Mendime
Aurel Dasareti: Shqiptar, mos ik por qëndro si një mur guri!
E merkure, 08.05.2019, 08:00 PM
Shqiptar, mos ik por qëndro si një mur guri!
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au
Edhe në trojet arbërore dielli
shkëlqen, por nuk ngroh për të gjithë.Të korruptuarit në radhët e partive politike,
në emër të partisë (xhepit personal) konkurrojnë me të korruptuarit e partive
tjera, por nuk është në interesin e tyre për të shkelur në gishtat e
njëri-tjetrit, që do të çonte në përdorimin e armëve, prandaj ata grinden kinse
për çështje shoqërore, por nuk vrasin njëri-tjetrin, sepse do të shkatërronin
njëri-tjetrin, asnjëri prej tyre nuk do të mbijetonte.
***
Shtetet dhe ideologjitë e vetëdijshme për
fuqinë, marrin gjak në dhëmbë kur ato përballen me dobësi. Interesat kombëtare
nuk janë diçka që ju mund të vishni si një këmishë. Ajo kërkon përpjekje të
qëndrueshme nga një brez në tjetrin. Kjo besnikëri dhe përkushtim sot është
shumë e ndërlikuar, sepse para së gjithash vendi është kapur nga rrugaçë të
neveritshëm, ndërkaq popullata indiferente (që
nuk shqetësohet për asgjë)e lejon këtë.
Në të dy shtetet shqiptare lulëzon nepotizmi dhekorrupsioni në të gjitha
nivelet. Vendi është kapur nga shpërdoruesit e
pushtetit, para së gjithash nga 3 minjtë e
ujërave të zeza, njëri nga shteti amë dhe dy tjerët nga Kosova. Këta djaj
servil, punojnë (pa mandat) për
copëtimin e Kosovës, krijimin e një Serbie edhe më të Madhe. Çdo ditë
mashtrojnë opinionin me rrena taze për “korrigjime” duke e kaluar kufirin. Krekosen
e kapardisen si kacagjeli majë plehut. Para dy ditësh, në një program televiziv,super-spiuni
shpëtoi pa e hëngër shishen në krye nga trimëresha shqiptare.
“Unë
nuk mund të dëgjoj asgjë që nuk janë fakte por interpretimet e tua. Për mua nuk
është me rëndësi se sa kundërshtarë kam por kush janë ata”, - i thash një “mikut” para disa vitesh.
***
Një debat politik në shërbimin publik kërkon që politik-bërësit,
veçanërisht qeveritarët, ministrat dhe nëpunësit e lartë, të argumentojnë mirë
pikëpamjet e tyre, dhe t'u përgjigjen ndershëm kundërshtimeve kritike nga
gazetarët dhe kundërshtarët.
Në një demokraci përfaqësuese,
politik-bërësit kryejnë veprime dhe vendime në emër të qytetarëve, prandaj një
rrjedhë informacioni para së gjithash duhet të shkojë nga politikanët te
qytetarët dhe ndërsjellë, nga qytetarët te politikanët. A na japin politikanët
informacionin që na duhet për të marrë pjesë aktive në demokraci?
Jo, ata janë hora-tradhtarë në procesin e
shitjes së vendit pa dhanë asnjë informatë, asnjë llogari. Rrezikojnë
pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e vendit, pas shpinës së qytetarëve
indiferent.
Tradhti,është përdorur veçanërisht për veprat penale
që kryhen për t`i siguruar ndihmë armikut gjatë luftës, por përfshin në tërësi
veprimet që synojnë të rrezikojnë pavarësinë e shtetit ose sigurinë nëpërmjet
veprimtarive të paligjshme për fuqitë e huaja, Tradhti ndaj Vendit. Gjithashtu veprat penale kundër Kushtetutës së shtetit - tradhti e lartë.
***
Kush janë me të vërtetë ata që e kontrollojnë botën shqiptare?
Si do të jetë Shqipëria pas heqjes së
sundimtarëve të ligë/keqdashës? Ata janë aq të këqij ndaj Kombit dhe Atdheut të
vet sa që edhe buzëqeshjen e kanë fillzezë.
E gjithë bota shqiptare qëndron nën fuqinë e dashaligësve.Për këtë qëllim, intelektualët dhe atdhetarët kudo që gjenden, përmes
mediave të mirëfillta, duhet t`i njoftojnë njerëzit me situatën e vërtetë, në
mënyrë që të bëhen të vetëdijshëm: Për
t'i dhënë fund veprave të djallit.
Çfarë mund të thotë kjo për ty:
Një shpjegim logjik i problemeve në botën
shqiptare.
Një arsye e mirë për të besuar në një botë më
të mirë edhe tek ne.
Ne menjëherë duhet të fillojmë të punën për
të ndryshuar situatën, sepse regjimi i djallit (djajve) që minojnë çdo përpjekje për zgjidhjen e
çështjeve shqiptare, është i dënuar me shkatërrim, dhe do të përballen me
kiametin, nëse zgjoheni.
Një njeri mund të bjerë shumë herë, por ai nuk është i pasuksesshëm para
se të pretendojë se dikush e shtyu atë. Shqiptari nuk
duhet të mbetet një udhëtar në anije, por më shumë se aq, të jetë pronar i
anijes.
Me shumicën prej jush kam miqësi të
sinqertë, prandaj edhe grindjet duhet t`i kemi të ndershme.