasur as te mos kete kurrefar demtimi.

Edhepse te gjitha ato viktima jane vellezer tane, a mos ka ne mesin e tyre ndonje i afert nga familja e gjere,apo nga miqte tuaj te shumte qe keni gjithandej Shqiperise (edhe ma gjere)?

Te gjithe jemi bere sy e vesh,duke shikuar e degjuar lajme te trishtueshme nga Durresi.

Shpresoj te kete kaluar rreziku i ndonje termeti tjeter me aso force shkaterruese, se per lekundje ma te vogla, ato nuk do te qetesohen edhe sa kohe. Une e mbaj mend, ne vitin 1979 ishte nje termet i forte ne Budva (Mali Zi). Gadi pas dy muajve kam shkuar me femijet ne pushime ne Beciq (afer Budves), dhe nga disa here ne dite ngjanin lekundje te tokes, sa qe llusterat  e dritave te restorantit cakerroheshin midis tyre, por njerezit ishin mesuar ashtu dhe askush nuk ikte jashte objektit. Me kete dua te them, se derisa te qetesohet vendosja e pllakave tektonike do te kete lekundje, por te shpesojme te mos jene me rrezik.

Uroj te mos keni asnje shqetesim tjeter ne te ardhmen.

Te fala te perzemerta nga une e Hava dhe gjithe familja ime, per Ju, zonjen Sabrie dhe gjithe Familjen tuaj.

Adili

---------------------

Shume flm per interesimin zotri e mik i nderuar Adil.

Sa shkruani ju jane te gjitha fjale te verteta por fale zotit ne familjen time e rrethin e afert familjar nuk kemi patur ndonje pasoje te dukshme nga kjo seri termetesh qe vazhdojne ende. Solidaritetin e ka ndier krejt atdheu ne kete fatkeqesi te madhe por edhe njehere vertetohet fjala e vjeter e popullit, fjale me rrenje te thella e me mesazh edhe me te thelle. ``Ra ky mort e´u pame!´`

Shoket, komshijte, miqet e afert e te larget te japin gajret, force e qendrese per te fituar mbi dhimbjet, mbi fatkeqsite.

Ne shqiptaret, ketej e matan Drinit jemi vellezer te nje gjaku, te nje gjuhe dhe nuk ka se si te sillemi ndryshe, por kjo fatkeqesi na i shtoi rradhet e vellezerve te miqeve e te dashamiresve ne te gjithe globin.

...Keto dite, me shume se kurr mu kujtuen shpesh dy vargje te kenges se Dervish Shaqes per Aksionin e Gjakoves te vitit 1879, kur Begi i Gjakoves i drejtohet babait te Bajram Currit, Shaqir Currit . ´`...Azgan t´madh ty t´`kan kallxue/, A po vjen me dek me mue...´`... Dhe pergjigjja sic ti e din mire edhe si historian ishte: ´´PO´´!

Keto fatkeqesi si jona kesisoj, jane prova historike dhe historia as se si nuk mund ti harroje. Kapercimi eshte krenari e perbashket.

Kete bashkvuajte me ne, kete  ndihme te pashoqe, kete solidaritet ua kthefshim te gjitheve ne gezime.

Te fala krejt familjes suaj, te fala krejt Prishtines sone te dashur, te fala krejt vellezerve e motrave te Shqiperise se Matan-Drinit.

Me respekt, Familja LUSHAJ, ne Shengjin, ne Tirane, ne Tropoje e kudo neper Diaspore.

Gjithmone qofshim me njeri-tjetrin e Zoti qofte me ne.

--------------------

-Nga Shengjini, 28 Nentor 2019-



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT