Kulturë
Kadri Tarelli: Djemtë e Podgurit, do ta mbajnë Bajrakun
E hene, 23.09.2019, 06:00 PM
Kadri Tarelli shkruan:
DJEMTË E PODGURIT, DO TA MBAJN’ BAJRAKUN!
Baladë
kushtuar luftëtarit Bajram Sali Gashi, “Dëshmor i Kombit”
O
Bajram Salihi, nga familja Gashi! 1
Mësues
e drejtor, të pat Shënavlashi.
Moshë
djalërie, i pjekur në mend,
Nëpër
oda burrash, ti mbaje kuvend.
Për shkoll’
e mësim, s’ t’u dhimb pasuria,
Sytë
te vocërrakët, në mend shqiptaria.
- Shqip
mësoni djem, gjuhë dhe dituri!
Se janë
rreze drite, për komb dhe liri.
Mik,
poet Lazgushin, prite dhe përcolle,2
Në çdo
shtëpi fshati, në çdo prag kasolle.
Mësues
Haki Taha, erdh bashkë me ty,3
Kosova
dhe lufta, ju mori të dy.
Gjak i
Ulqinakut, nga Durrësi thërret:
Lufto
për Atdhe dhe në luft’ me mbet!
Nëna
ju mëkoi, me ëndërr bashkimi,
Kosova
jep kushtrim: bini hasmit, bini!
Armët
brezit ngjeshe, si burrat qëmoti,
shqiponjën
mbi krye, flamur Kastrioti.
Mali
t’u bë strehë, përballë një ushtri,
A dorëzohet
trimi, kur vdes për liri?
Zjarr
po ndizet bjeshka, gjëmon gjyle topi,
Nan’
e gru’ burrnesha, syrit ngriu loti.
Mos pikojë
dhimbja, mos dridhet qerpiku,
Burrat
nuk vajtohen! Na njeh mir’ armiku.
-Vëllezër!
Un’ për Kosov’, sot po e fal gjakun!
Se djemt’
e Podgurit, do ta mbajn’ bajrakun!4
Çka
thotë Sali Rama e bab’ Ram Alia,5
-Kosova
asht’ e jona! Ç’do këtu Serbia?
Hero Bajram
Gashi, o Bajram lavdia!
Të
kujton Istogu, të nderon Shqipnia,
Vitet
rrodhën lumë, mes nesh je i gjallë,
Me
plisin mbi krye, sikur ishe djalë.
Shënim:
1. Bajram
Sali Gashi është dekoruar “Dëshmor i Kombit”. Tiranë 1994.
2. Poeti
lirik Lazgush Poradeci.
3. Haki
Taha, autori i atentatit ndaj Miladin Popoviçit. 1945
4. Podguri,
krahinë e Kosovës, me qendër qytetin e Istogut
5. Bajram
Sali Gashi dhe at e bir, Ram Alia e Sali Rama, ranë në luftë kundër ushtrisë
serbe, në Mars 1945.