Kulturë
Remzi Limani: Sakrifica dhe lulekuqet e lirisë
E diele, 01.04.2018, 09:44 AM
SAKRIFICA
SHQIPTARE DHE LULEKUQET E LIRISË
Simbolika poetike e Emine Imeri shtrihet mbi faktorët relevant dhe jetik për kohën dhe hapësirën nëpër kohë dhe, simbolika kryesore që poetja me të drejtë e vë në skenën e vargut të saj, është djepi i rritës dhe magja e miellit si figuracion dallues dhe metaforë e ekzistencës përditore për ta luftuar dhe mbijetuar skamjen e imponuar nga pushtuesi i një kohe njerkë...
Nga Remzi Limani
Poeteshen, Emine Imeri e njoha edhe nëpërmjet aktiviteteve të tjera artistike të realizuara si projekte autoriale nga fusha e koreografisë, shfaqjeve apo revy mode deri tek recitalet e monologjeve të përgatitura nga vetë ajo, që në fakt lidhen me frymën e saj krijuese deri tek poezia e këtij libri të pagëzuar “Marsi i ditëlindjeve” kushtuar dëshmorëve tanë, ku dominojnë të ramët e familjes së Jasharëve të Prekazit legjendarë. Pra, mbi këtë bazë, libri poetik i artistes tonë Emine Imeri, kryekëput flet për sakrificën shqiptare dhe lulëgjaket e lirisë, të cilën na sollën heronjtë e një kohe të vrarë marsi dhe, pikërisht muaji mars merr veçantinë e tij si simbol i sakrificës kombëtare dhe i trajtës artistike e trajtuar dhe vjershëruar nga poetja respektive, Imeri.
Së
këndejmi, poezia e kushtuar, nxjerr në pah vargun poetik të ilustruar me emra
të veçuar siç janë: Bacë, Shabani, Nënëlokja Zahë, Hamëz Jashari, Komandanti
legjendarë, Adem Jashari, Besarta Jashari dhe shumë emra të tjerë që dhanë
kontributin e tyre në luftën çlirimtare. Tani, simbolika poetike e znsh. Emine,
shtrihet mbi faktorët relevant dhe jetik për kohën dhe hapësirën nëpër kohë
dhe, simbolika kryesore, që poetja me të drejtë e vë në skenën e vargut të saj,
është djepi i rritës dhe magjja e miellit si figuracion dallues dhe metaforë e
ekzistencës përditore për ta luftuar dhe mbijetuar skamjen e imponuar nga
pushtuesi i një kohe njerkë... Kjo pra, mbijetesa jonë shekullore e shtruar me
jargët e ujqërisë, kënga e djepit, trimëria dhe flijimi ynë shtrirë gjerë e
gjatë në poezinë e kushtuar, së bashku na japin një pasqyrim lucid mbi atë se
çfarë ndodhi mbi këtë tokë – tokë e djegur nga barbarët jargavec... Pra,
poetesha, Emine, lotin e saj e zbrazë nëpër vargjet e qëndisura kushtuar
dhimbjes dhe dashurisë për të gjithë ata që e shpëtuan Tokën Loke, e cila fal
sakrificës së tyre, tashmë shtëpitë ngrehin tymin e oxhaqeve të reja mbi
Dardani...