E diele, 28.04.2024, 05:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Fejzulla Duraku: Pajtim Roci e Ndriçim Koxha

E diele, 31.08.2008, 06:46 PM


Fejzulla Duraku
Fejzulla Duraku

Pajtim Roci e Ndriçim Koxha
 
Malet lëshojnë zërin, fushat presin gjëmim!
Nga Shqipëria Pajtim Roci e Ndriçim Koxha vijnë.
Erdhëm tek ti Tel në Haraçinë me të pa,
Gjokset tona këtu do të bëhen kala.
 
Arbeni e Ndriçimi ndezin flakën, ndezin barotin,
Nëpër gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah të fortë në luftë e kanë Telin,
E kanë shkëmbin e malit,  komandant Rebelin.
 
Treqind vetë, Batalioni i vdekjes si ushtri,
Në ballë ka armikun, që numëron dymbëdhjetë mijë!
Dhe çudi po bën bota, po bën vetë Evropa!
Batalioni i vdekjes gjoksin përmbi topa!
 
Pajtimi e Ndriçimi ndezin flakën, e ndezin barotin,
Nëpër gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah të fort në luftë e kanë Telin.
E kanë shkëmbin e malit e kanë vetë Ademin.
 
Erdhëm tek ti Tel, në Haraçinë me të pa,
Gjokset tona, këtu do të bëhen kala.
 
Gryka e pushkéve tona vjell barot e hekur;
Në Haraçinë armiku sa shumë është përpjekur!
Një top dore dhe granatat brezit ngjeshur,
Në fronte të reja, shkojmë buzëqeshur.
 
Çdo pëllëmbë dheu po mirret me gjak,
Sa shumë dëshmorë gjer tek Shkupi plak.
Tek kalaja e Shkupit ju mbeti syri i lirisë,
Por këtu i rendë ishte grushti i tradhëtisë!


Pajtim Roci (05.02.1980-07.08.2001)
U lind në fshatin Krumë të Hasit-Shqipëri, ku edhe e kreu shkollën fillore që më pas të shpërngulet në Tiranë me çka vazhdon edhe gjimnazin e përgjithshëm, ishte pjestarë i UÇPMB-së ku tregoi guxim të madh si luftëtarë dhe më pas ai u rradhit në UÇK ku veproi në Sllupcan, Matec si dhe në Betejën e ashpër të Haraçinës. Me 7 Gusht 2001 vritet mizorisht si rezultat i tradhëtisë së Gazi Babës së bashku me 5 bashkluftëtarët nga njësia “Teli”. U varros në varrezat e Tiranës
 

 

 

 

 

 

Ndriçim Koxha (15.03.1971-07.08.2001)
U lind në fshatin Gizavezh të Librazhdit-Shqipëri ku edhe e kreu shkollën fillore, rrjedh nga një familje e vjetër me virtyte të larta kombëtare. Me fillimin e luftës në Maqedoni ai me plot zell bashkangjitet në rradhët e UÇK-së si dhe shumë luftëtarë nga Shqipëria që dhan kontribut të madh e sidomos në fshatrat Sllupçan, Mateç dhe Haraçinë. Edhe ky ishte ushtarë i njësisë së famshme “Teli”. Vdiq me 07 Gusht 2001 në tradhëtinë e Gazi Babës për të mbetur mungesë e përjetshme e djalit të tij të vetëm. I varrosur në Vendëlindje në f. Gizavezh Librazhd- Shqipëri.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora