Kulturë
Shahin Ibrahimi: A jemi njerëz
E premte, 30.03.2018, 11:43 AM
Shahin Ibrahimi
A jemi njerëz
Dhe shikimi më është mërzitur
Nga rrugët e lagjes tërë gropa,
Na shkoi jeta duke pritur
Të na hedhë një sy Europa.
E trishtuar sheh balestra
Breng e saj më djeg në shpirt,
Se projektet flejn në letra
Me kandila vëndi s`ndrit.
Kalojn vitet ndryshon mosha
Fati jonë ka qënë recetë,
Qielli i ëndrrës fle në kosha
Të ardhmen e kanë mbuluar retë.
Sa afron ditë e votimit
Premtimet nxjerrin në sfilatë,
Zemrat tona ndjejn zhgënjimin
Mjerimin mbulojnë shakatë.
Na ka humbur krenaria
Tymi i kohës e mbuloi,
Kur të grryen varfëria
Për fjalë shpirti ska nevojë.
Rëra bën apel
Kemi mall në moshën e pleqërisë
Kur kujtojmë Plazhin e virgjër,
Nga pishat e lulet i afrohemi rinisë
Por shpirti rënkon i mërzitur.
Rèra është shtypur prej malesh betoni
Pallate pa fund çdo pëllëmbë,
Tabela privatësh na thonë:- Mos kaloni!
Një pamje e trishtë, që të dhambë.
Nën këmbët e mia rëra rënkon
Nga nipërit e xhaxha Maliqit,
Notë proteste ajo ju dërgon
Dhe i bën pèr ju protestë ligjit.
Vallë çdo mendojnë brezat që vijnë
Sa shumë që do ju shajë ky vënd
Me bëmat që bëtë do fillojë historinë
Dhe ju do ju hedhë në një kënd.
I thërras ndryshimit.
Në avujt e mërzisë fshij të djeshmen
Të gjej sado pak ngushëllim,
Në shina të ndryshkura shoh të ardhmen
Sa makthet, më rrëmbejnë pa pushim.
Nga pritja e gjatë jam thërmuar
Këtë kohë asnjëherë se kam pritur,
Me mjegull pikëllimi supe mbuluar
I lodhur, i vrarë, i drobitur.
Sa herë ndryshimit i çoj zëra
Por ai s`vjen t`më rrijë përballë,
Parimet vdesin si shumë gjëra
E sotmja e dehur vjen vërdallë.
Mi vrau mushkritë pasiguria
Errësira e bën lulen pa vlerë,
Në fund të botës po shkon rinia
Të rrish këtu është si humnerë.