Kulturë
Hasan Blakaj: Lamtumirë ju kreshtat tona
E shtune, 24.03.2018, 09:40 AM
Lamtumirë
ju kreshtat tona
Heu, ju pjellë e tradhtisë
Që sollët zinë shtëpi për shtëpi
Gatuar në sofra të Serbisë
Tuj falë tokatë Malit zi
Po a ka gjë më të nëmur
Se me i vu vetes emrin tradhtar
Po a ka gjë më të çmendur
Se me e gjymtua Kombin Shqiptar
Si qyqet u mblodhët në kuvend
Tuj bërë leqe e dredhi
Tuj folë mbrapsht, vend e pa vend
Se këto bjeshkë nuk janë Shqipëri
Po harroni o ju legena
Se kjo tokë është e jona
Qe nga Dokla e Dokleatëve
Gjerë të Arta e Valona
Po harroni or ju tradhtarë
Emër ky që ju ka mbete
Gjysh e Axhë që mu vranë në Shkallë
N´ varret e tyre nuk prehen më të qetë
Ngrehu nga varri o Tahir Selmani
Edhe i herë qëndro në Kullë
Nxirr manzerren maje shkambi
Se, s´paske lanë n´ Shqipëri naj burrë
Mallkuar qofsha që ju besova
Tu ju ndihmua me gjakun tim
Me para e krejt çka pata
Kurrë s´besova në këtë tradhtim
Mallkua qofsha që ju ndihmova
Tue besua në t´ shtrenjtën liri
Se do të luftojmë gjerë në flijim
Për ta berë një Shqipëri
Lësho një za o Axha im
Që le eshtrat në Beranë
Ku tanë jetën në të zeza
Le të veshur të zezën nanë
Lot për faqe, po m´shkojnë rrëke
Kur po i shkruaj këto pak fjalë
A ka burra n´ këtë tokë mbi dhe
Turrin horrave më ua ndalë
Heu! Po ditë të zezë i sollët kombit
Gjak dëshmorësh tue shkelë
Për inate e për kulltuqe
Popullin tuaj shkoni tue mjelë
Jeni horra jeni tradhtar
Tue e shfrytëzua këtë popull të shkretë
Damkë vetes i vutë në ballë
Athua çfarë të zeza tjera ju kanë mbetë
E vratë veten më dorën tuaj
Për kolltuk e për para
Të ndihmuar nga serb e të huaj
E bëtë veten maskara
O, ju popull, që flini në gjumë
O ju popull, populli im
Pashë atë bjeshkë a pashë atë lum
Zgjohu nga gjumi e merr një zgjim
E, mos rri si qyqe në degë
Tuj shikua e tue fjetë
Kurrë një e mirë për zot s´të ka mbetë
A po e sheh se je tue u djegë
Zgjohu nga gjumi o populli im
Për të sjellë dritë e dituri
Bëri zapt këta vrasës e bandit
Sjell vetvetes lumturi.
Dr Hasan Blakaj, Stockholm 23 mars 2018