E marte, 06.05.2025, 08:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Sulmina: Ti prapë je e bukur

E enjte, 22.03.2018, 08:00 PM


Shefqet Sulmina

 

Ti prapë je e bukur

 

Ti je e bukur, prapë aq e bukur

Dhe po vjen të piqesh me mua.

E bukur është dita edhe rruga,

Klubi, tavolina e shtruar,

Që duken se pinë dhe qeshin me mua.

 

Për mua ajo që më bën të pi dhe të qesh je ti

Njëzet vjet pa të takuar!

Pyes veten kur do të mbërrish të pish

Dhe të qeshesh si dikur me mua.

 

Edhe bora që pi dhe qesh,

Pi dhe qesh me ty,

Edhe era, edhe sythet e rinj,

Edhe ata pinë dhe qeshin me ty.

Këto ja them vetës,

Ndërsa ti po vjen të piqesh prapë mua,

 

Të gjithë të vjetër e të rinj

Kthejnë kokën dhe pinë, qeshin për ty.

Pi, qesh edhe deti në rërë, mendoj dhe them për ty.

Pi, qesh edhe lumi në mal,

Pi, qesh edhe mali në qiell,

Edhe qielli në diell.

 

Njëzetë vjet pa të parë!

Koha bluan yje dhe miell prapë...

 

Edhe flokët e tu pinë qeshin në erë,

Era pi dhe më qesh në deje.

Pranvera pi, qesh edhe ajo,

Pi, qesh si dikur nga sytë dhe gjinjtë e tu.

Pinë, qeshin edhe kangjellat hekurta nga lulet,

Lulet dhe kangjellat pinë dhe qeshin me ne

Me kohën kur u ndamë.

 

Të gjithë pinë, qeshin dhe dehen për hesap të tyre

Edhe unë pi, qesh me ty për një dashuri të hershme

Dhe ti pi, qesh me mua për një dashuri të pavdekshme.

 

Pse mos të piqeshim bashkë?

Koha bluan yje dhe miell prapë...

Ti je e bukur, aq e bukur

Sa njëzet vjet më pare!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx