E marte, 06.05.2025, 07:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Votimi i demarkacionit me Malin e Zi

E diele, 25.03.2018, 09:34 AM


Parodi :

 

VOTIMI I DEMARKACIONIT ME MALIN E ZI

 

Këndon bylbyli në kafaz –

Deputetët na u banë gaz !

 

Del bylbyli prej kafazi –

Deputetet na i mbuloi gazi !

 

Në Kuvend , bombolat plasin –

Deputetët po i pëlcasin !

 

N’ vend se t’ bëjnë ndo ‘i  gjest përkëdhelës –

N’ Kuvend, hedhin gaz lotsjellës !

 

N’ vend të ajrit me parfym –

Në Kuvend , po thithin tym !

 

Deputetët e pa koka –

Malit t’ Zi , po i falin toka !

 

Për t’ votuar demarkacionin –

Ca liderë dhanë versionin !...

 

Krijojnë popullit vatra krizash –

I mashtrojnë me liberalizim vizash !...

 

Kush falë vendin copa – copa –

Nuk e do për jetë Evropa !

 

Kush për viza , krijon kriza –

Ka me i ikë për jetë kërthiza !

 

Deputetët janë mbledhë n’ Kuvend –

Njëri – tjetrit po i shesin mend !

 

Tanë tue shitë patriotizëm –

Kanë qitë vendin në kataklizëm !

 

Gjilan, më 21.03.2018 . Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx