Mendime
Florim Zeqa: Lëvizja “Krahët e Shqipes”, shpresë për ndryshimin e Shqipërisë
E hene, 24.06.2019, 07:35 PM
Lëvizja
“Krahët e Shqipes”, shpresë për ndryshimin e Shqipërisë
Shkruan:
Florim Zeqa
Ashtu
siq e kam thënë në mënyrë profetike tre vite më parë, se e vetmja alternativë
për shpëtimin kombëtar është një "Lëvizje e re politike nga mërgata
jonë", kjo nismë këto ditë po bëhet realitet në Tiranë.
Është
kjo lëvizja politike “Krahët e Shqipes” me qendër në Londër, e cila angazhohet
për për bashkimin e shqiptarëve për një alternativë të re qeverisëse për
Shqipërinë, u shprehë njëra nga nismëtarët e para të kësaj lëvizje, veprimtarja
e shquar dhe gazetarja Marsela Koci, me qëndrim të përkohshëm në Londër.
Nismëtarët
e lëvizjes "Krahët e Shqipes", në sheshin "Skenderbeu",
janë duke e shpalosur programin e tyre për ndryshime në politikbërjen
shqiptare;
1)
Ndryshimi i kodit zgjedhor (jo me emërtime nga Partia, por për zgjedhje të
drejtëperdrejta nga populli).
2)
Aprovimi i ligjit Antimafia dhe konfiskimi i pasurisë.
3)
Aprovimi i votës elektronike për shqiptarët në emigrim.
Për
të vazhduar tutje me ligje të tjera pas ndryshimeve të sipërpërmendura si;
unifikimi
i gjuhës shqipe për mësimdhënie në Diasporë, krijimi e qendrave kulturore
shqiptare në qytetet kryesore të Evropës, etj.
Fondi
që lëvizja e re politike do të mbledhë do të shkojë për arsim, kulturë, për
njerëzit me nevoja të veçanta, për studentët shëmbullorë, si dhe
inciantiva për përdorimin e emrave
shqiptarë në Shqipëri dhe Diasporë, etj.
Objektiv
parësorë i lëvizjes "Krahët e Shqipes" është shpëtimi i Shqipërisë
nga katandisja e politikës 30 vjeçare, përkatësisht shpëtimi nga krimi i
organizuar dhe korrupsioni, nepotizmi dhe format e gjobitjes së qytetarëve dhe
bizneseve përmes tarifave të larta si dhe tatimet e supër të larta për
produktet vendore.
"Krahët
e Shqipes", si masë të parë për tejkalimin e krizës në vend, e sheh
krijimin e një "Qeverie të Unitetit Kombëtar" deri në krijimin e kushteve
për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa presionin e partive
politike që udhëhoqen me shtetin në këto 30 vjetët e fundit.
Njëri
ndër themeluesit e lëvizjes "Krahët e Shqipes", zoti Altin Bajram
Disha bën thirrje për dialog mes Diasporës shqiptare dhe qytetarëve të
Shqipërisë, më një qëllim të
vetëm-shpëtimin e Shqipërisë nga bandat partiake.
"Krahët
e Shqipes" iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, shoqërise civile,
intelektualëve të pavarur, shoqatave dhe organizateve, veprimtarëve dhe atdhetarëve
të vërtetë që t'i bashkohen misionit tonë të shenjtë për ndryshimin e
Shqipërisë.
Lëvizja
"Krahët e Shqipes" do të vazhdojë bashkëbisedimin me qytetar nga
datat: 20/06/19-15/07/19 në Sheshin e krenarisë kombëtare Gjergj Kastrioti-
Skenderbeu në Tiranë
Ndryshimet
substanciale në skenën politike shqiptare,
mund të arrihen vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të
mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të resurseve të
shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.
Levizja
e re politike nga mërgata nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë
subjekti politik ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të
mirë apo për të keq e kanë kryer mandatin e tyre.
Ardhja
në pushtet e një klase të re e të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime
pozitive, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje për të
gjithë shqiptarët pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.