Mendime
Dedë Preqi: Edi Rama po ndërton një monizëm të ri në Shqipëri!
E enjte, 27.06.2019, 09:09 PM
Edi
Rama, arkitekt i shkatërrimit të demokracisë, që po ndërton një monizëm të ri
në Shqipëri !
Nga
Dedë Preqi
Njeriu
pa virtyte njerëzore, nuk mund të jetë protagonist i merituar në udhëheqjen e
pushtetit njerëzor, i cili edhe nëse ushtron pushtet pa përpunuar etikën përkatëse,
dukuria e pushtetit e merr peshën e vet që rrjedh prej tij, duke përdorë një
pushtet të gabuar dhe duke lënë vullnetin e popullit anash. Dhe e gjithë kjo,
nënkupton se pushteti duhet të mbërrijë te zotërimi në një kuptim më të gjerë
të fjalës, dhe duke mbetur në marrëdhënie të shëndosha me qytetarët dhe në
shërbim të tyre.
Pushteti në demokraci, është kryefjala e kuptimit më
të lartë e ushtrimit të pushtetit në një shoqëri demokratike, por në qoftëse
pushteti keqpërdoret dhe ushtrohet në konceptin klanor dhe të karakterit
individual, sikur në monizëm, një praktikë e tillë i afrohet gjithnjë e më
tepër regjimëve të egra, që herëdo kurdo do shdërrohen në një gjendje
alarmante, në të cilën të gjitha marrëdhëniet shoqërore e politike, por edhe
ekonomike do të përfshihen në një kaos të përgjithshëm dhe me pasoja.
Shqipëria
dhe populli shqiptarë e përjetojë një gjendje të tillë dhe të izoluar nga bota
demokratike, që ishte vendi më i përsekutuar dhe i shtypur nga komunizmi i
Enver Hoxhës, me ç’rast ky popull i ka tejkaluar të gjitha ato vuajtje e
tragjizma nga ajo diktaturë çnjerëzore dhe tani si një lloj mbeturine e saj, po
i vardiset përsëri edhe sot me regjimin e kryesocialistit Edi Rama, si një lloj
monizmi i ri, që po ia zë frymën këtij populli dhe nuk e lejon këtë vend dhe
këtë popull të e merrë të mbarën e vet.
Është
rrezik dhe shëmtim shoqëror e kombëtar, nëse një shoqëri njerëzore varet nga
arroganca e një grupi të njerëzve të pa ndërgjegjshëm, apo individëve që
pushtetin dhe shtetin e kanë kapur dhe e konsiderojnë pronë të tyre, sikur Edi
Rama në Shqipëri dhe Hashim Thaçi, në Kosovë, duke lozur me fatin njerër dhe
kombëtar, me çrast populli duhet ta kuptoj njëherë e përgjithmonë se të tillët
janë zgjedhë gabimisht, dhe nuk e meritojnë të qeverisin dhe të drejtojnë këtë
popull në vijim.
Edi
Rama dhe pushteti « ramist » , si një kënd i vequar i krimëve dhe aktrimëve të
tij monotone me pushtetin shqiptarë, i cili tani për tani është në shënjestër
të të gjitha kamerave dhe mediumeve të botës për një kaos të brendshëm politik
dhe ekonomik, i cili me vetëdije po e përmbys rendin e gjërave dhe shoqërinë
demokratike në këtë vend, duke i dhënë vetës të drejtë dhe klanit të tij
socio-monist, që të vazhdojë formën dhe modelin e tij të njejtë, për të
realizuar qëllimet e veta egoiste, duke e zbrazë Shqipërinë nga rinia në mungesë të
përspektivës dhe mirëqenjës qytetare.
Shqipëria
një vend i bukur me bukuritë e saj që e mahnisin botën njerëzore, ajo po
shdërrohet sot me vendet më të njohura të botës së krimit dhe drogës, ku
kriminelët dhe trafikantët e drogës amnistohen dhe nuk gjykohen në bazë të
ligjeve përkatëse, sepse vetë pushteti i brendshëm ka gjasa të jetë i lidhur me
këto histori të shëmtive njerëzore, me ç’rast ekzistojnë dhe alarmime të shumta
nga rajoni dhe vendet e ndryshme evropiane, duke vlerësuar Shqipërinë si një
Kolombi e dytë e kësaj dukurie negative dhe të
rrezikshme.
Sot
Shqipëria po lëngon nga një rrëmujë e pandalshme e protestave të qytetarëve të
vendit, që nuk janë të kënaqur me sjelljet dhe udhëheqjen e pushtetit aktual të
Edi Ramës, i cili në këtë mënyrë po e tregon fytyrën e vërtetë të një
përbindëshi, që nuk është i aftë të udhëheqë vendin si duhet, por me tekët e
tij « ramsite », sikur tenton ta ndërtojë një model të ri të pushtetit « monist
», në mesin e demokratëve dhe demokracisë së këtij vendi.
Është
lehtë të bëhësh arkitetkt dhe artist i shkatërrimit të vendit tënd, por a jemi
të guximshëm dhe të denjë të bëhemi arkitekt i ndërtimit dhe zhvillimëve të
vendeve tona për të vendosur dhe realizuar shtetin modern, ku qytetarët e
këtyre vendeve të ndjehën të lirë dhe të gatshëm në kryerjen e detyrave të veta
për të punuar në vendin e vet, por jo edhe në të kundërtën, sikur në Shqipëri
dhe Kosovë, përshkak të qeverisjeve të dobëta që kanë shkakëtuar gjendje jo
stabile ekonomike e sociale dhe për shkak të pa punësisë, qytetarët e këtyre dy
vendeve detyrohen dhe bëhën të gatshëm të ikën në çdo moment nga vendi i tyre.
Edi
Rama në Shqipëri ishte një piktor i mirë, por mesazhin e vet të piktorit e
shdërroi në arkitekturë politike, jo për tu dalluar i sukseshshëm në këtë
profesion, por për tu dalluar si djallëzor dhe për të tejkaluar kuptimin e
konceptit të pushtetit demokratik, duke kaluar në anarki dhe në monizëm të ri,
të cilin do ta kishte edhe trashigi...
30
Qershori, si një datë e paraparë zgjedhore në Shqipëri, e cila datë është
propozuar nga PS, dhe klani i saj në krye me Edi Ramën, por që është anuluar
nga presidenti i vendit, rrethanat janë të lloj-llojshme, sepse kjo parti është
e gatshme të manipulojë në çdo kohë me votat e qytetarëve të vendit, por duhet
të kuptojmë një gjë, se çka thotë në tërësi sovrani i popullit, pa iu cënuar
dhe pa iu trazuar vullneti i tyre, nëse duhet të kemi zgjedhje të lira dhe
demokratike, përndryshe sipas kryeneqësisë Edi Rama, Shqipëria mund të kalojë në një fazë të
rrezikshme nga eskalimet e dhunës dhe mos të thëmi deri te ndonjë shpërthim dhe
trazirë e pa parë qytetare.
Kriza
e shqiptarëve duket se po vrapon drejt ngjarjeve të pa këndshme, e cila nuk
duhet ta merr epitetin e përkufizimit si katastrofë shqiptare, sepse shqiptarët
nuk janë të gjithë të një mendësie dhe të një politike, por duhet ta kemi të
qartë se prej kësaj ngjarje nuk do të përfitojë askush dhe as Edi Rama
kurrsesi, si një piktor i famshëm në pikturë, por një arkitekt i keq në
politikë, i cili duhet të ndjehet përgjegjës për frymën e vepres së shëmtuar
dhe historinë e saj pa ndonjë vlerë shoqërore dhe as njerëzore.