Mendime
Astrit Lulushi: Liria e arsyeshme
E marte, 02.07.2019, 07:33 PM
Liria
e arsyeshme
Nga
Astrit Lulushi
Të
kesh kaluar në komuniz?m 45 vjet, të kesh provuar tmerr, shtypje e frikë, dhe
ende të diskutosh nëse zgjedhjet e 1945 ishin të drejta apo padrejta, me ose pa
opozitë, i ngjan atyre torturave, po në komunizëm, kur personi i kapur i
plagosur gjatë përpjekjes për kalimin e kufirit, dërgohej në spital dhe pasi
shërohej, detyrohej të thërriste “rroftë partija dhe pastaj e varnin a e
pushkatonin. Kështu talleshin komunistët duke përçudnuar çdo llo ligji, morali,
zakoni.
Tani,
me votimet e 30 qershorit, socialistët përsërisin skenarin me votime pa
opozitë, duke përfshirë anëtarët e protestave në lista e kategori për krime
penale ose masa ndëshkuese.
Falë
heqjes së dënimit me vdekje. Por ka masa të tjeta të ngjashme siç është heqja e
pasaportës ose heqja e të drejtës për punësimi, që njësoj e vrasin njeriun
ekonomikisht. Këto janë disa prej kërcënimeve, që socialistët i bëjnë sot
opozitës, të ngjashme me ato të 1945-s.
Viti
‘45 po përsëritet nga pasardhësit socialistë, bij e vija të komunistëve të
djeshëm, me të huajt që po bëjnë të njëjtin gabim duke pranuar hapur a në
heshtje kthimin e atij vit të mbrapsht.
Shqiptarët
pritet të izolohen përsëri në mjerimin e tyre. Së pari nëpërmjet vendosjes së
rojet evropiane në kufi, zvarritjes a shtyrjes së bisedimeve për në BE,
vendosjes së vizave, siç bëri Holanda, më pas mund ta bëje edhe Shengeni, për
ta veçuar përgjithmonë pjesën e quajtur Evropë juglindore, si republikë të
çfarëdollojshme.
Çudi
si erdhën punët kështu, edhe pse shqiptarët këto vite e shijuan lirinë, dikush
pak e dikush shumë, ishte ndoshta liria e mesme, liria e arsyeshme, ajo që ata
e kapërcyen pa mundur ta preknin.