E premte, 26.04.2024, 08:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Sulejman Mato: Vjersha ime e parë është botuar në gazetën prestigjioze të asaj kohe “Zëri i Rinisë”

E merkure, 03.09.2008, 07:03 PM


Sulejman Mato
“S’kam kohë”, thirrje e sinqertë e shpirtit

Nga Albert Zholi

Sulejman Mato është një ndër poetët dhe krijuesit më produktiv, që me pasionin, punën. kërkesat, ka lënë gjurmë në letërsinë shqiptare. Bashkëstudent me Elena Kadarenë, Sadije Agollin, Musa Vyshkën, ai bën pjesë në plejadën e krijuesve që sollën një frymë të re për kohën në letërsinë shqiptare. Ai ka lëvruar thuajse të gjitha gjinitë e letërsisë, por poezia ka trokitur më shpejt tek ai dhe u bë pjesa më e spikatur e krijimtarisë. Për poezinë e tij janë shprehur korifejtë e letrave shqipe si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, të cilët e rendisin atë ndër poetët më të mirë shqiptarë.

Z. Sulejman ditët e fundit në librari, është parë libri juaj i fundit me poezi “S’kam kohë”, përse është  ky titull, mos  vallë  nuk keni  kohë të shkruani, të punoni, apo të meditoni?

Shkrimtari, poeti, për të shkruar sidomos për poezinë, e gjen hapësirën në çdo kohë. Frymëzimi është një moment i vogël të cilët duhet ta vlerësosh, sepse, në  qoftëse kalohet pa e derdhur  në  fletë ajo mund të iki. Titulli i   librit “S’kam kohë” është rezultat i një titulli pak më të gjatë, por meqë  kopertina  nuk  e zinte  dot (titulli i vërtetë është  “ S’kemi kohë për  të thënë  shumë  gjëra”  që është edhe  poezia  e parë e librit) u vendos titulli që diskutojmë. Ideja e kësaj poezie është se, nuk kemi kohë për të thënë shumë gjëra, por më të rëndësishmet duhet ti themi. Bile me çdo kusht. Njeriu në jetë  duhet ti thotë ato gjërat më të rëndësishme.Për shumë gjëra të vogla në të vërtetë nuk kemi kohë. Po nuk u thanë gjërat më të rëndësishme, plagët thellohen, problemet mahisen, po ashtu dhe ne si pjesë e ndërgjejges kombëtare duhet të ndjejmë përgjegjësinë tonë  në zbardhjen e problemeve të kohës.

Kur  ka  filluar  për  herë të parë për  të  shkruar  Sulejman Mato?

Unë kam filluar të shkruaj kur kam qenë  student. Ne kemi qenë  një kërs me shumë talente  të cilët ndikonim tek njëri tjetri. Ne që shkruanim jetonim në një dhomë konvikti. Dhoma 31 e studentëve të Universitetit të Histori Filologji. Në këtë dhomë ishim, unë, Ruzhdi Qatipi, Ruzhdi Pulaha, Musa Vyshka, Minush Shero. Tek ky i fundit dua të ndal. Ka qenë një  dramaturg shumë i  zoti (ndjesë pastë), ka  qenë  një njeri me shumë vlera dhe ishte edhe më i madh se ne  mbi 10 vjet  dhe ne e kishim si mësues  brenda  shoqërisë sonë.

Çfarë  keni  shkruar  për herë  të parë, poezi apo tregime dhe e  mbani mend  kush ka qenë  krijmtaria juaj  e parë  dhe ku është publikuar?

Kam bërë një vjershë  dhe e kam botuar në Zërin e  Rinisë .Unë  isha në një bankë me Musa Vyshkën  dhe gjatë  kohës së leksionit  shkrova një vjershë dhe ia dhashë  Musait. Musai  e pëlqeu dhe e  çoi vetë tek “Zërin i Rinisë”,  sepse  ishim shumë shokë. Por duhet të theksoj se kisha pasion aktrimin. Unë një vit e gjysëm kam studiuar për aktor dhe kalova në simestrin e  dytë të vitit të dytë, në Histori Filologji dega Gjuhë-Letërsi. Isha piketuar, që pas studimeve të më çonin si regjisor estrade me destinacion  Sarandën. Nuk doja të kthehesha në Sarandë. Pasi kushedi ku më çonin më vonë. Saranda  dhe fshati im Fterra  janë pika referimi  dhe  nostalgjie për  mua.

Përse janë  pika referimi, sepse janë vende bregdetare dhe malore njëkohësisht ?

Fterra është një fshat malor shumë piktoresk, po nga varfëria kjo quhet pikë  referimi. Ai, vullneti për të ecur përpara, ka qenë  rezultat i varfërisë. Jo vetëm i imi, por i të gjithë  vëllezërve dhe i motrave të mia që kemi mbaruar  universitetin. Për Fterrën kam shumë vjersha, por edhe për Sarandën. Unë kur  kam zbritur  për  herë të  parë në det, në Borsh, kam qenë 5 vjeç. Aty e kam  parëë detin për  herë të parë dhe më  është dukur një gjë e madhe, një hapësirë  e pamatë  që të trembëte, por më ka  dhënë  shumë  dimension.

Pak më parë folët për disa pika referimi. Mund ti vazhdojmë ?

Pikë tjetër referimi, ku fshati im ka qenë një fshat, ku asnjë shtëpi nuk mbante shtëpitë me çelës. Në fshat kemi pasur një xhami dhe ishte folur nga hoxha i fshatit që fëmijët  në qoftëse hanë nga pemët e njëri tjetrit, po i patë mos i  rrihni, u thoni  vetëm mos thyeni degët. Ka  pasur  një solaridet midis familjeve, ka pasur një liri midis tyre, ka pasur një edukatë dhe kjo edukatë   ka  shërbyer  për të qenë  të sinqertë. Vlerat e këtyre pikave referimi pasurohen  në letërsi.

Bregdeti ka nxjerrë gjithmonë poetë e shkrimtarë, është vendi piktoresk, apo deti që nxit ndjenjën e krijimtarisë ?

Unë detin nuk e shoh si mjet energjie për krijimtarinë, por si relaks. Por tek deti kupton pafundësinë, madhështinë, para detit njeriu duket si kokër e vogël. Dostojevski thotë “shkova 15 ditë në Zvicër  që  të  shkruaja një roman dhe u  ktheva  sepse nuk i duroja  dot malet”, sepse ai  ishte mësuar  me  fusha dhe me  hapësira. Por  ka  edhe  shkrimtarët të tjerë si Kadareja  që nuk e ka pasur  qejf  detin, dhe shumë nga shkrimtarët  që kanë lindur  anës  detit. Ndoshta është një shtysë e vogël , por jo themeli në krijimtari.

Duke  parë të problematikat e gjëra që keni përcjellë në letërsi, a ke  ndonjë peng ?

Pengu im  ishte  që të kishim pavarësi ekonomike.Po të kisha një gjendje parash  do të ndërtoja një forum timin të qytetarëve të lirë të cilët  ti tundnin  dhëmbët kujtdo, atyre që nëpërkëmbin intersat e popullit, besimin e tyre.Do të  dënoja shumë njerëz që kanë lozur me fate njerëzish, me ëndrrat e një populli të shumvujatur. Të shumvujatur nga politika miope dhe interesaxhie që i ka drejtuar. Të duket  e  çuditëshme që një poet fut  njerëz  në burg. Këtë  do ta bëja  me një kënaqësi shumë të madhe.Në interes të gjithë  atyre  që kanë  vrarë  veten, më interes të drejtësisë, respektit ndaj djersës dhe mundit të madh të këtij populli.

Në qoftëse do ta ktheje veten në kohë, çfarë do të ndryshoje në  karakterin  tuaj, apo në krijimtarinë tuaj?

Asnjë gjë. Dhe pse ekonomikisht nuk jam në gjendje të bëj një jetë të rehatshme, mendoj se kam ecur në rrugën ku ndërgjegja është ndjerë e pastër, ku jam ndjerë vetvetja. Për këtë flet dhe poezia ime.

Ju dhe në poezi dhe në tregime keni trajtuar temën e familjes ….

Po. Eshtë baza  dhe esenca  e gjithshkaje. E jetës, zhvillimit, tarshëgimnisë. Unë mendoj se jam një prind shumë i mirë. Jam munduar të edukoj me shembullin tim. Unë i konsideroj djalin dhe vajzën si shokë, dhe jo si prind. Kjo është një kërkesë e kohës. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora