Kulturë
Qazim Shehu: Edhe akulli shkrin në ciknë
E hene, 26.03.2018, 06:18 PM
EDHE
AKULLI SHKRIN NË CIKNË…
QAZIM SHEHU
Portë hekuri mbetet varfëria
Portë çeliku mjerimi,
Edhe pse drejt tyre me mijëra
Vërshojnë fjalë ngushëllimi,
Dhe s`i hapin këto porta,
Salduar nga indiferencë e shoqërisë,
Sa herë fati shkopinj në rrota
I vë vafrfërisë,
Dhe sa herë zemërçeliktët pasanikë
Mjegullohen prej qartësisë,
Kur nga pasuria s`u pikon një pikë…
Edhe akulli shkrin në ciknë,
Zemra e tyre s`di të shkrijë asnjë ditë…
KUR VI J TEK PRAGU I DERËS
Kur vij tek pragu i derës
Rroben e hapësirës heq dhe e var,
Në një kremastar të erës.
Për t`u veshur me rroben e shtëpisë,
Po ky ajër i ngrohtë nuk i ngjet pranverës
As gurgullimat e gruas nuk u ngjasin,
Mjaullimave të erës,
Hapësira është jashtë,
Brenda shtëpisë e ndjej veten
Si zogu në guackë,
Ngrohtë,i qetuar,komod,
Veçse diçka mbetet jashtë
Që nesër nuk e di a e gjej dot…
RRUGA E KAFENEVE
Me dendësi vargu vjen Neruda
Dhe ma ngushton rrugën,
Rruga merr disa rrudha
Kur kujtoj Nerudën…
Ndal diku dhe një pemë
Një litar rrezje mban në qafë,
Dhe më vijnë në mendje ata që qenë
Poetët inkoshientë gjithë gafë,
Verleni…,kalo dhe qëndro
Tek kometa Artur Rembo,
“Çjemi ne,thosh ai,
Kometë në një vazo”
Ku e gete këtë varg, gjeni
Se me këtë varg më plase.
Rend shpirti im në muzg,
Eshkë e ndezur nga një xixë,
Po tymin s`ia sheh kush,
As zjarrin që s`përton të ndrisë…
Nuk kam nevojë për asnjëri
Përderisa shoqëri më bëjnë
Nerudë,Rembo,dhe çdo varg i ri,
Që fytyrën e tyre imagjino…
Ndaj do ta quaj rrugë të poetëve,
Edhe pse kush poezinë s`e do,
Mjafton që një njeri të ecë në të netëve
Dhe me poezinë e tyre tento,
Qoftë t`ua kujtojë në një bisedë të kafeneve,
Në këtë rrugë që kafenetë i ngop dhe i mjero…
QESHI NJË VAJZË…
Më qeshi një vajzë,në të vërtetë buzëqeshjen
E kish harruar në një tradhti,
Ajo vajzë dinte vetëm të qeshte,
Sot e qeshura është e lehtë,
Dhe s`është e vështirë një hipokrizi
Ta mbash në kuletë, si një mundësi
Kur e ngop me paratë për të blerë liri…
Më qeshi një vajzë dhe kërkova buzëqeshjen
Atë që del nga shpirti me çiltërsi,
Po nuk e gjeta, diku ngërdheshjen
Ia kishin vënë në pritë për kufi…
Dhe u trishtova,të them të drejtën
E qeshura sot nuk kuptohet
Sa mund të quhet përv(q)eshja që tërbohet…
PISHAT
Pranvera pemët me u niforma i veshi,
Dhe i nxori në paradën e bukurisë,
Uniform lulet,uniform gjethi,
Një uniformë që i vishte gjethërisë.
E mërzitshme pranvera,s`lë gjë pa veshur
Edhe një gur e veshi me bar,
E dyndur me veshjen e saj të etur,
Uniformohet edhe qielli sqimatar;
Dhe kujtoj dimrin,që zhvesh çdo gjë,
përveç ca pemëve që rroben e gjelbër nuk heqin,
po ato në pranverë sikur s`i vë re,
sikur ata pranverës ia dredhin…
PUTHJA
Të rinjtë sot puthen në publik,
Dikur nderi tradicional nuk i qaste;
Po kush nuk i vë re,dhe puthja për një vëmendje
Do plaste…
Duke kujtuar dirsjen e buisur të mbrëmjes
Kur puthja thurte një inxhi,
Që shkëlqente prej ëndjes
Në fshehtësi…
Si çdo gjë që bëhet në publik
Edhe puthja mori një të drejtë,
Edhe pse fshetësia forcën ia rrit
Ajo s`ka kohë të vonohet në këtë të fshehtë,
Para e presin marrëveshjet,dashuritë në epruvetë,
Kalimet e kufijve, harbimet,
Dhe ndarjet,e këtu bie në pikiatë tatëpjetë,
Pa gjetur një pistë,
Pa gjetur një të fshehtë…