E premte, 26.04.2024, 12:20 PM (GMT+1)

Mendime

Arbër Ibrahimi: Pse gjithë kjo e turur pas trupit koordinues

E hene, 22.09.2008, 05:33 PM


Pse gjithë kjo e turur pas trupit koordinues

Shkruan: Arbër Ibrahimi

Me sa po shoh, për dikë trupi koordinues është një institucion më i lart se gjithë të tjerat, që për mendimin tim është paradoks dhe pakurrfar etike.
Pse dikujt nuk i mjafton që shkatrroi gjithëcka me shkuarjen në parlament, tani insiston e këmbëngul në riorganizimin e trupit koordinues. Po mirë vallë a ia keni shpjeguar popullit se si dhe kur u formua trupi koordinues, dhe cfar bëri ky trup koordinues?!

Te nderuar lexues (ju që nuk e keni ditur) i ashtuquajturi Trup koordinues u themelua pikërisht gjatë periudhës së zhvillimeve të luftës në Kosovën Lindore. Ky trup kishte për qëllim të koordinoj strukturat luftarake (Ushrinë, Policinë, Xhandarmerin dhe njësitet tjera speciale serbe) dhe politikën e Beogradit, ku njëherit në këtë trup koordinues është e inkuadruar në mënyra të ndryshme edhe BIA ( ish UDB-ja). Në krye të këtij trupi ishte vendosur në atë kohë ish zëvendës kryeminstri i sërbisë Nebojsha Coviqi!
U formua me qëllimin "për të zgjidhur konfliktin e armatosur në jug të sërbisë", në kuadër të sëcilës do të përfshiheshin Ministria e Mbrojtjes dhe Minstria e Brendshme e Sërbisë, nën udhëheqjen e qeverisë së Beogradit (këtë mundë të hyni dhe ta gjeni në google dhe kush e njehë gjuhën serbe aty mundë të gjeni më gjërësisht në lidhje me krijimin dhe qëllimin e këtij trupi,  http://64.233.183.104/search?q=cache:J_hbOecJPu0J:ëëë.kt.gov.yu/dokumenti/intervju1_n_djurdjevic_sr.pdf+koordinaciono+telo+za+jug+srbije&hl=sq&ct=clnk&cd=7&gl=se&client=firefox-a )! Më vonë inkuadrohet edhe Ministia e Ekonomisë, ku si përqëllim për të larguar vëmendjen e Faktorit Ndërkombëtar dhe Faktorit Politik Shqipëtar (gjë që edhe ia arriti) nga problemi politik në problemin ekonomik, që në fund erdhui koha kur ndërkombëtarët thanë: "U bë një luftë për të ndryshuar gjendjen ekonomike!"!!!
Për këtë dikush nesër do të marre përgjegjësi morale dhe politike!

Mos të harrojmë se një ndër më të këqijat që mundë të përmendet si rast specifik është edhe data e 24 majit, pikërisht kur u bë marrëveshja për ndaljen e luftës në KSL, një ditë më pas, ky trup dha urdhërin e atentatit ndaj Komandan Lleshit - Ridvan Qazimi, njëherit edhe kryenegociator i palës shqiptare, në bisedimet me Beogradin, ku si ndërmjetësues ishte shefi i EULEX-it tani në Kosovë z. Piter Fejt, (i cili kur nuk mundi të rregulloj një qështje me bishtin ndër këmbë u largua nga Kosova Lindore, dhe tani donë të drejtoje Kosovën, gjë që kam frikën se edhe Kosovën do ta shese për putana serbe, që në ato kohë i dërgonte Coviqi në Banjën e Bujanocit)!
Absurdi më i madh në gjithë këtë mesele është se si politikanët tanë mundohen të përdredhin, kur të gjithë, ama bash të gjithë e dijnë qëllimin dhe kohën e formimit të këtij trupi. Dhe në vend se të kërkojnë llogari për vrasjen e Kryenegociatorit Shqiptar që njëherit ishte edhe nje figur e rëndësishme e UÇPMB-së, këta kërkojnë riorganizimin e këtij trupi. Me cfar qëllimi?!
Investimet:
Investimet e këtijë trupi janë zero! Mundë të shihni projektet që janë bërë dhe të gjitha këto janë të kryera me pjesmarrje të ndonjë organizate ndërkombëtare, pusteti lokal dhe qytetarëve të vendbanive ku është bërë një gritje një objekti shkollor, asfaltimi të rrugëve apo ndricimi i tyre me elektirkë! Këtë ju zotrinjë e quani INVESTIM?!
Në fakt unë pajtohem që të organizohet një trup ku dotë quhej TURP! Dhe të gjithë ju politikan të etur për para të hyni aty. Mos harroni NUK KA INVESTIME!
Kërkoni llogari:
Për vrasjen e komandant Lleshit, kërkoni llogari për koordinimin e proceseve të montuara gjyqësore të ishpjestarëve të UÇPMB-së, kërkoni llogari për stërstacionimin e forcave sërbe, kërkoni llogari për sheklje të të drejtave të njeriut, kërkoni llogari për privatizimin e ndërrmarjeve publike pa ju pyetur juve e që i përkasin komunave tona, kërkoni llogari për ozurpimin e tokave shqiptare për ndërtim të bazave ushtarake, kërkoni llogari për politikën homogjene dhe diskriminuese të pushtetit qëndrorë të sërbisë, kërkoni llogari për postblloqet të stacionuara nëpër fshtatrat shqiptare në kufi më Kosovën, kërkoni llogari për planprogramin mësimor të Kosovës që nuk lejon të përdoren lëndët thelbësore si ajo e historisë dhe e gjeografis, kërkoni llogari për përdorimin e gjuhës shqipe (në fshatrat shqiptare të shkruara tabelat me shkronja sllave dhe shqipe kurse në fshatrat serbe vetëm me shkronja dhe gjuh sllave) kërkoni llogari për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare (të cilat na dallojnë shumë nga serbija dhe njëherit na identifikojnë si shqiptar) kërkoni llogari për diskriminim e shqiptarëve në përgjithësi, kërkoni llogari për shumë mveshje të akuzave politike nën kanosjen e tytave të pushkëve dhe sjelljeve të njësiteve speciale, kërkoni llogari për praninë e pjestarëve të policisë ish operativa në Kosovë, kërkoni llogari e mos jepni llogari, për hirë të zotit!
Trupi Koordinues, është një shkelje e rëndë e marrveshjes së Konculit:
Pas përfunditmit dhe demilitarizimit të zonës - që nuk është bërë asnjëherë kjo gjë nga ana e sërbisë por që në fakt ka pas vetëm militarizim, duhej  që territorin e Kosovës Lindorë ta ketë në dorë policia Multietnike (ku edhe këtu nuk shpetuat pa i futë hundët, për të rjep të rinjtë për ti futur polic, për këtë janë dëshmitar vetë ata pjestar të cilët disa pre tyre i keni edhe familjar), dhe politikën orientuese ta ketë në dorë pushteti lokal pas organizimit të zgjedhjve të parakohëshme (që u mbajtën dhe u quajtën si zgjedhjet historike)! Në fakt asgjë nuk ndodhi ndryshe nga më parë se të fillonte lufta.
Ju asnjëhere nuk insistuat që ajo marrveshje të përfillej (edhe pse pajtohem që nuk është kush e di se cka por vetë ju e përpiluat politikan të nderuar), por në fakt vetë ju e neglizhuat duke vrapuar pas pushtetit, ju profiter të paparë në kurriz të poullit!
Nuk ngrtitët qështjen më lart, për të treguar se ky trup koordinues ju pengoi, me shkuarjen e tyre ne seline e NATO-së (ku asnjërui nga ju nuk ishte aty i pranishëm) që u mbajt më 25 prill 2001 në selinë e natos ( http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2001&mm=04&dd=19&nav_id=24418 ) dhe se po ky trup koordinues kush e di cka ka folur atje në të keqe të shqiptarëve, edhe për këtë ju nuk ngritët zërin përderisa në atë kohë aty mundë të takoheshit me Piter Fejt dhe nga ai të kërkoni si ishte e mundur kjo të ndodhte.
Nuk di se ndonjëhere keni reaguar me një letër dërguar këshillit të BE-së, OKB-së dhe instancave të larta të tjera ndërkombëtare për këto shkelje të lartëpërmendura dhe të e politizoni qështjen e mos ta ekonomizoni. Për ju që gjithcka  është PARA!
Kur edhe një pulë aksidentalisht hyn nën rrotat e një makine të një shqiptari në ndonjë fshat serb ajo politizohet nga ana e Serbisë, bilem edhe qeveria ngritet në këmbë, ju heshti si gjynafa nëpër skutat e zyrave të juaja duke patur aty këtu ndonjë takim me palë për ti rrejt ata kinse po punoni me komjutorët tuaja (derisa ju garant jeni nëpër mesengjere duke chatuar),në anën tjetër keni vrasje, zdhukje të njerëzve që kurr nuk kërkuat llogari se ku mundë të jenë këta persona, që i zhduki Serbia ( Zhdukja e Nezes, vrasja e vellezerve Saqipi, Vrasjet ne Malesi të Bujanocit dhe Karadak të Preshevës, vrasja e Komandant Lleshit...e shumë raste të tjera)!
Amnestia për ish pejstarët e UÇPMB-së, mbeti vetëm në fjalë dhe sot për sot ata nuk kanë kurrfar garancie për sigurin e tyre personale dhe familjare, ku në fakt ndodhin bastisje si ajo e fundit në selinë e OVL-së dhe montimin e armatimit në pronën e tijë të pabanuar z. Nazmi Hajrdenit ( http://irc.bujanoci.net/~bujanoci/neës.php?extend.254   ) Poashtu vlenë të ceket se një ndër themeluesit e këtij trupi është edhe nje i kërkuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Kosovë, Goran Radosavljeviq! Që ishte i mllefosur për dështimet e tijë në Kosovë kundër forcave Çlirimtare Shqiptare, dhe tani ai është në liri kurse në burgje treten shumë Çlirimtar, ku në mesin e tyre edhe Komandanti i UÇPMB-së z. Shefket Musliu, për të cilët ju asnjëherë nuk ngritët zërin, edhe pse një ndër ata që projektuan aktin për të mvesh dhe ngritë akuza ishte ky trup koordinues me në krye me Nebijca Coviqin dhe Miqa Markoviqin!

Andaj, për të mos e zgjatur më shumë, kërkoni riorganizimin tuaj politik dhe shoqëror shqiptarë, në vend se të kërkoni riorganizmin e një trupi koordinues, i cili sipas raporteve të tijë, ndjell që qeveria e Beogradit të Stacionojë forca të shumta aty dhe të prolongoje zgjidhjen e qështjes POLITIKE kurrsesi EKONOMIKE, të shqiptarëve. Shqiptarët i kanë mbijetuar gjitha sfidave ekonomike në të gjitha kohërat, dhe do të dijnë prap ti mbijetojnë. Na bëni siguri jo pare zotrinjë, juve po jua lëjmë paret e knaquni me to, sepse në fund garant do të vdisni më të varfur se gjithë ne!

Trupi Koordinues duhet të ndërprej punën e vetë, të kthehet i gjithë personeli i Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendëshme, i Ministrisë së Ekonomisë dhe ata të BIA-së, në Beograd! E ju të merreni me politikë por më ndryshe se deri më tani!

Kërkoni llogari, në mënyr që të keni një ditë se cfar llogarie të jepni!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora