Kulturë
Gjergj Kola: Livia e Elvi Sidherit – ose simboli i Arbërisë në nji vajzë të shekullit 21…
E diele, 11.08.2019, 06:58 PM
Livia
e Elvi Sidherit – ose simboli i Arbërisë në nji vajzë të shekullit 21…
Nga
Gjergj Jozef Kola
Livia
e lindur në vitet 80 e ndërsa po rritet në vitet 90 ka të gjitha hiret dhe
goditjet e fatit si edhe ARBëNIA: Ajo asht jetime nga Nana dhe me nji babe plot
vese, të alkolizuem që asht martue për së dyti për interes e aspak për dashuni,
me atë që do të jetë me plot kuptimin e fjalës: nji njerkë për Livian. Ajo vuen
në nji peshë të trefishtë!
Dashunia
e vetme për Livian asht liria, e bukura, origjinalja, atdheu.
LIVIA
do me thanë në shqip, Ullini, PAQJA e askush ma fort se kjo vajzë me njiqind
talente e më shumë shuplaka të fatit nuk ka nevojë për të. Kur lexuesi ndjek
fatin e Livias, hap mbas hapi të duket sikur po ndjek fatin e atdheut, të
Arbnisë, qe sot quhet Shqipni.
Simboli
i kapun nga Autori i ri, Elvi Sidheri asht i mrekullueshem, ashtu siç asht edhe
vetë veprimtaria letrare e përkthyesit të talentuem. Ky simbol bahet aq i
prekshëm e realist kur lexuesi shef ato rrugë të përditshme e fate njerzore të
cilat autori duket se i ka prekë vetë me dorë e shkelë me kambë. Ruajtja e
linjës së prindërve të Mamasë si nji forcë e pashtershme, gati transhendente e
përditshme në fatin e Livias kallxon për thellësi e pjekuni te Autorit.
Në
nënvetëdijen e njeriut, nimfa e krijimit asht gjithmonë femnore.
Elvi
me stilin e tij e me simbolikën e fuqishme asht nga të paktit autorë të rij
prozatorë të kryeqytetit shqiptar e ma ndej, që shkruen nji letersi të denjë,
të fuqishme që padyshim do i rrezistojë kohës. (Ndryshe nga shumë prozatorë sot
që shkruejnë për tema që nuk i njofin, përshkojnë shtigje që nuk i kanë rrahë e
rrëzohen në sindromin e Karl Mayt.)
Qëndresa
në karakterin e Livias përballë fatit tragjik të vllazënve e motrave të nji
gjuhe, gjaku e kulture siç jane shqiptaret e Kosovës dhe mos rrezimi i saj në
korrupsion apo në prostitucion kallxon se Shqipnia ka shpresë. Përçimi i frymës
perëndimore në rroman, kundra anakronizmave e fanatizmit, kundra ideleve te
kalbuna komuniste kallxon se brezi i ri që përfaqsohet nga Livia e Elvi
Sidherit jep shpresë për të ardhmen.
Livia
e Elvit asht nji pasqyrë besnike e kohës së tranzicionit e zhveshun nga çdo
dogme e cila mund t’i tregohet me dinjitet botës si letersi shqipe…Ky asht nji
nga të paktit romane që asht shkrue me nji STIL E ME NJI frymë; ndryshe nga
shume romanciere sot që iu ndryshon stili disa herë e iu mbet fryma rrugës.
(Ministrija e Kulturës duhet të marrë në konsideratë romane të tillë, t’i
përkthejë e të ja rekomandojë botës se e nderojnë atë dhe atdheun tone…Mjaft ma
me rekomandime e botime autorësh stilet e te cilëve jane të mbushun me fosile
realsocialiste e nuk kanë forcë me e shkrue nji roman me nji stil e nji frymë)…
Elvi
shkruen në standart, sepse kjo asht gjuha zyrtare që ka shkrue në shkollë dhe
asht pikërisht gjuha që edhe Livia ka mësue në shkollën e saj, porse futja në
një të ardhme edhe e elementeve toske në gjuhë dhe stil do e vazhdonte traditën
e bukur të autorëve toskë shqiptarë si Naimi, Çajupi, Lasgushi, Asdreni…
Nëse
Elvi asht sot nji shkrimtar mjaft simpatik e që premton në të ardhmen, kjo
ndodh edhe falë autorëve të naltpërmendun, ndaj të cilëve ai ka si detyrim
vazhdimin e pasunimit te gjuhës në përgjithsi e dialektit toskë në veçanti.
Ardhja
e Livias në letërsinë shqipe i ngjan nji filizi të hollë porse të fortë e plot
jetë i cili në fushën e përvëlueme nga realsocializmi përpiqet me dhanë jetë e
gjallëni e lexuesin e mbush me nji frymë të re, të pastër e plot jetë.
Romani
lexohet me nji frymë nga fillimi deri në fund e prandaj kush ka deshirë me
mbushë „qoshkat e zemrës“ me ndjenja dhe mendime fisnike të turret sa ma parë e
të gjejë LIVIAN në DY BOTË të Elvi Sidherit.