E marte, 19.03.2024, 04:28 AM (GMT)

Mendime

Skender Jashari: Kur filloi islamizimi nga Perandoria Osmane i Luginës së Preshevës!

E hene, 10.06.2019, 07:00 PM


Kur filloi islamizimi nga Perandoria Osmane i Luginës së Preshevës!

Nga Skender Jashari

Lugina e Preshevës, përfshihen    kuadër të  Kadillëkut të Vrajës,  në kohën e  Perandorisë Osmane, e që  për fat të mirë ndodhin tre  regjistrime të popullsisë. Më  e  rëndësishmja  ishte    tregonte edhe  përbërjen  fetare  të popullsisë. Regjistrimet   ndodhën  nëndodhin në shekullin e XVI, gjegjësisht  në vitet 1519, 1528 dhe 1570. Në këtë  kohë  popullësitë  identifikoheshin në  bazë të fesë e  jo në  bazë të kombit!

Pushtimi Osman  privilegjoi  sllavët dhe grekët, të cilët  vareshin nga Patrikana e Stambollit. Aleanca e tillë, filloi kur  djali i Sulltan Muratit II, pra Sulltan Mehemt  Fatihu, organizoi   përpjekjen për pushtim të Konstantinopojës. Sulltan Pushtuesi,  angazhoi  inxhinierin Orban, i cili ndërtoi 3 topa gjigandë, që nuk kishte  të tillë në botë, e cila  armë  mposhti-çau muret  e  Kështjellës së Konstantinopojës. Konstantinopoja mbrohej nga  8000 kështjellar, derisa  forcat  osmane  ishin rreth 75.000-100.000 rrethues.

Më 29.05.1453, Sulltan Fatihu, hyri  triumfues në Katedralen Konstantinopojë të  cilën e  bëri  xhami të Shën  Sofisë. Mbrojtësit  e Konstantinopojës, më parë  pranuan “çallmën turke” sesa çdo ndihmë ushtarake, aleancë dhe vasalitet  nga  Vatikani! Sulltan Fatihu  e kuptoi këtë  ndasi, dhe emërtoi Genadiusin si Patriark të Patrikanës së Stambollit( më 01.06.1453), me të cilin  siguroi  vasalitetin dhe lojalitetin e  ortodoksëve  të Ballkanit ndaj tij! Shqipëtarët  mbetëm  të vetmit  katolik, në  Ballkan, gjegjësisht të vetmit  armiq që  duke i vlerësu Shqipëtarët si pengesën  kryesore për  zgjerim të Perandorisë  Osmane,  jo vetëm  gjenocidi dhe  lufta  e kësaj  Perandorie,  por  gjenocid dhe luftë të njejtë    mos më shumë  ushtroi edhe  Patrikana  e Stambollit, kundër Shqipëtarëve!

Krahaso: Kjo tregon     së miri se Kështjella e Krujës, gjatë  rrethimeve, mbrohej  nga më së shumti 5000 kështjellar Shqipëtar,  kurse ushtritë osmane  vlerësoheshin  deri në 250.000 rrethues-e    asnjëherë  nuk arritën  ta  thenin, madje  as   topat  e  rëndë( të cilët e  thyen Konstantinopojën- nuk  arritën ta  thenin Krujën)!

Burimet  e  ndryshme, si ato  osmane, por edhe ato  të historiografisë sllave( madje edhe asaj Serbe!), por edhe  udhëpërshkruesit  e huaj mes tyre  Zhan Palern Forezjen etj,  japin të  njejtat  të dhëna! Prej nga mund të konkludojmë  si më poshtë!

Historiografia  sllave dhe islamofilët, në  kohët  moderne tentojnë  që Kadillëkun e  Vrajës, ta  tjetërsojnë  vetëm  sa i përket  përkatësisë  fetare  krishtere, duke  tentu  t’i identifikojnë  edhe  si të krishter  ortodoks! Mirëpo çdo Kishë    Luginë të Preshevës, e  para viteve  1990, i takonte ritit  katolik, e  që nuk ka asnjë  Kishë ortodokse të paraviteve 1990! Madje  shumë  nga Kishat, Manastiret, toponime etj,  lidhen  me  Gjergj Kastriotin, gjegjësisht duke e   identifiku atë si Shën Gjergji!

Lugina e Preshevës, ndodhet në pikën  kyçe të rrugës së lashtë Morava-Vardar gjegjësisht Nish-Shkup, e cila është përdorur nga Pushtimi Romak, Bizantin, po ashtu edhe nga  shpërnguljet e  barbarëve( sllavëve, bullgarëve etj),  e pastaj  edhe nga Perandoria e  Car Dushanit,  Perandoria  Osmane! Shkaku i kësaj rruglidhje, po ashtu edhe shkaku i të qenit    Luginës    kufirin   lindor të  territoreve  Shqipëtare, bëri që të  ndeshet    shumë  me  luftëra e pushtime. Aq sa vargmalet  e Karadakut, që  fillojnë nga  Shkupi, e mbarojnë në  Grykën e Konçulit, u emërtuan nga  Turqia, si “male  të zeza”, ku  strehoheshin  Shqipëtarët dhe prej nga  sulmonin karvanet  e  ushtrisë Osmane që  kalonin nëpër “xhaden turke”( paralel  me koridorin A1-autorruga  Nish-Shkup). Karadaku  cilësohej  vazhdimisht si  bastion i pathyeshëm i  Shqipëtarëve  katolik, derisa  nga  ultësirat e  Luginës  së Preshevës,  lehtësisht  tërhiqeshin për  strehim, në rast  rreziku!

Në pajtim  me gjitha  burimet    e  japin të njejtën, e si për mostër marrim fshatin Rahovicë dhe  Preshevën, derisa  për  fshatrat e  malësisë  nuk bëhej  fjalë  për  musliman:

1.         Rahovica: në  vitin 1519, 48 kishte  familje të krishtera, ndërsa  6 ishin  familje muslimane; në  vitin 1528, 41 kishte  familje të krishtera, ndërsa  0 ishin  familje muslimane; në  vitin 1570, 63 kishte  familje të krishtera, ndërsa  6 ishin  familje muslimane;

2.         Presheva: në  vitin 1519, 59 kishte  familje të krishtera, ndërsa  3 ishin  familje muslimane; në  vitin 1528, 76 kishte  familje të krishtera, ndërsa  5 ishin  familje muslimane; në  vitin 1570, 90 kishte  familje të krishtera, ndërsa  12 ishin  familje muslimane;

Në vitin 1519, kishte  469 familje  të krishtera,  kurse 20 familje ishin muslimane; në vitin 1528,  kishte  485 familje  të krishtera,  kurse 14 familje ishin muslimane;në vitin 1570, kishte  667 familje  të krishtera,  kurse 48 familje ishin muslimane!

Krahasuar  me  fillet e  ardhjes  së pushtimit të  Perandorisë Osmane  në Ballkan, që janë  vitet 1371, shohim    deri në  vitet 1570( vite këto kur kjo perandori ishte  në kulmin e  fuqisë së saj, sa  që kishte  tentu  pushtimin edhe të Vjenës),  islamizmi nuk ishte përhapur  në Luginë të Preshevës, siç nuk kishte  ndodhur  edhe në pjesët tjera të Trojeve  Shqipëtare! Edhe pse  ishte kryer  gjenocid  kundër Shqipëtarëve  edhe  gjatë kësaj periudhe, shkaku i  mosbindjes-mosnënshtrimit  ndaj  pushtimit Osman- kujto Luftën Epokale të Gjergj Kastriotit që udhëhoqi Shqipëtarët!  Derisa edhe Luftën e  Shqipëtarëve të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti,  pushtuesit Osman  e  shihnin si të ndihmuar nga  Vatikani dhe vendet  e Europës!

Tentimi Osman për ta pushtu Vjenën  më 1529, ashtu edhe më 1683,  padyshim ndikoi edhe    Trojet Shqipëtare! Perandoria  Osmane    vitet pas 1570 deri 1689, shënoi një  rënije  të fuqisë së saj,  trazira edhe të brendshme  në Portën e Lartë, dobësim të fuqisë së saj ushtarake, tkurrje  territoresh( p.sh: lëshimi i Ukrainës për Poloninë) etj, kjo bëri  që edhe Trojet Shqipëtare    liheshin më të  qeta nga  dhuna osmane!

Rrethimi prej dy muajsh i Vjenës më 1683, nga Sulltan  Mehmeti IV dhe veziri i madh Kara Mustafa, por    Vjena  shpëtoi  fal  ndihmës së 25.000 ushtarëve polak të udhëhequr nga  mbreti polak  Jan Sobeski, e që osmanët  u thyen  keq, duke  lënë  20.000 të  vrarë dhe 3000 topa! Derisa   ushtria osmane  kishte mbi 170.000 ushtar, kurse  ushtria  Austro-polake  kishte  deri 63.000 ushtar!

Në këtë  rast u kriju Lidhja e Shenjtë më 1684, mes  Austrisë, Polonisë, Venedikut, Maltës e pas dy vitesh hyri edhe Rusia. Aleanca e Shenjtë, filloi veprimet ushtarake  antiosmane më 1686, ku  ushtritë  austirake  zgjeruan territorin kundër  Osmanëve, në  Bosnje, Bullgari, njejtë  bënë edhe  Venecianët   si në Dalmaci ashtu edhe në  More. Derisa  popujt  e Gadishullit Ilirik( kryesuar nga Shqipëtarët, pastaj  bullgarët, serbët, grekët etj,  nxiteshin  nga  Perandori Austriak, për  kryengritje  antiosmane, e  komanduar  nga  At Pjetër Bogdani!

Ushtritë  Austriake depërtuan  deri në Shkup, pra  përmes  Luginës së Preshevës,  ku Shqipëtarët  i bashkoheshin masivisht kryengritjes anti-osmane( sa që deri më sot,  janë  përcjellur  gojdhana e deri  këngë  lufte për luftën e tillë)! Njejtë  edhe  Shqipëtarët  e  Kosovës,  iu  bashkuan  ushtrive  austriake! Fatkeqësia ndodhi    Grykën e  Kaçanikut, përmes së cilës  pritej  bashkimi i Ushtrive  Austriake, të asaj    çliroi Kosovën,  me  atë    kishte depërtuar  përmes  Luginës së Preshevës  për në Shkup, prej nga   do vazhdonin  çlirimin  e  Selanikut e  tutje! Dështimi i Betejës për marrjen e  Grykës së Kaçanikut,  bëri  që të  dështonte  e gjithë  Kryengritja anti-osmane dhe Lufta  anti-osmane e udhëhequr nga Austria!

Me janar 1690,   pra me  dështimin e  Luftës  Austriake  kundër  Osmanëve dhe  në të  njejtën  kohë  dështimin e  kryengritjes  sidomos Shqipëtare  kundër osmanëve, filloi  kalvari i tmerrshëm  për Kombin Shqipëtar! Prej  qershor 1453, kur  Perandoria Osmane kishte  lidhur  aleancë  me  Patrikanën e  Stambollit( Kishën Ortodokse greko-sllave), vetëm  Shqipëtarët  mbetën  armiqët  e përbetuar    tyre! E kjo  u pa sidomos  me  kryengritjen  Shqipëtare  anti-osmane, e  ndihmuar nga Austria më 1689-1690!

Lugina e  Preshevës, si  edhe  shumica e   Kosovës dhe pjesës së  tokave  Shqipëtare nga  Shkupi    drejtim të Luginës së Preshevës dhe Kosovës, u  shfarosën  plotësisht!

Shfarosja  ndodhi    dy mënyrat:

1.         Një  pjesë e  madhe e kryengritsëve Shqipëtar, u tërhoqën  me ushtritë  Austriake,  duke u vendosur  në Vojvodinë, e në pjesë tjera  të Hungarisë! Më pas  historiografia  serbe, e tjetërson duke  i  identifikuar  gjoja  se  të ikurit  ishin serb, e  jo Shqipëtar, derisa  historianët  tonë dhe pseudohistorianët por edhe  gojdhanat tona e heshtin, për faktin që pas këtij rasti në shumicë  u konvertuam  përdhuni në islamizëm!

2.         Hakmarrja  e Perandorisë Osmane  menjëherë  filloi kundër  popullatës Shqipëtare! Në këtë  rast  filloi xhihadi islamik  i Perandorisë Osmane, në konvertimin  e tërë  Shqipëtarëve  në islamik gjegjësisht në  turq! Këtë fat e përjetoi tejet keq Lugina e Preshevës, sepse  ushtritë  austriake dhe  kryengritësit  Shqipëtar, suksesshëm  thyen  forcat osmane, duke hy deri në Shkup, derisa  dështimi i Ushtrisë  Austriake  me Kryengritësit  Shqipëtar  në Grykë të Kaçanikut, theu Idealin, Moralin edhe të Kryengritësve Shqipëtar në tërësi!

  janar 1690,  Perandoria Osmane  e filloi gjenocidin më të tmerrshëm, që kishin  përjetuar  Trojet  Shqipëtare! Vetëm analistët ushtarak, mund ta kuptojnë  situatën e luftës së tillë, situatën psikologjike  dëshpëruese të kryengritësve Shqipëtar! Ata  një pjesë  ikën  me  Ushtritë  Austriake, pjesa më e  madhe  mbeti  e dorëzuar  para pushtuesit Osman, duke pranuar edhe islamizimin gjatë  shekullit të ardhshëm, ndërsa  një pjesë  e tyre  u  strehuan në Malësinë e  Karadakut, duke vazhduar mosbindjen dhe mosnënshtrimin ndaj osmanëve! Dekada e  gjenocidit ishte  1690-1700, mirëpo  fatmirësia ishte    pas  viteve  1696, Perandoria Osmane u sulmu  nga  shumë  vende, duke  pengu  dhe  zvarritur  për  disa  dekada  islamizimin  e  dhunshëm të Shqipëtarëve.Pastaj  në disa  pjesë    Trojeve Shqipëtare  filloi kryengritja  anti-osmane, në vitet 1700-1735. Nga ana  tjetër  kleri katolik  Shqipëtar, u mblodh    Mërqi, më 14-15 janar 1703, duke tentu  ruajtjen  e  fesë katolike( rrjedhimisht edhe të Kombit Shqipëtar) tek Shqipëtarët! Lugina e Preshevës, besohet    tërësisht u harru nga  priftërit katolik në këtë  kohë( 1690!), të cilët shiheshin  si udhëheqës të kryengritësve.

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora