E enjte, 19.09.2019, 11:03 PM (GMT+1)

Komente

Myzaljen Hoxha: Politika vulgare e 'dhunës' dhe Psefologjia si shkencë e injoruar

E hene, 08.07.2019, 08:43 PM


POLITIKA VULGARE E “DHUNЁS”

DHE

PSEFOLOGJIA SI SHKENCЁ E INJORUAR

( Zgjedhjet Vendore 2019, Zgjedhje apo Votim ?! )

Nga Myzaljen Hoxha, Politolog

Politika që injoron dhe sfidon Psefologjinë, shkencën e zgjedhjeve demokratike në nivel vendor është antipolitikë, që godet rëndë interesat publike të qytetarëve shqiptarë.

Politika është instrument për të zgjidhur problemet që kryqëzojnë jetët e njerëzve, dhe jo t`i krijojë, t`i akumulojë dhe t`i agravojë ato. Ky instrument si dobishmëri publike funksionon me ndërmjetësinë e gjuhës, pra pa komunikim të lirë dhe të padiktuar  nuk ka, dhe s`ka si të ketë politikë të zgjidhjes së problemeve që rëndojnë jetët e njerëzve. Kjo kuptimësi themelore e politikës nuk kuptohet me qëllim, pasi parësohen interesat okulte të segmenteve të caktuara politike që veprojnë në Shqipëri.

Politika si zgjidhje injorohet dhe vulgarizohet nga një opozitë jashtë - institucionale, dhe në kohë zgjedhjesh vendore, si në zgjedhjet administrative të 30 qershorit 2019.

Diskursi i kësaj politike destruktive është që “ Nuk kish zgjedhje , por vetëm votim” në 30 qershor 2019. Një sofizëm i tejskajshëm sa psefologjik, aq dhe filozofiko – politik i papërgjegjshëm dhe jashtëzakonisht i dëmshëm për Pushtetin Vendor në dobi të qytetarëve shqiptarë. Pse është i tillë, le ta analizojmë me objektivitet shkencor, si zbatim të parimeve dhe ligjësive të PSEFOLOGJISЁ, si shkencë e zgjedhjeve demokratike, që vepron në Shoqëritë e Hapura Demokratke Euroatllantike.

PSEFOLOGJIA është disiplinë e shkencave shoqërore që studion dukuritë, sistemet dhe infrastrukturat zgjedhore, dhe mënyrat e sjelljes politike të elektoratit gjatë zgjedhjeve, bazuar në analizën e ofertave publike konkuruese, dhe formimit të vullnetit politik të tyre. Ёshtë detyrim njohja dhe zbatimi i  Psefologjisë me seriozitetin që meriton, që në këtë sistem zgjedhor vendor që kemi dhe infrastrukturën e funksionimit të tij, të respektojmë votën e lirë, që është parimi themelor i demokracisë.

E drejta dhe liria e votës dhe mostjetërsimi i saj nëpërmjet manipulimit, dhunës dhe insinuatave politike, janë dualiteti i ndërtimit dhe funksionimit të shtetit të së drejtës në demokracitë pluraliste të shoqërive të hapura, siç është dhe shoqëria jonë, por me mangësi të mëdha në kulturën e saj politike dhe moralin e vet politik.

Në Psefologji institucioni më i lartë i besmit politik të njerëzve janë shërbimet publike që u ofrohen atyre. Pra besimi politik është shërbim publik, dhe shërbimi publik i siguruar dhe i ofruar është besim politik.  Kjo është ligjësia bazë e zgjedhjeve administrative. që kushtetueshmërisht, ligjërisht dhe domosdoshmërisht bëhen një herë në 4 vjet. Ёshtë një kontratë sociale dhe politike e qytetarit me pushtetin vendor, që krijohet nga vullneti plitik i tij. Qytetarit që të ushtroj lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur dhe të zgjidhet, domosdoshmërisht duhet ti paraqiten alternativat zhvilluese të subjekteve përkatëse politike dhe të pavarura, që të zgjedh dhe të votojë atë që e beson që është e mirë për jetën e tij.

2
Psefologjia njeh dhe i vlerëson demokratike tre nivele alternativash publike zhvilluese :

E para është alternativa horizontale ku papërjashtim subjektet politike dhe të pavarura ofrojnë alterantivat e tyre, që konkurojnë me njëra – tjetrën,

E dyta, alternativa horizontale dhe vertikale kur ka më shumë se dy alternativa që konkurojnë me njëra – tjetrën, dhe alternativa kryesore konkuron dhe me vetveten, dhe

E treta, alternativa vertikale që është e vetme, dhe konkuron me vetveten, sipas linearitetit ç`ka premtuar, ç`ka bërë, sa dhe si i ka bërë, dhe çfarë do bëjë në mandatin e ri që kërkon.
I gjithë ky linearitet është demokratik, dhe bënë të mundur zbatimin e parimit tjetër të rëndësishëm të PSEFOLOGJISЁ : “Zgjedh dhe voton qytetari – zgjedhës, dhe jo politika, pra subjektet politike”.
Në një Rend Demokratik Pluralist e drejta për të ofruar alternativa të qeverisjes vendore konkuruese në zgjedhjet administrative është fakultative. Brënda kësaj oferte zgjedhore konkuruese të PS-së qëndronin për tu votuar nga zgjedhësit dhe Rezultatet e Reformës Administrative dhe Territoriale të Shqipërisë (RAT-2015) dhe Reforma e Shërbimeve Publike, RILINDJA URBANE (2015-2019).
Autonomia e Pushtetit Vendor Demokratik nuk lejon ndërhyrje dhe diktat të Qeverisë, Opozitës dhe Subjekteve të pavarura në zgjedhjet administrative, ku lind dhe funksionon pushteti vendor, Bashkia, dhe niveli i dytë i qeverisjes vendore, Qarku.
Përfundi shkencërisht dhe demokratikisht ngre zërin të bazuar në ligj dhe në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut, të së drejtës së tij të patjetërsueshme : “të zgjedh dhe të zgjidhet”, e drejtë dhe liri që ndërton një Pushtet Vendor Demokratik të funksionit të dyfishtë dhe të plotë të tij, si identifikues, sigurues dhe furnizues i shërbimeve publike dhe si përfaqësues i interesave të komunitetit vendor zgjedhor.
Në emër të shkencës së psefologjisë, politikës si instrument të zgjidhjes së problemeve, të politikës si kuptim i lirisë së individit, të Kulturës dhe Moralit politik pohoj fortë :

Zgjedhjet Administrative të 30 qershorit 2019, ishin ZGJEDHJE dhe VOTIM i qytetarëve të lirë dhe për qytetarët shqiptarë, për sigurinë, pasurimin dhe zhvillimin e jetës së shqiptarëve me Rilindjen Urbane dje, sot dhe për 4 vitet e mandatit të ardhshëm të Pushtetit Vendor në Shqipëri.

Sfidoni injorancën mbi zgjedhjet vendore !

Larg duart e pista nga Pushteti Vendor, si pushteti më afër dhe i drejtpërdrejtë i qytetarit shqiptar, ku jeta e tij ushqehet dhe zhvillohet, sot dhe në të ardhmen !

*****

Myzaljen Hoxha

Studjues i Shkencave Shoqërore

Politolog
Autor i librit në fushë të Administrimit Publik :

“Pushteti Vendor dhe Vetëqeverisja Lokale”, Tiranë 2005.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT