Mendime
Hajrush Redenica: Nëna që rriti më shumë se gjashtë parë jetimë
E merkure, 26.06.2019, 06:23 PM
NËNA
QË RRITI MË SHUMË SE GJASHTË PARË JETIMË
Shkruan
Hajrush Redenica
Nëna
Hana u lind më 10 / 06 /1933 në fshatin Lisock nga prindërit Bajram e Hafize
Zuzaku. U rrit në një familje bujare dhe patriotike dhe qysh e re iu rrek
punëve të shtëpisë dhe të bujqësisë e blegtorisë.
Nëna
Hanë qëndroi në Lisock të Dardanës pë 18 vjet rresht dhe si e re u martua me
një djalë shumë bujar dhe punëtor të palodhshëm, me Zukë Demirin nga Gumnishta
e Gjilanit. Zuka qysh në moshë të re 23- vjeçare u shpërngul nga Kika qendrore
në Gumnishtë të Gjilanit, në tetor të vitit 1943.
Nëna
Hanë u martua në vitin 1951 për Zukë Demirin dhe kishte një jetë shumë të
lumtur bashkëshortore. Vetë jeta i solli shumë sfida gjatë rrugëtimit jetësor
të saj! Nëna Hanë sot ka 9 fëmijë të rritur, të martuar dhe shumë nipa e mbesa.
Ajo u sfidua edhe me shumë nipa mbesa, fëmijë të kunetëve për t’i rritur. Ishte
një punëtore shum[ e vyeshme dhe iu rrek punëve të shtëpisë dhe të fushës, por
kunati i saj Hamid Demiri pati shumë sfida, se ishte katër here i martuar dhe
të katër gratë i vdiqën, ku tri prej
tyre lanë fëmijë dhe nuk kishte se kush t’i rriste, e kështu nëna Hanë iu bë si
nënë e tyre dhe me një angazhim të pashoq ia doli t’i rritë ata fëmijë. Por nuk
shkoi shumë kohë e vdiq edhe nusja e kunatit të madh, Sahitit dhe mbetën edhe
tre fëmijë në moshë shumë të vogël, për të cilët u angazhua maksimalisht për t’i rritur. Nënës
Hanë i vdiq edhe nusja e vet, e cila ila dy fëmijë të vegjël dhe nusja tjetër
ia la një vajzë dhe kështu mbi 17 fëmijë jetimë i rriti Nëna Hanë. Ajo sot edhe pse është në një moshë të shtyrë 86
vjeçe, qëndron shumë mirë me shëndet.
Respekt
për nënën Hanë dhe të gjitha nanat tona, që me çdo mund na lindën e na rritën
dhe kurrë nuk u gjunjëzuan.