E premte, 26.04.2024, 01:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Fikrije Bylykbashi

E enjte, 05.04.2018, 07:06 PM


Fikrije Bylykbashi

 

NËNTORI NË NJË TJETËR BOTË

 

Një thirrje e sëmurë për të vërteten

të vërtetën e muajit minus në kalendar

ku jam unë, ku qëndroj

atje ku terri nuk ndahet nga drita

atje ku s`ka asnjë kufi

një forcë e madhe, ajo që ndan shpirtin nga trupi

më perplase në universin e vetmisë.

Në universine e vetmisë dhe dhimbjes së pashëruar

atje ku çdo gjë është mjegull.

Eh, sikur të kisha një meteor

për ta strehuar në qenjen time të boshatisur

sikur yjet të marrin flakën e dhimbjes sime

do t’i shtonin  jetë dritës së tyre!

Ju atje nuk dëgjoni qetësinë e boshatisjes?

Në një tjetër botë jeni ju!

Unë dëgjoj thirrjen e qetësise nga një botë

Më të thellë se kjo!

 

(Nëntor, 2015)

 

NË LUFTË ME DHIMBJEN

 

Më kaplove t’u dhash e tëra

Më pushtove u fute thell

Në territorrin tim

Si një ushtri e pamëshirshme

Shumë e papregatitur isha 

Për këtë sfidë

Ecjet  ishin të rënda

Në mugëtirë

Ma zhurrite shpirtin

Eh ky përjetim

Në vjershën time!

 

JETA NUK ËSHTË VETËM

VALLËZIM MBI TRËNDAFILA

 

Kur fillimit i vie fundi!
në fillim ngjitesh si mishi pas thoit
tërhiqesh si bleta pas nektarit
pastaj hidhërohesh, largohesh sa maja e malit.

 

Jeta nuk është vetëm vallëzim mbi trëndafila
komplekse fenomenesh përzihen shpesh herë
kur ne fundin e fundit, shpirti luan melodine e startit
kjo është më tepër se vlerë!

 

SA TË DOJA ATDHE

 

Të isha sot

Sirenë

bashkë me valët e drinit

brigjeve të bunës

të hidhesha e përdridhesha

në gjirine Jonit

mu aty  të ndizesha

flakë,  kuq e zi

do të doja që sot Atdhe

dhe unë të isha atje

te kendoja këngen

që sot  për ty këndohet

në cdo pemë e   gur

atje ku për  ty festohet

me më të bukurin flamur.

Sa do të doja që sot Atdhe

rrugës së kombit të hidhja

valle

rrugës së gjatë

  kufirin askush s`ja di.

veç i pari i zbritur  vet perëndi.

Por  unë Atdheu im

një gjë fort mirë e di

Se  dashnija  i shtrenjti im 

kurrë për ty nuk po venitet

për ditë e vitë veç po rritet!

 

E BARDHË ËSHTË NATA SONTE

 

Vezullon kjo natë nordike
e veshur drite e bardhë nur
natë e bardhë e acart,
akrepat e orës ngrinë në mur.

E bardhë është dhe hëna sonte
yjet me dritë ajo mbanë
me të bardhë të tërin
qiellin veshur kanë.

Simfoni e qiellit flakë e bardhë
e mallit tim
me këtë melodi..
engjëjt hedhin vallen e yjeve!

 

(7 Shkurt 2017)

 

DASHNI PËRTEJ HANËS!

 

Shumë herë përtej bjeshkëve kalova
doja të të shihja vetëm dhe një herë
shumë herë përtej reve fluturova
s`të pash jo kurr as edhe një herë.

Kjo dashni e zjarrtë që dhe bjeshkën shpon
çdo ditë në shpirtë dhe vetëm rritet
mall nga toka në qiell përtej hënës shkon
ah mall i pashuar vetëm përsëritet...

 

UNË T’I DUA BARDHËSITË


Kur dimëron gjatë në veri
Edhe rrugët tua t’i dua
Edhe fshehtësitë.

Dy dekada rrugëve tua
Unë dhe ajo, mot për mot,
Shpeshherë qeshnim nga gëzimi
Por bashkë derdhëm edhe lot!

Kur dhjetori dhe janari
Mua dhe hapat m’i ngrinte
E mendoja shpirtin e saj
Dhe shpejtë zemra ime shkrinte.

Unë t’i dua bardhësitë
O ti vend në vëri
Se ti ruan shumë kujtime
Dhe shumë e shumë përjetime
N’shtëpinë e bardhë mbi shkëmb.

Në Rollvsëjn, shtëpinë mbi kodër
Dua unë të besoj
Që jeton përjetësisht
Ime motër..!!!

 

TE FONTANA

 

Frynte erë rinie
erë dehëse
endorfin, adrenalin
te student fontana në Prishtinë

Erë helmete, orë policore
e gjaku vlonte në damarët
jetë gjallëri rinore
fluturonim merrnim malet

Dehje nga tingujt e kitarës
që luanin djelmoshat flokëgjatë
shkriheshin vashat dhe ndiqnin pas
më këngë mbrëmjeve katë më katë

Erë helmete orë policore
erë hekuri të vinte pas
energji e zjarrt e bukur prore
erë lufte vinte megjithatë!!!

 

KUJTIMET


Mendimet valviten ngaherë
me shpëjtësinë e dritës rrokullisen
të bukura ishin vjeshtat do herë
Me shpejtësinë e tokës rrokullisen mendimet,
s’më kujtohet si ikën ditët, vitet me rend
si hapë e mbyll këtë portë të zezë,
s’më kujtohet as së si u gjenda unë në këtë vend.
Mendimët rrokullisen në pranëverë më çojnë
shoh këtë gjeth në formë e gjallëri
s’më kujtohet se si, sa hapë e mbyllë sytë
Iku dhe jeta e tij...

 

PARDJE PASHË PARAJSËN!

 

Me sy e pashë, e bëra dhe pikturë
sa e bukur, sa paqësore
pash dhe engjujt e mi aty
bashkë me shpirtat e mirë
të gjithë në harmoni.
Ata festonin atë ditë, prisnin
ardhjen e një shpirti të mirë,
që la këtë jetë mashtruese
e cila e futi në lojën e saj,
në dallgët e saj, duke e përplasur

sa andej e sa këndej...
Këtë botë lakmitare që të tërheq
si nektari bletën, për punë dhe vetëm punë.
Një lajkatare,
e ndërtuar nga substancat e hidhura e të ëmbla.
Kjo botë që të shpie në labirintet e saj të iluzionuara,
duke qenë gjithmonë në kërkim të perfeksionimit,
sakrifikimit, dhe në fund fare të ndërpren
ekzistencën aty kur ti vërtetë do shijosh pak
atë të ëmblën, për të cilën ishe në luftë
gjithë kohën.
Në fakt qëllimin e ardhjes sonë në jetë
Vështirë ta kuptosh!?!
Eh, në Parajsë, shpirtat prisni!

 

KONTAKT ME NATYRËN

 

Liri në hapësirë
Kur jep dhe merr dashuri
Lorena jep bukën shpezëve
Merr kënaqësi
Lumturohet
Ajo ec me hapin e saj
Të një fëmije që shpërndan
Jo vetëm bukë për shpezët
Por gjithë çiltërsinë e brëndshme
Me energjinë e saj pulëbardhat
Marrin qiellin
Hapin krahët e bardhë
Të bardhë si zemër fëmije
Të bukur si fytyrë vajze
Përmes pulëbardhave
Ajo imagjinon liri për vajzat
Paprekshmëri
Të egërsohen t’i qesin kthetrat
Kur u bëhen padrejtësi
Ashtu si pulëbardhat kur
Ua marrin grabitqarët bukën!

 

SOT NË PREKAZ

 

Jam unë një miniatur e lisit tim të jetës,
e lisit tim të brendshëm.
Jam aty duke prezentuar një fizik emocional,
intelektual, spiritizëm,
bazuar në harmoni me lisin tim të brendshëm,
lidhur fort, fort me rrënjën aty!
Një miniaturë që unë shoh me sy
ndrin në formë formulare
dhe errëson ato barbare.
Me lule te koka me ngjajnë
simbole në formë të një formule trashëguese,
dhe fare në ballë, një emërshenjtë,
i gdhendur bukur në një gur,
mbuluar me kurora
më ngjanë në engjëllin Gabriel,
si një prezantues i forcës së Zotit.

Engjëlli i Zjarrit,
Engjëlli i Luftës!

(5 Mars 2016)

Fikrije Bylykbashi u lind në Bicë të Lipjanit. Studioi në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Prishtinë dhe Pedagogjinë gjithëkulturore dhe speciale në Norvegji. Studion Psikologjinë në Oslo. Jeton dhe punon në Norvegji. Prej vitit 1998 ka punuar si mësuese e gjuhës norvegjeze për të huajt, ndërsa nga viti 1999 si mësuese e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë. Gjithashtu ka punuar si Moderatore (drejtuese) në Radion ”Mërgimtari”. Shkruan poezi dhe prozë për të rritur dhe fëmijë. Ka të botuara 3 libra, nga të cilat një përmbledhje me poezi për fëmijë: “Princi me Lule”, Zef Serembe  Prishtinë,  2006, një libër me poezi dhe prozë (“Thirrje pa Zë`”, Toena, Tiranë 2010), dhe një tjetër me tregime për fëmijë (“Në rrugën e Drerëve”`, Prishtinë 2012), etj.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora