E enjte, 14.11.2019, 04:41 AM (GMT)

Komente

Blerim Latifi: Terrorizmi është e kundërta e heroizmit

E enjte, 07.11.2019, 09:00 PM


Terrorizmi është e kundërta e plotë e heroizmit

Nga Blerim Latifi

E lexova rrëfimin e një gruaje, të cilën Kalifi i ISIS-it Abu Bakr Al Bagdati e kishte mbajtur si skllave personale, për një kohë të gjatë. Rrëfimi i saj autentik flet për muajt e fundit të Bagdatit. I mbetur pa pushtet dhe me organizatë të shpartalluar, ai i kishte vënë vetes një synim të vetëm: të shpëtoj kokën e tij, me çdo kusht, madje edhe duke qëndruar me ditë të tëra nëpër gropat septike të Sirisë. Kishte braktisur të gjitha ritualet fetare dhe i kishte detyruar të veprojnë njëjtë edhe ata pak besnikë që i kishin mbetur. E gjithë ajo retorikë për xhihadin, për heroizmin dhe lavdinë e botës tjetër, nën presionin e frikës nga vdekja, e kishin humbur vlerën në sytë e tij. Një kriminel burracak, që pasi ka shkaktuar mijëra e mijëra vdekje, vrapon nga njëra skutë në tjetrën, për t'i ikur vdekjes së tij. Saktësisht ashtu siç e përshkruajti edhe Presidenti Trump, si një qen i frikësuar. Rrëfimi i gruas së gjorë, e cila u detyrua të durojë për muaj e muaj torturat e kryeterroristit të ISIS-it, është edhe një dëshmi më shumë për konstatimin e njohur prej kohësh se terroristët janë njerëz thellësisht frikacakë. Veprimet e tyre të pamëshirshme burojnë nga frika e tyre, sepse, siç thotë një poet i njohur bullgar, “frika e bën zemrën të pamëshirshme”. Që nga kohët e vjetra, njerëzimi e di se trimat dhe heronjt dallohen jo vetëm duke bërë veprime të jashtëzakonshme, por, parasegjithash, duke rrezikuar jetën e tyre për t’i mbrojtur të dobëtit dhe të pambrojturit, e jo duke i sulmuar ata. Terrorizmi është e kundërta e plotë e heroizmit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT