E marte, 06.05.2025, 08:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Eshtrat e pëllumbit

E shtune, 24.03.2018, 09:11 AM


Xhevahir Cirongu

 

Eshtrat e pëllumbit

 

Eca, ashtu ngadalë mbi atë lëndinë

I vetmuar  dhe me plagën  -  trishtim,

Edhe gjethet e pemëve ishin zverdhur si dylli

Që të dy, as vet s’e dinim ç’kish ndodhur

Një tragjedi fshehur ajo lëndinë mbante në gji.

 

Ishte kohë e largët që kish ndodhur, sigurisht

Rëkonte toka dhe eshtrat nga ajo tragjedi,

Një korb i pashpirt i zuri  besës  pusi

Ah, atij pëllumbi të paqes i vrau

Të shtrenjtën – Liri!

 

Kohët e largëta  si hekuri ishin ndryshkur

Sigurisht, edhe lulet aromë s’kishin më;

Te eshtrat e pëllumbit të paqes

Lotin e hidhur dhe ngushëllimin e fjalëve

U linin eshtrave çdo ditë aty.

 

U lutem, hapeni atë varr pëllumbi

Këmbanat e shekujve aty dëgjohen edhe sot,

Te  hapi im,  koha histori na  thërret

Pëllumbi dëshmor ka vetëm jetë.

 

Hapeni atë varr o njerëz të mirë

S’e në eshtrat e gjoksit të atij pëllumbi;

Do të gjeni të shkruar me gjak

Fjalët plotdritë:Atdhe, shqiponjë e Liri!

 

Durrës, 09. 06. 2016



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx