E enjte, 01.05.2025, 10:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kënga e mixhës KEK-së

E diele, 31.08.2008, 10:28 AM


Demir Krasniqi
Demir KRASNIQI

 

Parodi revolucionare -  patriotike:

 

            KËNGA E MIXHËS KEK-së

 

Oh, more mixha  KEK-së, ty,  t’ shitoftë zana –

Fort ryshfetin po ta ka ana!

Eh! Oh!

Nënë, moj loke, oj !

 

Oh, more mixha KEK-së, ty, t’ shitoftë shita –

Qysh s’ e  dite çka asht drita?!

Eh! Oh!

Nënë, moj loke, oj!

 

Oh, more mixha KEK-së, ti, more tmerr –

Qe nëntë vjet na le në terr !?

Eh, Oh!

Nënë, moj loke, oj!

 

Oh, more  mixha KEK-së, ti, çka kujtove –

Trutë e kresë , ti  na i shkatërrove?!

Eh! Oh!

Nënë, moj loke, oj!

 

Oh, more mixha KEK-së,  ty, të lëshoftë toka –

Sa shumë herë po t’ bien këta blloka !?

Eh ! Oh !

Nënë , moj loke , oj !

 

Oh, more  mixha KEK-së, të marrtë  vullkani –

Sa shumë herë po t’ rrjedh kazani ?!

Eh ! Oh !

Nënë, moj loke, oj!

 

Oh, more  mixha KEK-së, tu shpoftë kazani –

Sidomos n’ muaj Ramazani ?!

Eh ! Oh !

Nënë, moj loke, oj!

 

Oh, more mixha KEK-së, ti more sherr –

A luftuam për me ndejë n’ terr ?!

Eh ! Oh !

Nënë, moj loke , oj !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx