| E diele, 31.08.2008, 10:28 AM |
Demir KRASNIQI
Demir Krasniqi
Parodi revolucionare - patriotike:
KËNGA E MIXHËS KEK-së
Oh, more mixha KEK-së, ty, t’ shitoftë zana –
Fort ryshfetin po ta ka ana!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj !
Oh, more mixha KEK-së, ty, t’ shitoftë shita –
Qysh s’ e dite çka asht drita?!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj!
Oh, more mixha KEK-së, ti, more tmerr –
Qe nëntë vjet na le në terr !?
Eh, Oh!
Nënë, moj loke, oj!
Oh, more mixha KEK-së, ti, çka kujtove –
Trutë e kresë , ti na i shkatërrove?!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj!
Oh, more mixha KEK-së, ty, të lëshoftë toka –
Sa shumë herë po t’ bien këta blloka !?
Eh ! Oh !
Nënë , moj loke , oj !
Oh, more mixha KEK-së, të marrtë vullkani –
Sa shumë herë po t’ rrjedh kazani ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke, oj!
Oh, more mixha KEK-së, tu shpoftë kazani –
Sidomos n’ muaj Ramazani ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke, oj!
Oh, more mixha KEK-së, ti more sherr –
A luftuam për me ndejë n’ terr ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke , oj !