E shtune, 27.04.2024, 12:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Lindita Kopliku: Durimet e shpirtit

E hene, 02.04.2018, 10:33 AM


Lindita Kopliku

 

SKICË

 

Pema e shkollës m’u kujtua sot kur vitet shpejt kanë ikur, si rrezet e diellit mbas cipës së qiellit perëndojnë. S'e harroj shkollën time me tre kate, atje rrëzë malit gjelbërosh. Shkollë e re, me ngjyrë të verdhë si lulet në kodrinë, atje ku gura rridhte ujin e argjentë. Luanim me shoqe, sa shtëpinë e harronim. Oborri ndarë me fusha rrethuar me pemë. Kujtim kanë ngelur, nga të miat duar. Në klasën e gjashtë mbolla të gjashtën pemë. Eh, në krahun e majtë të murit, e lashë kujtim ndër vite pemën e çmuar. Simbolin tonë rinor, e cila u rrit me mua bashkë me vitet që kaluan... Erëra e stuhi i përballoi kohës së mbetur si dëshmi e një brezi që njohu edhe vështirësi. S’e di se ky simbol, ende ekziston!

 

VJESHTA MAGJIKE

 

Spektakël është vjeshta mes ngjyrash. Në çdo anë sjell mallin e nostalgjinë që shpirti jonë me vite tretur e mbanë! Ka trokitur kjo stinë me shirat e lëhtë, si pikat e vesës, rrëzuar mbi gjethe. Rrugën e lanë shiu i butë. Lagen njerëzit, të marrë dhe të urtë. Plazhet boshatisen. Sezoni i verës mbaroi shpejt. Tërbohen dallgët e detit, Erërat nuk pushojnë. Fushat humbin vezullimin me tapet mozaik, si ylberi. Ndërrohët stina e vjeshtës së artë. Pamje magjike. Në brendësi ndjen trishtim. Mos vallë për verën në largim! Dhe shiu që vjen me rrëmbim. Fëmijët, studentët në auditor nisin dijet për shkencat, letërsinë, gjeologjinë, minierat... Dhe vajzat veshur bukur, mbulohen nga fresku stinor. Zbukurohen nga frutat vjeshtorë. Fryrë janë lumenjtë. Thatësirë s'ka më. Më pëlqen kjo stinë. E dua vjeshtën çdo ditë, ashtu të artë në zemrën time ka zënë vend.

 

DURIMET E SHPIRTIT

 

Me hënën ngushllohem

Shprtin detit dhuruar ka

E bukura në breg të detit.

Kujton ditën e vjeshtës

Dallgët e asaj mbrëmjeje

Ku goditjen e parë mori

E shkreta vajzë...

Në thellësinë e pafund

Sytë e trishtë nga qielli

Ia ndriçoi shpirtin hëna...

E ngushëlloi me rreze drite

Jëtën ta vazhdojë...

Lotët me dhimbjen dalin

Bisedon ajo vërtetë?

Me zemër të coptuar

Dallgët keq tërbohen

Me lot në sy të qetësohet pret...

O Zoti im, ky mallkim

Pse shpirti dhimbjen s’e duron

Si një e pa shpresë

Një tufë me trëndafila

Mes dallgësh hedh

Për të ngelur kujtim

I dashurisë së vërtetë.

 

PA TITULL

 

Ka gjë më hyjnore

se sa qielli kaltërosh

se sa buzëqeshja e yjeve

se sa bari gjelbërosh

se sa deti i gjerë i pa anë

në behar, liqenjtë, pyjet

malet me kreshta të larta

kur del nga shpirti mërzia

duket më hyjnore dashuria

 

MAGJIA E DASHURISË

 

Në buzët e saj trëndafilen gjeti

Në mjaltë nga kosherja e bletës

Dy zemra flasin duke trokitur

Puthjet shkëmbejnë

E ëmbël dhe hyjnore

Magjia e dashurisë

Vetë Zoti e fali...

 

FLUTURAT

 

Flutura krahëshkruara
Lirshëm fluturoni
Mbi lulet

E çdo ngjyre qëndroni
Fushës gjelbëroshe
Bukurinë ia shtoni...

 

HËNA MAGJIKE

 

Një varg mendova
T'ia dhuroj hënës,
Pasqyrë e lartësisë qiellore
Shkëlqen si diamant

Fshehtësitë e natës mbart
Dhe kur mbi re humb

Yjet lë dëshmitarë
E plotë, plot zjarr,
Bukuri e rrallë...

Me ty bisedoj

Sa herë guxoj
Zëmëruar jam

Se ngjitesh mbi re
Drieën e zbeh...
S’të pëlqen zemërimi
Krejt botën kërkon

Me shkëlqimin tënd
Ta mbrosh e zbukurosh.
Ah moj hënë, e bukura hënë
Sa puthje ti mëshëf
Dëshmitare e dashurive
Në mirësi po hesht
Hesht dhe ndriçon gjithësinë
Të marrë dhe të urtë
Ta kundrojnë lartësinë
Të ta prekin mirësinë.

 

SHIU I VJESHTËS

 

Edhe pse jetuar në kohë

Ndjehemi të shokuar

Si shiu i rrëmbyer

Dalin kujtimet...

Lënë gjurmë shpirtit

Shiu i vjeshtës i pastron

Pluhurin e kohës e largon.

Hapet një dritare

Vëmë re, shohim botën

Dhe vetëveten sa herë

Ecim rrugëve të jetës

Shikojmë horizonteve

Qiellin nga rrezet përflakur

Diellin e ngrohtë

E ndjejmë në shpirt.

Kur gjejmë njerëz të mirë

Jeta jonë merr kuptim

Është Zoti që na vështron

Dhe që shpesh vuajmë.

Mos të gabojmë

Fjala gabova

Është një intermexo

Ku shpirti ka ndjerë

Dhimbjen...

Verbon një bilanc qetësie

Si një refleks i lindur.

Vargu vjen me ngjyra shprese

Tërheq një dhimbje apo siklet

Për gabimet në jetë...

 

PSE QAJMË?

 

Në jetë vijmë duke qarë

O fëmijë pse habitesh

Në pafajsinë tënde engjëllore

Nëna përkëdheljet dhuron

Po ti dritën e diellit vështron

Mundohesh të buzëqeshish!

Të rrëmben vorbulla e jetës

Me llastimet e dhimbjet e saj.

Loti rrjedh në syrin plot shkëlqim

E bukur rini të rëmben!

 

AH DASHURI!

 

Sa e bukur dhe e pabesë je!

Loti i kristaltë mbin mbi faqe

Buza dridhet në dëshprim

A e ndjen kush shpirtin që dhemb?

Veshë a kanë ta dëgjojnë

Klithmën shpirtërore?

Lotët në gërma po i kthej

Vargun në to gërshetoj

Mbi fletën e bardhë

Zemrën pikturoj.

Eh fat i mjerë

I shkurtër dhe në jetë

Ashtu e lagur me sy lotësh

Paska qenë e thënë

Mbushur det, detra dëshprimi

Në rrjedhën e pusit

Dhimbje pikuar

Nën çatinë e jetës

Tjegullat dot s’e mbajnë.

Rrënkojnë me peshë vuajtjesh

O lotë, lotë dhimbjesh!

Kristalizmi juaj

Pikon si një shatërvan

Kur vitet ikin, njeriu përsëri qan.

 

MEDITIM

 

Pranë detit vetminë largoj

Në heshtje selektim veprimmarrës

Të keqën nga vetja largoj

Në sitë zgjedh njerëz të pastër.

Dukesh sikur je e harruar

Trishtimi në fyt të shtrëngon!

Jetojmë mes turmës

Por kur ndjehesh vetëm

Pranoj të jem vetëm

Më mirë se me ty

Që më bën të ndjehem

E vetmuar në vetmi

Një shoqëri interesi hipokrit

Sjell vetëm vetmi...

 

FJALA

 

Eh fjala ndjenjat përcjell

Të mirën mjaltëron

Ngushëllon, të shëron

E të lumturon.

Dhe kur në acar je

Dridhesh, bën ftohtë

Fjala e mirë të ngroh në shpirt.

Fjala e bukur ndikon kudo

Godet në shpirt

Plot ngjyra, nota emocion.

Eh fjalë moj fjalë

Je shprehje e madhe

Kur e keqja vjen

Hidhe pas krahëve!

Kujdes se pret n'dy anë

Njëra shëron, dhe tjetra vret.

 

VALIXHET E JETËS

 

Gjithmonë deti

Më lidh me udhëtimet

Valixhen tërheq mbi ec e jakët

E mbushura plot brenga

Atdheun e mbaj si një mërgim

Me lot. Lotët janë tharë

Me shpirtin nëpër botë

Shikim shpërndarjesh

Dua ta shoh sa largë

Fëmijë, nipa e mbesa

Me ta rritemi

Dhë më mbajnë shprsat

Nuk duhet t’i ëndërrojmë

Me to bashkjëtojmë pa fat

Dhe jeta na rëndon.

Eh moj jetë o jetë

Plot mall po ndjej

N’udhëtime qëndroj

Valixhet e jetës

Mbushur plot brenga

Detin dua ta shoh...




(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora