E diele, 27.09.2020, 02:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Drita LokaHaxhillari: Bota e një gruaje

E shtune, 31.08.2019, 11:54 AM


Bota e një gruaje

Brishtësi...

ku qëndron ndjesia,

si  ndrojtje me plot,

hir dhe kurajo,

brenda një gruaje,

bota e luleve,

plot fruta jete,

fjalë-pak,

duarartë !

Brenda frikës,

mbështjellë tolerancë,

si trup i qeltë,

përitësi përkujdesje.

Një shpirt fisnik,

thjeshtësi brenda saj,

brenda shpresës,

qëndresë stoike!

Ngashëren në heshtje,

për mallin e dashurisë,

për mugesën e fëmijës tënd,

si bleta,

rrezaton mirësi,

dhe ngrohtësi!

Jam GRUA,

madhështore si vetë, madhështia...!

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:25.08.2019

*Vendlindja ime e dashur

Je si fllad,

që fryn puhizë veriore,

në kujtime vajzërie,

je me fierë dhe shkurrishte,

kur Dielli si sythë,

malin kafshon,

e dheun tim,

mbulon me perline drite!

Gurgullima e ujërave,

cicërima e zogjve,

qengjat endacakë,

livadheve vrapojnë,

turravrap drejt barit,

aromë qumështor.

Unë në zjarrë nate,

sinoret e tua skicoj,

në vjeshtë dhe verë zheg,

kur gardheve derdhet,

ende shamija e nënës,

e ndryshur,

por me aromë dashurie.

Vendlindja ime,

skalitur me gurë dhimbjeje,

në cepat e kopshtijeve,

gjurmët e dashurisë tinzare,

nuk shuhen.

Shkruhen si gurë kilometrike:

kam mall!

Më mungon Benda ime!

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:30.08.2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora