E premte, 26.04.2024, 06:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Territor

E diele, 22.09.2019, 11:04 AM


TERRITOR

QAZIM SHEHU

+++

Si kokë kali që hingëllin,  mali.

Teshtin në tërshërë yjesh

Rrëqethet  një floknajë pyjesh.

Besoj  diçka tjetër ia sjell teshtimën,

Dhe hija e jetës që zverdhet përskaj,

Hingëllimën…

+++

Dorën zgjat në shi.

Si të mbledhë aty lotët e tij.

Avulluar nga ndjenjat e

Kondesuar në shi…

+++

Kur mes një gjiri

Çel me pahiri

Lule e moshës.

Fillojnë e gdhenden vitet

Me daltë të dëshirës.

Prej shkëmbit  të harresës

Formohet portret i kujtesës…

+++

Vjen i ftohtë i përtej botës

Pa gjuhën e shqotës.

Këmbëzbathur sa agime

Shkelin mbi ngricë…

+++

Kjo letër është bërë vrima vrima

Shpuar nga mola e  mungesës.

Nuk u mboll aty asnjë shkronjë…

Ose u mbollën sa fjalë plot klithma

Tek u dëgjua secila të lindë

E secila të shtërzojë…

+++

Me gishta vetëtimash

Një këmishe fati

Ia mbërtheva kopsat…

Për të ruajtur gjoksin e përplasur

Në dallgët e kohërave…

Dhe e  ruajta

Një gjoks tjetër nën këmishën;

Vinin vetëtimat

Harronin këmishën

Dhe gjuanin mishin…

+++

Gjysma  e paprekur e zemrës

Pllenohej me hirin

E gjysmës tjetër.

Në pritje

Për t`u djegur…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora