Kulturë
Tahir Bezhani: Iliaz Bobaj figurë e shquar letrare
E premte, 30.03.2018, 08:57 AM
Tiranë: përurim i suksesshëm i veprave të Iliaz Bobajt
Mujë Buçpapaj, momenti i hapjes së përurimit të veprave të Iliaz Bobaj
ILIAZ BOBAJ FIGURË E SHQUAR E LETRAVE SHQIPE SOT
Nga Tahir Bezhani
Shkas i takimit të shumë krijuesve e dashamirëve të artit letrarë, dje në Tiranë, nga shumë vende të Shqipërisë, e disa qyteteve të Kosovës, ishte përurimi i tre veprave të krijuesit nga diaspora, z. Iliaz Bobaj, i cili ka shumë vite që jeton, punon e vepron në Patra të Greqisë.
Me 24. mars 2018, ky krijues i shquar e përkthyes me talent të rrallë, nga gjuha shqip -greqisht dhe anasjelltas, ne sallën e UNESCOS, te Muzeut Historik në Tiranë, përuroi tri vepra të rëndësishme dhe të mirëpritura nga te pranishmit dhe lexuesit anekënd vendit tonë. Këtë radhë u përuruan këto vepra:
Antologji poetike: Kavafis, Seferis, Elitis e Rikos, përkthim nga gjuha greke në shqipe.
Antologji e Tregimit Satirik Botërorë, ”Nuk rroj dot pa grindje”, me autorë të mëdhenj të satirës botërore, (përkthim), si dhe;
“Shkolla e diplomacisë”, fabula, vepër e autorit.
Gjithë aktiviteti ishte organizuar nga Qendra Kulturore “Nacional” në bashkëpunim me “Anna-Tours Compani”me shoqatën “Emigranti” nga Patra e “Korça” Greqi. Modelimin e këtij evenimenti kulturore e udhëhoqi poeti i mirënjohur e drejtuesi i gazetës “Nacional” zoti Muje Buçpapaj, i cili foli edhe për rëndësinë e veprave dhe për autorin e tyre, si një personalitet i rrallë i letrave shqipe sot.
Për veprat e krijuesit Iliaz Bobaj, me fjalë mjaft të zgjedhura folën shumë personalitete e krijues në këtë manifestim, por ato më “zyrtaret” ishte fjala e Profesor Martin Mato, Pandeli Koçi, poeti e kritiku letrarë Qazim Shehu, poeti nga Durrësi, Nikolla Spathari, të cilët me fjalën e tyre mjaft koncize e të mprehtë, zgjuan kureshtjen e të pranishmëve në sallën magjepse të përurimeve me niveleve të tilla te Muzeu Historik në Tiranë. Të gjithë folësit që morën fjalën të flasin për veprat e zotit Iliaz Bobaj, shprehen mendimet e tyre pozitive, duke vlerësuar lartë gjithë krijimtarinë e autorit, e në veçanti, rrolin e tij si përkthyes nga Greqishtja në Shqip, ku me punën e palodhshme, ka pasuruar letërsinë tone, duke përzgjedhur penat më të njohura të poezisë greke, poet Nobelista, që i kanë dhënë shumë letërsisë botërore. Por, nuk u la anash pa përmendur edhe përkthimet nga gjuha shqipe në atë Greqishte, kështu, duke bërë të mundur që edhe penat shqiptare të “flasin” në gjuhët e botës së qytetëruar.
Nikolla Spathari, majtas, me mikun e tij nga Durrësi.
Migena Arllati, profesoreshë nga Gjakova, duke folur për veprat e Iliaz Bobajt.
Në sallën magjepse të Muzeut Historik në Tiranë, ishte e pranishme edhe artistja e madhe shqiptare, ikona e filmit dhe e skenës shqipe, z. Margarita Xhepa, e cila, ani se në moshë të shtyrë, e magjepsur nga interesimi dhe kultura dominuese në sallë, mori fjalën duke përdorur fjalë tejet të zgjedhura për autorin e librave, zotin Bobaj.
Iliaz Bobaj, duke falënderuar artisten e madhe shqiptare, zonjën Margarita Xhepa, për fjalët e ngrohta e respektin për autorin.
Në fund lexoj një poezi nga Ali Podrimja i madh, recitim i cili preku të pranishmit në sallë me fuqinë artit të saj recitues dhe me forcën poetike të poezisë së Podrimja.
Si zakonisht në çdo lloj përurimi, fjala e autori, e z. Bobaj ishte përfundimtarja e takimit të djeshëm në Tiranë, i cili, i ndikuar nga rrethanat e përurimit, interesimi, kultura, fjalët e thëna e shume gjera tjera të mirësisë, falënderoj masën me fjalët me të bukura, me një tonë nostalgjik, duke e ndjerë e ndarë gjithë gëzimin me të pranishmit.
“Më dhatë gjitha lulet botës, më falët gjitha fjalët e zemrës, më mbushët zemrën kënaqësi për të cilat do u mbetem borxh gjithmonë”- u tha të pranishmëve Iliaz Bobaj. Pasuan duartrokitje të gjata e me shume respekt.
Ne mes Kurtit e Bezhanit, Teuta Pango.
Pamje nga përurimi në Tiranë.
Për “mjaltin në fund”, shërbeu, zonja Teuta Pango, e cila me talentin e saj, nga repertuari i pasur prej një këngëtareje me nam, në kërkesë të shumicës, interpretoj këngë, duke emituar ta madhen Vaqe Zelen e ndjerë. Me interpretimin e saj, të pranishmëve ua mbushi sytë me lot......