E marte, 19.03.2024, 06:06 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Përqasje dhe reflektim për atdhedashuri

E merkure, 05.06.2019, 07:30 PM


Përqasje dhe reflektim për atdhedashuri

Shkruan: Florim Zeqa

Analizimi dhe vlerësimi real i gjëndjes nuk është paragjykim, kritikat ndaj një qeverisje të keqe janë pak më tepër se atdhedashuri.

Jam kritik i papërmirësueshëm ndaj zhvillimeve negative në vendin tim, por nuk kam asgjë personale dhe nuk urrej njeri. Atyre që më urrejnë, mundohem t'iu përgjigjem me sinqeritet e dashuri. Dashuria që kam ndaj vendit dhe popullit tim është me fuqishme se çdo pengesë dhe kërcënim.

Kosova dhe qytetarët e saj, janë kryefjala dhe kallëzuesi i shkrimeve të mia.

Nga mosha e pjekurisë e deri në ditët e sotme për asnjë çast nuk jam ndalur së vepruari në shërbim të atdheut dhe popullit tim.

Tërë veprimtarinë time atdhetare e kam zhvilluar krejtësisht në baza vullnetare, që i bie, pa asnjë lloj kompensimi material, gjë e cila më bën të ndjehem tepër mirë dhe krenar.

Çdo herë dhe në çdo rrethanë jam munduar të jepë maksimumin nga vetja për të tjerët, pa llogaritur në asgjë personale.

Gjithnjë e kam vënë interesin e përgjithshëm mbi interesin personal, dhe çdo herë jam munduar të mos bëhem barrë e shtetit dhe e shoqërisë.

Asnjëherë nuk kam vrapuar pas posteve e privilegjeve, sikurse që nuk kam vrapuar pas mirënjohjeve e dekoratave të pushtetarëve dhe servilëve të tyre në Diasporë.

Mbase kjo ishte një surprizë në vete për lexuesit e këtyre rreshtave, për arsye se asnjëherë deri më sot nuk kam shkruar dhe as që do të shkruaj në vetën e parë. Këtë përjashtim e bëra kësaj radhe për t'iu treguar dhe dëshmuar lexuesve, në veçanti gjeneratave të reja, se nuk ka gjë më të çmuar e më vlerë, më të dobishme dhe më hyjnore sesa të jesh në shërbim të atdheut e popullit tend.

Kodi i patriotizmit (atdhedashurisë)

Patriotizmi është dashuria ndaj atdheut, besnikëria, gatishmëria e të qënurit në shërbim të atdheut dhe bashkatdhetarëve në çdo rrethanë kohore e politike, duke mos kursyer asgjë nga vetja.

Çështja kombëtare është diçka që ka të bëjë me përceptimin personal të individit ndaj kombit e atdheut. Kjo mbase dikujt mundë t'i duket e thjeshtë, por në realitet është pak ma komplekse, për disa arsye:

¬E para), ka të bëj me burimin e patriotizmit, që në radhë të parë rrjedhë nga edukata familjare dhe arsimimi i shëndoshë. Një kryefamiljar i mirë i cili e respekton  dhe rehaton familjen e vet, padyshim se do të jetë i aftë të kontribuoj  për të mirë edhe për fqinjët e vetë, në të kundërten nëse kryefamiljari nuk arrin të krijoi harmoni e mirëqënje në familjen e tij nuk ka pse të shkoi më tutje.

E dyta), është etika (morali), një person i cili qëndron mirë në aspektin moral, të njëjtin e donë dhe e çmojnë shumë edhe fqinjët e tij, ku pa dyshim se i njëjti është i dobishëm për shtetin dhe shoqërinë. Në të kundërtën, një person që ka probleme morale, nuk është i deshiruëshem në familjen e tij, as tek  fqinjët dhe farefisi i gjërë.

E treta), është sinqeriteti, kjo e treta varet shumë nga dy të parat, që i bie, një person që rrjedhë prej një familje të mirë e të moralshme, pa dyshim se do të jetë edhe vetë i mirë dhe i sinqertë, në të kundërtën personi që nuk ka edukatë të shëndoshë familjare,e ka të veshtirë të krijoi personalitetin e vetë të ndryshëm nga familja.

Familja, morali, sinqeriteti, janë këto nga shumë elemente tjera që e bejnë individin të jetë patriot (atdhetar) i mirë. Përfshirja e këtyre elementeve dhe të tjerave si: humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmeria, burrëria, qëndresa, dashuria ndaj atdheut,... më një emër do t'i quaja KOD PATRIOTIK.

Kod ky, i cili duhet të jetë i respektueshëm nga të gjithë, e në veqanti nga ata që e marrin guximin të thirren në emër të popullit, në emër të vlerave kombëtare dhe gjakut të dëshmorëve.

Të qënurit liderë i përgjegjshëm, është veti hyjnore

Rolin dhe rëndësinë e Kodit Patriotik më së miri e kuptojmë nëse e analizojmë historinë më të re të Kosovës, përkatësisht nga viti 1990 e deri më sot.

Në vitet e 90-ta, udhëheqësit politik, veprimtarët e aktivistët ishin sinonim i së mirës, admiroheshin e respektoheshin aq shumë nga populli, saqë  trajtoheshin si idhuj, për faktin se kemi pasur një lidership të përgjegjëshem siq ishte Ibrahim Rugova, i cili në plotëni iu ka përmbajtë Kodit Patriotik, ku si rezultat e ka ushtruar pushtetin moral në tërë territorin e vendit, duke arritur të mbajë për afro 10 vite rresht shtetin paralel të Kosovës me të gjitha shërbimet për qytetarët karrshi një okupimi të egër e barbar serb.

Kur e kujtojë periudhën e viteve të 90-ta, të viteve të krenarisë kombëtare ndjehem i nderuar dhe privilegjuar që isha pjesë e aktiviteteve dhe veprimtarisë politike të levizjes paqësore të atyre viteve, ku secili prej nesh e dhamë krejtë çka kishim, mundem e ditëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Kishte ndodhur pikërisht kështu për faktin, se ideal dhe synim i vetëm i veprimtarëvë të kësaj periudhe historike ka qënë shteti i Kosovës, e jo pushteti.

Ndërsa pas përfundimit të luftës e këndej, e në veçanti përgjatë këtyre viteve të fundit pas Ri-shpalljes së  Pavarësisë së Kosovës, udhëheqësit politik, pozitë e opozitë shikohen më një sy tjeter, për faktin së nuk e kanë respektuar Kodin Patriotik të çasjes për shtetin dhe sjelljes ndaj qytetarëve.

"Patriotet" e sotëm, shtetin e kanë bër burim të pasurimit, ndërsa popullin e shfrytëzojnë si instrument gjatë fushatave zgjedhore për marrjen e pushtetit. Politikën e kanë shndërruar në biznes profitabil për pasurim dhe përvetësim të pronave shoqërore e publike, duke u shkëputur skajshmërisht nga hallet dhe problemet e qytetarëve.

"Patriotët" e sotëm, Kosovën kanë shndërru në një shoqëri skllavopronare, ku politikanët, në veçanti pushtetarët sillen me popullin sikur të ishin mbretër e jo qeveritarë, duke e trajtuar popullin si skllavë të tyre (shërbëtorë të dëgjueshëm) dhe janë pasuruar e ngritur aq lartë saqë popullin nuk e shikojnë e degjojnë më, po mendojnë se janë berë vetë-Zoti. Në fakt, ata që vetën e krahasojnë si "zotër" të këtij vendi, vërtetë vlejnë shumë pak, janë më pak se njerëz të zakonshëm të kësaj toke.

Si pasojë e kësaj situate, sot njerëzit e politikës në Kosovë, shiqohen më ironi nga popullata, për shkak se janë bërë sinonim i së keqës. Për fat të keq, shumë aktivist , veprimtar politik e atdhetarë të devotshëm që janë duke u djegur nën hijen e këtyre keq-përdoruesve të Kodit Patriotik.

Populli i nderon dhe i çmon pa masë veprimtarët e të gjitha periudhave historike, luftëtarët e lirisë, ata të cilët i dhanë gjymtyrët e trupit për lirinë që sot e gëzojmë. Populli me pietet të lartë i nderon dhe kujton të gjithë deshmorët e martirët, i kujton e nuk i harron asnjëherë të vrarët e të zhdukurit gjatë luftës, ku të gjithë së bashku janë bërë gurëthemel i fortë i shtetit të Kosovës.

Mësimet nga e kaluara,  udhërrëfues për të ardhmen

Nga historia jo shumë e largët e popullit shqiptar kemi mësuar sesi patriotët e vërtetë kanë sakrifiku gjithçka nga pasuria e tyre për popull e për atdhe deri të ma e shtrënjta-jetën e tyre.

Ndërsa tek "patriotët" e ditëve të sotme çuditërisht po ndodhë e kunderta e saj!

Jo vetëm që nuk sakrifikuan asgjë, e bënë të kundertën e saj, duke e shfrytëzuar fatkeqesinë e popullit për t'u pasuruar tejë mase, ku nga hiqi u bënë milionerë.

Duke u thirrur në gjakun e dëshmorëve, "patriotët" e muarën primatin e  "çlirimtarëve e shpetimtarëve" të kombit , duke u bërë kështu shkelësit më të mëdhenjë të gjakut të dëshmorëve e martirëvë  të kombit.

Pra si rezultat i kësaj situate, shteti i Kosovës nuk është më shtet i qytetarëve, por është shndërruar në shtet të hajdutëve dhe kriminelëve, i të korruptuarëve dhe korruptuesve, i haraçgjinjëve dhe fajdegjinjëve, shtet i skandaleve dhe aferave korruptive.

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur skandalet në shtetin e Kosovës ngarendin njëri pas tjetrit, ku çdo herë protagonist të këtyre skandaleve janë bartësit e institucioneve më të larta të shtetit.

Si rezultat i kontrollit dhe monopolit mbi institucionet, në veçanti mbi sistemin e drejtësisë, drejtuesit e shtetit çdo ditë tallen më popullin përmes luftës më fjalë kundër korrupsionit.

Drejtuesve të shtetit iu mungon përgjegjësia morale në radhë të parë dhe llogaridhënja para qytetarëve të vendit. Ata sillen më popullin sikur të ishin të dërguarit e zotit, ndjehën të pa prekshëm nga ligji, për shkak se ligjet dhe drejtësia janë në dorën e tyre.

Shteti nuk është krejt nocion abstrakt. Në realitet, shteti është pasqyrë e të gjithë qytetarëve. Secili prej nesh jemi pjesë përbërse e shtetit, ndërsa pjesa ekzekutive, legjislative dhe e drejtësë janë fytyra e vërtetë e shtetit.

Kosovës si një shtet i ri që është, i duhet një imazh tjetër nga ky i sotmi.

Imazhi negativ i shtetit të Kosovës në botë nuk është fytyra e qytetarëve por e pushtetarëve dhe politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar në përgjithësi.

Vetëm një forcë e re politike, me figura të reja e jo të ricikluara mund të përmirësojë imazhin e shtetit dhe kthejë shpresat e qyetarëve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora