E shtune, 27.04.2024, 10:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Vahit Nasufi: Gënjeshtari

E diele, 01.04.2018, 07:44 AM


Vahit Nasufi

 

GËNJESHTARI

 

T`thurish vargje apo t`këndosh,

E mira është, dikë t`lëvdosh,

Por, nëse dikë e kritikon,

Sigurisht se ai e meriton.

 

Jem një popull shumë bujarë,

Andaj duhet t`jemi krenarë,

Fatkeqësisht ndër shqiptarë,

Ka dhe njerëz gënjeshtarë!...

 

Ai ndër burra kur bisedon,

Askush atij nuk i beson,

E njeh rrethina si rrenacak,

Respekt ndaj tij s`kanë aspak.

 

Gjithë natën do t`mendojë,

Kë dhe si do ta mashtrojë,

Sa të holla t`i kërkojë,

Për të cilat ka shumë nevojë.

 

Provon fatin te t`afërmit e vet,

Shkonë te dera dhe u troket,

Me pretekst, kinse i viziton,

Pas pak qëllimin ua tregon.

 

Pas ca bisedash me kushëri,

Ia nisë miku me dinakëri,

Vazhdon bisedën më tutje,

Unë kam ardhë, për një lutje.

 

Një hall t`madh thotë - e kam,

Për pak t`holla shumë ngusht jam,

Thotë  - se ka shumë probleme,

Fjalët e tij, janë thash e theme.

 

Nëse tash ti më ndihmon,

Prej kësaj gjendje më shpëton,

Më vjen turp të dal n`qytet,

Si t`ja bëj hallit, vaj me det,

 

Pa fije turpi i ka mashtruar,

I japin t`holla sa ka kërkuar,

Faleminderit u thotë – shumë,

Besoj se tash do t`kryej punë.

 

Shumë të lutem kushëri,

Për këtë punë mos di njeri,

Ta jap fjalën se s`të gënjej,

Shpejt të hollat do t`i këthej!?

 

Posa qëllimit ia arrinë,

E gjeta thotë - dhe një viktimë,

I merr t`hollat n`xhep i shtinë,

Në shtëpi askush s`e dinë.

 

Kur vjen afati borxhin të këthejë,

Mendohet mirë se si t`gënjejë,

Prej së largu kur të sheh,

Ndërronë drejtimin për t`u fsheh!...

 

Në shtëpi kur i shkojnë,

U thotë - njerzve mos e tregojnë,

Nuk lajmërohet se ka frikë,

Mendon se si dhe ku të ikë!...

 

I mbush me borxhe deri n`fyt,

Kur i merr, veten s`e pytë,

Prej ku dhe kur, do t`i këthejë?

Deri kur kështu do t`gënjejë.

 

Të punojë s`mendonë fare,

S`jetohet me vepra gënjeshtare,

Shet pasurinë që ia lanë t`parët,

Kështu i dënon Zoti gënjeshtarët!...

 

Dihet mirë se çdo fillim,

Një ditë ka dhe mbarim,

Rrethi tij kur do t`ngushtohet,

S`do t`ketë më kujt t`i ankohet.

 

Kështu plaket duke gënjyer,

Shumë borxhe ka pa i këthyer,

Dhe pasi ai të ndërrojë jetë,

Borxhet mbi shpinë do t`i ketë!

 

Nëse dikush mashtron dikend,

Një gjë duhet ta ketë ndër mend,

Le ta di mirë se ka gabuar,

Se ai veten e ka mashtruar!

 

Ai që vetes i thotë burr,

N`jetë s`duhet t`rrejë kurrë,

Mjerisht ka shumë njerëz të till,

Gjithmonë për ta është një prill!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora