E premte, 26.04.2024, 08:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: 110 vjet Abetare me shkronja Latine

E diele, 17.02.2019, 10:00 AM


110 vjet Abetare me shkronja Latine

Gjatë muajit Mars të  vitit  2019 –

Në Manastir do të shënohet përvjetori i 110 !

Me këtë aktivitet kulturorë  të radhës –

Do të  shënohet dalja e parë e  Abetares !

Me shkronja të  unisuara  si ishte më së mirit –

Ashtu  siç ishin  t’ rreshtuara nga  Alfabeti i Manastirit !

Ky aktivitet do të shënohet në  shenjë t’ manifestimit –

Përgatitur nga Shoqata “Kongresi i Bashkimit”!

N’ këtë Pranverë , manifestim tjetër si drita e qiririt –

Do të jetë 109 vjetori i  Kongresit t’ dytë të Manastirit !

Me pretekst të posaçëm për  idetë  Kombëtare –

  nderit  t’ Mit’hat Frashrit dhe Shtetësisë Shqiptare !

Këto data të ndritshme , ne do t’i shënojmë –

Në mënyrë simbolike , por do t’i  kujtojmë !

Mjafton ata që e duan kombin dhe historinë –

Ku do të bisedohet –  në tryezë të vinë !

Për rolin e ndritur n’ punë  të Mit’ hat Frashrit ,

N’ rast të  parë , të Parashqevi Qiriazit !

Dhe familjes së Qiriazëve n’ përgjithësi –

Që sollën  rreze drite kudo n’ Shqipëri !

Gjilan, më 10.02. 2019. Demir Krasniqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora