| E hene, 10.06.2019, 08:00 PM |
Kur
filloi islamizimi nga Perandoria Osmane i Luginës së Preshevës!
Nga
Skender Jashari
Lugina
e Preshevës, përfshihen në kuadër të
Kadillëkut të Vrajës, në kohën e Perandorisë Osmane, e që për fat të mirë ndodhin tre regjistrime të popullsisë. Më e
rëndësishmja ishte që
tregonte edhe përbërjen fetare
të popullsisë. Regjistrimet
ndodhën nëndodhin në shekullin e
XVI, gjegjësisht në vitet 1519, 1528 dhe
1570. Në këtë kohë popullësitë
identifikoheshin në bazë të fesë
e jo në
bazë të kombit!
Pushtimi
Osman privilegjoi sllavët dhe grekët, të cilët vareshin nga Patrikana e Stambollit. Aleanca
e tillë, filloi kur djali i Sulltan
Muratit II, pra Sulltan Mehemt Fatihu,
organizoi përpjekjen për pushtim të
Konstantinopojës. Sulltan Pushtuesi,
angazhoi inxhinierin Orban, i
cili ndërtoi 3 topa gjigandë, që nuk kishte
të tillë në botë, e cila
armë mposhti-çau muret e
Kështjellës së Konstantinopojës. Konstantinopoja mbrohej nga 8000 kështjellar, derisa forcat
osmane ishin rreth 75.000-100.000
rrethues.
Më
29.05.1453, Sulltan Fatihu, hyri
triumfues në Katedralen Konstantinopojë të cilën e
bëri xhami të Shën Sofisë. Mbrojtësit e Konstantinopojës, më parë pranuan “çallmën turke” sesa çdo ndihmë
ushtarake, aleancë dhe vasalitet
nga Vatikani! Sulltan Fatihu e kuptoi këtë
ndasi, dhe emërtoi Genadiusin si Patriark të Patrikanës së Stambollit(
më 01.06.1453), me të cilin siguroi vasalitetin dhe lojalitetin e ortodoksëve
të Ballkanit ndaj tij! Shqipëtarët
mbetëm të vetmit katolik, në
Ballkan, gjegjësisht të vetmit
armiq që duke i vlerësu
Shqipëtarët si pengesën kryesore
për zgjerim të Perandorisë Osmane,
jo vetëm gjenocidi dhe lufta
e kësaj Perandorie, por
gjenocid dhe luftë të njejtë në mos më shumë
ushtroi edhe Patrikana e Stambollit, kundër Shqipëtarëve!
Krahaso: Kjo tregon më së
miri se Kështjella e Krujës, gjatë
rrethimeve, mbrohej nga më së
shumti 5000 kështjellar Shqipëtar, kurse
ushtritë osmane vlerësoheshin deri në 250.000 rrethues-e që
asnjëherë nuk arritën ta
thenin, madje as topat
e rëndë( të cilët e thyen Konstantinopojën- nuk arritën ta
thenin Krujën)!
Burimet e
ndryshme, si ato osmane, por edhe
ato të historiografisë sllave( madje
edhe asaj Serbe!), por edhe
udhëpërshkruesit e huaj mes
tyre Zhan Palern Forezjen etj, japin të
njejtat të dhëna! Prej nga mund
të konkludojmë si më poshtë!
Historiografia sllave dhe islamofilët, në kohët
moderne tentojnë që Kadillëkun
e Vrajës, ta tjetërsojnë
vetëm sa i përket përkatësisë
fetare krishtere, duke tentu
t’i identifikojnë edhe si të krishter ortodoks! Mirëpo çdo Kishë në
Luginë të Preshevës, e para
viteve 1990, i takonte ritit
katolik, e që nuk ka asnjë Kishë ortodokse të paraviteve 1990! Madje shumë
nga Kishat, Manastiret, toponime etj,
lidhen me Gjergj Kastriotin, gjegjësisht duke e identifiku atë si Shën Gjergji!
Lugina
e Preshevës, ndodhet në pikën kyçe të
rrugës së lashtë Morava-Vardar gjegjësisht Nish-Shkup, e cila është përdorur
nga Pushtimi Romak, Bizantin, po ashtu edhe nga
shpërnguljet e barbarëve(
sllavëve, bullgarëve etj), e pastaj edhe nga Perandoria e Car Dushanit,
Perandoria Osmane! Shkaku i kësaj
rruglidhje, po ashtu edhe shkaku i të qenit
të Luginës në
kufirin lindor të territoreve
Shqipëtare, bëri që të
ndeshet më shumë
me luftëra e pushtime. Aq sa
vargmalet e Karadakut, që fillojnë nga
Shkupi, e mbarojnë në Grykën e
Konçulit, u emërtuan nga Turqia, si
“male të zeza”, ku strehoheshin
Shqipëtarët dhe prej nga sulmonin
karvanet e ushtrisë Osmane që kalonin nëpër “xhaden turke”( paralel me koridorin A1-autorruga Nish-Shkup). Karadaku cilësohej
vazhdimisht si bastion i
pathyeshëm i Shqipëtarëve katolik, derisa nga
ultësirat e Luginës së Preshevës,
lehtësisht tërhiqeshin për strehim, në rast rreziku!
Në
pajtim me gjitha burimet
që e japin të njejtën, e si për mostër marrim
fshatin Rahovicë dhe Preshevën,
derisa për fshatrat e
malësisë nuk bëhej fjalë
për musliman:
1. Rahovica: në vitin 1519, 48 kishte familje të krishtera, ndërsa 6 ishin
familje muslimane; në vitin 1528,
41 kishte familje të krishtera,
ndërsa 0 ishin familje muslimane; në vitin 1570, 63 kishte familje të krishtera, ndërsa 6 ishin
familje muslimane;
2. Presheva: në vitin 1519, 59 kishte familje të krishtera, ndërsa 3 ishin
familje muslimane; në vitin 1528,
76 kishte familje të krishtera,
ndërsa 5 ishin familje muslimane; në vitin 1570, 90 kishte familje të krishtera, ndërsa 12 ishin
familje muslimane;
Në
vitin 1519, kishte 469 familje të krishtera,
kurse 20 familje ishin muslimane; në vitin 1528, kishte
485 familje të krishtera, kurse 14 familje ishin muslimane;në vitin
1570, kishte 667 familje të krishtera,
kurse 48 familje ishin muslimane!
Krahasuar me
fillet e ardhjes së pushtimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, që janë vitet 1371, shohim që
deri në vitet 1570( vite këto kur
kjo perandori ishte në kulmin e fuqisë së saj, sa që kishte
tentu pushtimin edhe të
Vjenës), islamizmi nuk ishte
përhapur në Luginë të Preshevës, siç nuk
kishte ndodhur edhe në pjesët tjera të Trojeve Shqipëtare! Edhe pse ishte kryer
gjenocid kundër Shqipëtarëve
edhe gjatë kësaj periudhe, shkaku
i mosbindjes-mosnënshtrimit ndaj
pushtimit Osman- kujto Luftën Epokale të Gjergj Kastriotit që udhëhoqi
Shqipëtarët! Derisa edhe Luftën e Shqipëtarëve të udhëhequr nga Gjergj
Kastrioti, pushtuesit Osman e
shihnin si të ndihmuar nga
Vatikani dhe vendet e Europës!
Tentimi
Osman për ta pushtu Vjenën më 1529,
ashtu edhe më 1683, padyshim ndikoi
edhe në
Trojet Shqipëtare! Perandoria
Osmane në vitet pas 1570 deri 1689, shënoi një rënije
të fuqisë së saj, trazira edhe të
brendshme në Portën e Lartë, dobësim të
fuqisë së saj ushtarake, tkurrje
territoresh( p.sh: lëshimi i Ukrainës për Poloninë) etj, kjo bëri që edhe Trojet Shqipëtare të
liheshin më të qeta nga dhuna osmane!
Rrethimi
prej dy muajsh i Vjenës më 1683, nga Sulltan
Mehmeti IV dhe veziri i madh Kara Mustafa, por që
Vjena shpëtoi fal
ndihmës së 25.000 ushtarëve polak të udhëhequr nga mbreti polak
Jan Sobeski, e që osmanët u
thyen keq, duke lënë
20.000 të vrarë dhe 3000 topa!
Derisa ushtria osmane kishte mbi 170.000 ushtar, kurse ushtria
Austro-polake kishte deri 63.000 ushtar!
Në
këtë rast u kriju Lidhja e Shenjtë më
1684, mes Austrisë, Polonisë, Venedikut,
Maltës e pas dy vitesh hyri edhe Rusia. Aleanca e Shenjtë, filloi veprimet
ushtarake antiosmane më 1686, ku ushtritë
austirake zgjeruan territorin
kundër Osmanëve, në Bosnje, Bullgari, njejtë bënë edhe
Venecianët si në Dalmaci ashtu
edhe në More. Derisa popujt
e Gadishullit Ilirik( kryesuar nga Shqipëtarët, pastaj bullgarët, serbët, grekët etj, nxiteshin
nga Perandori Austriak, për kryengritje
antiosmane, e komanduar nga At
Pjetër Bogdani!
Ushtritë Austriake depërtuan deri në Shkup, pra përmes
Luginës së Preshevës, ku
Shqipëtarët i bashkoheshin masivisht
kryengritjes anti-osmane( sa që deri më sot,
janë përcjellur gojdhana e deri këngë
lufte për luftën e tillë)! Njejtë
edhe Shqipëtarët e
Kosovës, iu bashkuan
ushtrive austriake! Fatkeqësia
ndodhi në Grykën e
Kaçanikut, përmes së cilës
pritej bashkimi i Ushtrive Austriake, të asaj që
çliroi Kosovën, me atë që kishte depërtuar përmes
Luginës së Preshevës për në
Shkup, prej nga do vazhdonin çlirimin
e Selanikut e tutje! Dështimi i Betejës për marrjen e Grykës së Kaçanikut, bëri
që të dështonte e gjithë
Kryengritja anti-osmane dhe Lufta
anti-osmane e udhëhequr nga Austria!
Me
janar 1690, pra me dështimin e
Luftës Austriake kundër
Osmanëve dhe në të njejtën
kohë dështimin e kryengritjes
sidomos Shqipëtare kundër
osmanëve, filloi kalvari i tmerrshëm për Kombin Shqipëtar! Prej qershor 1453, kur Perandoria Osmane kishte lidhur
aleancë me Patrikanën e
Stambollit( Kishën Ortodokse greko-sllave), vetëm Shqipëtarët
mbetën armiqët e përbetuar
të tyre! E kjo u pa sidomos
me kryengritjen Shqipëtare
anti-osmane, e ndihmuar nga Austria
më 1689-1690!
Lugina
e Preshevës, si edhe
shumica e Kosovës dhe pjesës
së tokave Shqipëtare nga Shkupi
në drejtim të Luginës së
Preshevës dhe Kosovës, u shfarosën plotësisht!
Shfarosja ndodhi
në dy mënyrat:
1. Një
pjesë e madhe e kryengritsëve
Shqipëtar, u tërhoqën me ushtritë Austriake,
duke u vendosur në Vojvodinë, e
në pjesë tjera të Hungarisë! Më pas historiografia serbe, e tjetërson duke i
identifikuar gjoja se të
ikurit ishin serb, e jo Shqipëtar, derisa historianët
tonë dhe pseudohistorianët por edhe
gojdhanat tona e heshtin, për faktin që pas këtij rasti në shumicë u konvertuam
përdhuni në islamizëm!
2. Hakmarrja e Perandorisë Osmane menjëherë
filloi kundër popullatës
Shqipëtare! Në këtë rast filloi xhihadi islamik i Perandorisë Osmane, në konvertimin e tërë
Shqipëtarëve në islamik
gjegjësisht në turq! Këtë fat e përjetoi
tejet keq Lugina e Preshevës, sepse
ushtritë austriake dhe kryengritësit
Shqipëtar, suksesshëm thyen forcat osmane, duke hy deri në Shkup,
derisa dështimi i Ushtrisë Austriake
me Kryengritësit Shqipëtar në Grykë të Kaçanikut, theu Idealin, Moralin
edhe të Kryengritësve Shqipëtar në tërësi!
Në janar 1690,
Perandoria Osmane e filloi
gjenocidin më të tmerrshëm, që kishin
përjetuar Trojet Shqipëtare! Vetëm analistët ushtarak, mund ta
kuptojnë situatën e luftës së tillë,
situatën psikologjike dëshpëruese të
kryengritësve Shqipëtar! Ata një
pjesë ikën me
Ushtritë Austriake, pjesa më
e madhe
mbeti e dorëzuar para pushtuesit Osman, duke pranuar edhe islamizimin
gjatë shekullit të ardhshëm, ndërsa një pjesë
e tyre u strehuan në Malësinë e Karadakut, duke vazhduar mosbindjen dhe
mosnënshtrimin ndaj osmanëve! Dekada e
gjenocidit ishte 1690-1700,
mirëpo fatmirësia ishte që
pas viteve 1696, Perandoria Osmane u sulmu nga
shumë vende, duke pengu
dhe zvarritur për
disa dekada islamizimin
e dhunshëm të
Shqipëtarëve.Pastaj në disa pjesë
të Trojeve Shqipëtare filloi kryengritja anti-osmane, në vitet 1700-1735. Nga ana tjetër
kleri katolik Shqipëtar, u
mblodh në Mërqi, më 14-15 janar 1703, duke tentu ruajtjen
e fesë katolike( rrjedhimisht
edhe të Kombit Shqipëtar) tek Shqipëtarët! Lugina e Preshevës, besohet që
tërësisht u harru nga priftërit
katolik në këtë kohë( 1690!), të cilët
shiheshin si udhëheqës të kryengritësve.
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për
rastet e sulmeve kundër policisë
dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga
punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi
juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.