Mendime
Alfred Papuçiu: Zvicra, zbulimi i nje Kombi
E hene, 01.07.2019, 08:42 PM
Zvicra,
zbulimi i nje Kombi
Përgatitur
nga Alfred Papuçiu
Kam
lexuar, gjatë 32 viteve të jetës sime në Zvicër që e kam përshkuar disa herë,
shumë libra për arritjet e këtij vendi të vogël, me sipërfaqe 48 mijë km
katrorë që Rilindasit tanë e kanë menduar edhe për Shqipërinë tonë, por edhe
për Kosovën martire. Por ju them të drejtën se ku libër më bëri të mendoj edhe
për Kombin tonë që ka vlera dhe pasuri natyrore shumë më tepër se Zvicra, një
bregdet të virgjër, në një pjesë të territorit të saj, dhe njerëz punëtorë dhe
paqedashës. Kam patur një simpati të veçantë për Nju Jorkun kur shkova tetë
vite rresth në Kombet e Bashkuara dhe e ruaj atë vizion të bukur për të dhe
njerëzit që banojnë aty, duke përfshirë dhe mijra bashkëkombas. Por për Zvicrën
ku kam 32 vite që jetoj dhe punoj, kam një simpati tepër të veçantë. Parajsa
egziston dhe dëshmi është ky vend i vogël. Prandaj u nisa për udhë dhe vendosa
ta përkthej në shqip, këtë libër të përkryer të një gazetari të njohur
zviceran.
Gazetari
André Crettenand boton një libër të bukur për vendin e tij të vogël, por krenar.
Pra së shpejti ai do dalë në shqip
"Përsosmëria
është e pranishme në këtë vend". Në librin e tij të vogël, nga numri i
faqeve, me titull "Zvicra. Shpikja
e një kombi ", André Crettenand shkruan me plot elozhe për origjinën e
tij. Ky ish gazetar i "L'Hebdo" dhe TSR, sot drejtor i marrëdhënieve
ndërkombëtare, në Televizionin me prestigj TSR, Televizioni zviceran romandë,
është autori i një "deshifrimi" të Konfederatës, në koleksionin «
shpirti i popujve », në Botimet Nevicata, të drejtuar nga Richard Werly,
korrespondent i përhershëm në Paris për "Le Temps". Çdo vëllim në
këtë mënyrë kërkon të gjurmojë rrënjët kulturore dhe fetare të vendeve që
nganjëherë humbën në mjegullat e globalizimit. Në një numër të vogël faqesh,
André Crettenand tregon më tepër se 500 vite të historisë të Zvicrës.
Libri
fillon me historinë e William Tell, mitit themelues të Zvicrës, dhe përfundon
me homo alpinus, një popull i begatë, shumë gjuhësh dhe i përbërë nga shumë
kultura, duke përfshirë edhe rreth 200
mijë shqiptarë, që ndjek në 2016 rrugën
e tij drejt përsosjes. Gjatë përshkrimit të tij, André Crettenand lëkundet mes
lavdërimit dhe kritikave rreth këtij shteti pothuajse tepër të begatshëm për të
qenë i sinqertë, shumë pak i njohur për të qenë i vlefshëm dhe tepër i qetë dhe
i lumtur për të ekzistuar. Midis vendeve historike te familjes frankofone,
Zvicra zë njër vend të veçantë :shumë gjuhësh, veçantia e trajektores së saj
historike, origjinaliteti i modelit të saj politik dhe i konceptit të
neutralitetit na e kujton këtë. Cokollata, orë, industri farmaceutike,
high-tech… duke patur parasysh aftësinë e saj dhe cilësinë e produkteve që
eksporton, vetë Zvicra është kthyer në një markë. Ky vend me sipërfaqe modeste,
i vendosur në zemër të Europës, ka përparuar, duke qëndruar jashtë Bashkimit
Europian.
"Burimi
i admirimit dhe xhelozisë"
Dhe
ende Zvicra ekziston. Formula sekrete e suksesit të saj? Mister. Por ka disa
këngë. Liqenet e saj, malet e saj, neutralitetin e saj, sistemin e saj politik,
qytetet, fshatrat , gjuhët e saj, nevojën e përsosjes dhe rendit, produktet e
saj të eksportuara përtej kufijve që është e vështirë ti kapërcesh. Një Zvicër
që arrin të përfitojë nga gjithçka, edhe kur është e kufizuar në vendin e saj,
si një vend i vogël, e rrethuar nga shumë më të mëdhenj. "Zvicra nuk
kishte nevojë për hapësirë, ajo tashmë kishte lartësi", shkruan autori.
Nuk është pamja e jashtme që ka rëndësi, është e brendshmja. Dhe brendësia e
saj, sipas André Crettenand, janë burimet e pafundme. "Që i jep asaj aq
shumë admirim se sa zhgënjimi xheloz".
Andre
Crettenand druhet pak kur flet për vendin e tij kaq bukur, sidomos, për një
ndjenjë krenarie që si një zviceran i mirë na mëson të përmbahemi . Por modestia e lexuesit është
zhdukur nga ndjenja e saktësisë së një Zvicre, të treguar nga një prej bijve të
saj. Një libër për ta kuptuar zviceranët, duke u kujtuar atyre që jetojnë atje,
përse ndihen aq mirë dhe ata që kanë ikur pse duan të kthehen. Ashtu si autori
i librit, tek i cili ne ndjejmë një nostalgji të ëmbël për këtë vend të privilegjuar
që "nuk është zvarritur në fatkeqësitë e botës".
Këtu
më poshtë po japim një pasazh të librit për lexuesit.
“Helvétia
është një mit . Zvicra është një markë. Por si u krijua si vend, i populluar
nga tetë milionë banorë, krenarë, megjithë ndryshimet e tyre, me flamurin e
tyre me Kryqin e Bardhë që njihet kudo ? Dhe si arrin ajo të mbetet aq e
begatë, duke qëndruar me vetmohim, jashtë Bashkimit Europian që e rrethon ? Që
nga brigjet e liqenit Leman deri tek fusha e Grütlit, në lartësitë e Zvicrës qëndrore,
deri tek luginat e Valesë, të rëpira deri në kufinjtë italofone të Tessin.
Identiteti i Zvicrës kudo është ngritur në virtut. Por kujdes. Kjo lumturi e të
qënit zviceran, shpesh e karikaturizuar nga ata që e vëzhgojnë nga jashtë me
zili, gjithashtu meriton një diagnozë kërkuese ».
________________________________________
André Crettenand,
"Zvicër. Shpikja e një kombi ", Ed. Nevicata.