Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Si u ndrydh historia kombit shqiptar?
E hene, 21.10.2019, 08:06 PM
Si u ndrydh historia kombit shqiptar? Pse ky komb është kaq interesant?
Shkruan
Fahri Xharra
Të
ndrydhësh do të thotë të ngjeshësh diçka për të zënë vend më pak. Brumi
ndrydhet. Ndrydhet edhe ajri. Ndrydhja është kur nuk e lë diçkafin
apo dikë të shfaqet apo zhvillohet lirisht duke i krijuar pengesa a
vështirësi ,duke e ngushtuar, duke e penguar apo shtyp. Por, këtu e kam fjalën
për kombin tonë të ndrydhur; të ndrydhur nga mendimet ,nga ndjenjat dhe nga
dëshirat. Të ndrydhur nga hovi ,të ndrydhur nga personaliteti.
Një
komb i ndrydhur , i mbyllur në vetvete , i ndrydhur nga ndrojtja e nga frika.
Një komb, i vrenjtur, i rrudhur, i ngrysur: i kufizuar e i penguar në zhvillim,
në shfaqje të lirë të mendimeve . Një komb, që jetuam në një mjedis ndrydhës me
ndjenjë të rëndë shtypëse: me një trishtim ndrydhës e që na dukej qetësi -e ajo
ishte qetësi ndrydhëse.
Na
mbanin të ndrydhur me dëshira të ndrydhura, me fuqi, vullnet dhe jetë të
ndrydhur.
Edhe
hapësirën na e ndrydhnin .Shikoni hartat
se ku ishim , se cilat dete i lagnin brigjet tona . Duke u (na) ndrydhur
u ( na) tkurrëm(n) në një vend që na ofronte
vetëm ndrydhje mendore, intelektuale dhe vetëvepruese.
Me
anë të ndrydhjes na e ndrynë edhe të kaluarën tonë; ashtu të mbyllur në një
vend pa krenari, të këputur nga lidhjet nder
veti e me të tjerët.
Të
gjithë , sot e njohin se ç ‘është Zip-i
, një arkiv e formatuar e cila mundëson
që sa më shumë të dhëna të ndrydhen në një vend që mos të zënë vend në
kompjuterin tonë. Zip-in e krijoi me 1989
Phil Katzi. Zip-i na mundëson që
t`i ndrydhim (komprimojmë) shënimet tona të shumta duke përdorur metoda të
ndryshme apo thjeshtë duke i magazinuar të dhënat tona. Çdo e dhënë e ndrydhur
me anë të Zipi-t ruhet veçmas dhe shfletohet po ashtu veçmas., sepse ato duke u
ruajtur veç e veç ,pa e trazuar tërësinë nxirren jashtë ato që na duhen. Një
shigjetë treguese është e vendosur në fundin e Zip-t. dhe ajo ne tregon se
cilat të dhëna janë dhe ku janë . E lehtë a? ”Po, kush ishin këta pellazgë, që
u “sorollatën” si zot të deteve dhe iu
dhanë atribute të Perëndive, Mbretërve të tyre të famshëm? (shiko Niko Stillo “Etruskishtja
Toskërishte”).Këta banorë të parë evropianë, që u shtuan në shumë “fise” dhe
“fara”, i lanë jo vetëm një arkiv të pasur gjuhësor, por edhe të zbulimeve
shkencore, kulturore dhe fetare, shoqërive të mëvonshme në Europë dhe
bashkëkohëse në Afrikën Veriore, Azinë e Afërme dhe të Largët e deri përtej
Oqeaneve. Gjithashtu, krijuan modele të drejtimit të shtetit dhe të edukimit të
elitave të ardhshme, që frymëzuan edhe intelektualët e Rilindjes europiane të
shek. 18-19. Një trashëgimi kaq e pasur e lashtësisë europiane, e krijuar gjatë
50 000 – 150 000 viteve, sepse gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë
zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore nuk mund t’i mbanin vetëm shpatullat disa
shekullore të Greqisë, që fillon me shek. 6 BC me botimin e poemave të
Homerit.( Fatbardha Demi)
“Gabimi
më i madh i kryer ka qenë, sepse Greqia është vendosur në qendër të të gjitha
studimeve historike dhe gjuhësore”, megjithëse nga Homeri “Helenët nuk janë
cituar kurrë si popull apo si komb”.
“Përkrenarja
e famshme me brirë (cjapi apo dashi) që mbante Pirro II (319-272 BC) ishte e
ngjashme me atë të Aleksandërit të Madh. Të njëjtën përkrenare mbante edhe
heroi kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti (1405-1468). Kjo vërteton zanafillën
e përkrenares me brirë që mbahej nga sovranët, në veçanti nga ata me zanafillë
trake -ilire ( Arif Mati)”
Ky
ishte një Zip e ne nuk guxonim të flisnim.
Pastaj Zipi tjetër
nga Roma , Turqia dhe Serbia. . Ndrydhje e pashembullte ndaj një populli
me prejardhje të lashtë e super të lashtë. Neve na ndrydhën të kaluarën ( na e
futën në Zip) : pa kurrfarë mundësie që ta s’ndrydhim dhe dolën me shënimet e
tyre të cilat ia shpërlanë trurin botës e
për ne as mos të flasim. Na shanë, na anashkaluan sikur mos të kishim
qenë kurrë këndej pari. Na bënë ”bisha” na ”ngjitën” bishtin e se ç`na thanë.
Të gjitha duheshim t`i përpinim dhe besa filluam edhe t`i zinim besë se me të
vërtetë ” ishim ”po ata , ashtu si
shkruhej për ne.
Një
gjë interesante me këtë trenin e historisë i cili nuk ka të ndalur dhe në të
hyjin dhe zbresin nga më të ndryshmit ,
nga më të … por të fundi i fundit të gjithë janë udhëtarë ,dhe duhet të kryejnë
një mision natyror . Neve ,natyra na i kishte pas pasur dhënë biletat për në
vagonët e parë me numra të caktuar të ulëseve .. Dhe udhëtonim.
E
fituam atë që nuk e kishim me mileniume dhe krijuam shtete por kur filluan gjërat të ç `ndrydhen dhe Zipi filloi të hapët ; filloi
gjithçka por duke e harruar që Fredrich Ludwig Jahn,
theksonte kuptimin politik të idesë kombëtare: “Shteti nuk është asgjë pa
popullin dhe një qeveri e mençur, nuk e vendos shtetin mbi popullin, por
popullin brenda shtetit”
Për
kundër asaj që i kemi biletat për ato ulëset e vagonëve të parë të klasit të
parë; ardhësit po mundohen që ato të na
i shqyejnë ,dhe këto vende që mezi i kemi ruajtur të na i zënë dhe të na
gjuajnë ,të na hedhin poshtë nga treni i historisë i cili kurrë nuk ndalet.
Kur
filluam pak të shlirohemi , të marrim frymë më lirshëm, të ngopemi me ujë se na
mungonte edhe lagështira në ato ndrydhje të pa mëshirëshumë, filloi
shtrydhja e re mbi ne. Filluam edhe te
vet shtrydhemi. Shtrydh ata ,shtrydh ne, dhe kënd? Një popull të ndrydhur.
”Dhe
nga këtu e ke tepër zor me ia mbushur mendjen njeriut të fillim shekullit të
ri, se, o krijesë e vetme me gjykim, vetëdije e të folme, sikur kot se koti je
duke djegur çastet e jetës tënde për t’u bërë zot e për mbi zot mbi planetin e
tokës, sepse, përvoja e jetës brezave u ka lënë porosi: Ti mund ta blesh
shtratin, por jo edhe gjumin. Ti mund ta blesh orën, por jo edhe kohën. Ti mund
ta blesh librin, por jo edhe dijen. Ti mund ta blesh ilaçin, por jo edhe
shëndetin. Ti mund ta blesh gjakun, por jo edhe jetën. Ti mund të blesh tërë
armët e botës, por jo edhe lirinë.”
Vazhdimësia
ilire-shqiptare? Skënderbeu ? Nënë Tereza?
Ndërrimi i historisë? S`ka nevojë të futem në detaje.
Të
përfundoj me shkrimin e Fatbardha Demit: Vetëm atëherë, kur historia e Arbërve,
do të zëre vendin që i takon në Historiografinë e Lashtë Europiane dhe atë
Botërore, vetëm atëherë, historiografisë së lashtësisë, do t’i kthehet MORALI i
saj shkencor.
Fahri Xharra ( Prill 2013)