E diele, 28.04.2024, 06:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Sarë Gjergji: Dashuri e pambarim

E merkure, 03.09.2008, 06:39 PM


Sarë Gjergji

Sarë GJERGJI

                                           DASHURI E PAMBARIM                

Redaktor:

Avni Halimi

Recensent:

Fehmi Ajvazi

 Design dhe ballina:

Arbëresh Dalipi

Boton:

 Sarë GJERGJI

DASHURI E PAMBARIM

 Boton:T-KOM

Shkup,  2008

ISBN:978-9989-2793-1-7

Botimin e ndihmoi Ministria e Kulturës e RM.

 

Gruas – Dashurisë sime të pambarim, e cila me aq përkushtim më mësoi se si dashurohet.

Thjesht, unë: s.gj…

Stubëll, 08.05.2007,  h 11:10

 

ASKUSH SI GRUAJA

 

1 - Prolog

Gruaja është pema e jetës,

pema e dijes të së mirës e të së keqes.

 

2 - Gjithçka imja

Gjuhë e shpirtit është

agu i parë

përjetësia është gruaja

 

3 - Gjuhë shpirti

 

Sytë e saj kanë kohën:

ankthin lakuriq

në shtratin tim

një botë e tërë

si një yll i trishtë

ije brishtë

 

e prek e puth

butësisht…

 

4 – Përjetësisht

Po kaq të desha dhe dje

si nesër

iluzioni tretet

do mbetemi ne:

dashuria

 

5 - Imazh zjarri

Ikonë para së cilës gjunjëzohem

lutja ime e vetme

zjarr që digjesh me ngadalë

sa shira derdh mbi ty

trëndafili im valë

me agun e parë

 

6 - Shpirti im

Të zgjoj,

çdo mëngjes

flokun duke t’shprishur

 

ç’shenjtërim i ditës është ky

 

7 - Çast

Gotat tona përndizen

si buzët

të prita

ti erdhe plot me puthje

e zhveshur

pa sekrete

 

8 - Mall...

Desha të të puthnja një ditë

për të mësuar mrekullinë e buzëve  të qershinjta

dhe qumështin të të thithnja  amshueshëm

thjesht, t’mos mbeteshe në botën e numrave

 

9 – Univers

 

As toka as qielli

as deti as dielli

si floku i saj

 

10 - Torturë

Kush të torturon  si gruaja

as retë e zeza

as përcëllimë e diellit...

 

11 - Të falenderoj zot

Gruaja

nuk është e pabesë

hirplote është

e krijuar për t’i dhënë shije botës

që burri

t’mos vdes kurrë

 

12. Gjuhëmira

Gruaja

nuk është heshtja

as reja e zezë

është qielli blu

dielli i përndezur

e shëmtuar do ishte jeta

pa të

 

13 - Dolli për gruan

Zëri më i ëmbël

thirrja me joshëse

është gruaja

e lindur prej zemre

zemrës jetë i jep

 

14 - Meditim

Libri i librave

gruaja

kurrë s’përfundohet së lexuari

dënesja më e preferuar e botës

gruaja

ëndërr e të gjitha ëndrrave

 

15 - Më fal  dashuria ime

Flokëshprishur

të mbërthen

lëkurëbuta

zjarr

të pushton

 

gruan

kurrë mos e tradhëto

se lëkurë e saj ndezje merr

 

16 - Vuajtja

Gruaja

drithërimë trupi

mall

zjarr që djeg zemrën

 

gruaja

vuajtja në heshtje

 

17 - Kërko gruan

Kur ditë e re nuk vjen

kërko gruan

trëndafilat do çelin

 

akulli lot dashurie do bëhet

 

18 - Askush si gruaja

Kur errëson

kërko sytë e gruas

dritën ta gjesh

 

kur buzët tua thahen

kërko puthjen e saj

 

trishtimi kur të zë

ngushëllim gruan do kesh

dorë e saj tek të përkëdhel

 

kur të humbësh rrugën

ndiq hapin e gruas

ritmi i zemrës është

 

 akull shpirti yt

kërko ngrohtësinë e saj

flakë do përndizesh

 

po humbe gruan

ngre dollinë për vdekjen

 

19 - Liria e shpirtit

Kujdesu për gruan

(si) për zemrën tënde

ajo është liria e shpirtit tënd

 

nuk është profit për konsum

ndjenja më sublime është

 

20 - Përsiatje

Gangrenë

është mungesë e gruas

çasti më hyjnor prania e saj

 

 21 - Përjetim

Gjelbërim në shkretëtirë është

gruaja

fllad në më të madhën vapë

diell në dimrin acar

 

22 - E përndritura

Gjithë dashuri jehon

syve të mekur

shkëlqimin iu rikthen

 

23 - Lot i gruas

Ndjesia më e thellë

dielli më i përndritur

yllësia

semantika e përgjithshme është

lot i gruas

 

24 - Betimi i gruas

Për burrin

në të zeza do vishej

heshtur…

gruaja

 

e Zoti,

përpak të mos krijonte gruan!

 

PRANDAJ GRUAJA

 

25 - Të pres

Askush s’do arrijë te buzët tua

e dashur

as në thellësinë e shpirtit

as në dritën e syve tu

as në drithmët e trupit tënd

 

nga thellësia e tokës

e pafundësia e qiellit

më vjen ti…

 

26 - Kudo me afshin tënd

Gjithandej nëpër Kosovë

Romë

Berlin

kudo me afshin tënd

në Belo Horizonte

malli im ishe

floku yt pasion

 

e di,

zjarri yt

në jetë më mban

 

27 – Zjarrëmbël

Gruaja

është e butë

zjarrëmbël

prej frutash është gruaja

kripë

dritë

 

28 - E përsosura

Bukë e jonë e përditshme

kënga e këngëve

gruaja

më e përsosura trajtë e botës

 

29 - Mikja ime

Një mal me fjalë

është

ku humbësh ëmbëlsisht

 

me shikim të trëndafiltë

të harlisë

 

30 - Shpirtmira

Gruaja të degdisë

dekonspirim i tokës është

 

çka nëse ke diellin

e s’ke gruan?!

 

31 -Engjëllusha ime

Kopsht i vrulltë

e vetmja stinë e dëshiruar

symira

që jep jetë

gruaja

të bën engjëllor

 

32 - Prandaj gruaja

Pa gruan

kaos do ishte

bota

ters

mungesë lumturie

 

33 - Sot e nesër

Imazhin tënd ka drita

dhe ëndrra ime prore

tek t’pushtoja unë

dhe  botën ëmbëltoje

 

34 - Dashuri e pambarim

Eja, moj, eja

flakë e pashuar e agut tim

poet rrugësh tash nuk jam

as mbrëmjesh të shfrenuara

veç dëshirë e vargut të vetmuar

që sytë i gjakojnë për ty

flakë e pashuar

grua

 

tash nuk jam poet

kafeneshë të errëshme

as syshë të pangopur

që përkëdhel e përvëlon pa mëshirë

veç udhëtar në udhëkryqet e kësaj bote

që të kërkon Ty

grua

flakë e pashuar hirplote

 

ndaj

eja, moj, eja

flakë e pashuar e agut tim

 

35 - Sonte po të pres

( Kënga I )

Perëndeshë me zemër drite

sonte po të pres

le të çmendet bota tash

e imja do të jesh

 

ti o ti zjarr i pashuar

që më vlon n’brendi

ti je ajo që më duhesh

jeta ime ti

 

sonte po të pres

sërish po të pres

lëngun tënd ta thithë në buzë

e të t’puthë në gushë të t’puthë

 

ti më je yll i pashuar

buza jote zjarr

kur lind dielli në ty bie

trupin ti ma fal

 

eja,

po të pres

në shpirtin tënd t’selitem unë

e mandej të vdes, le t’vdes

 

36 - Kthehu e imja dashuri

( Kënga II )

Dhe në iksha kësaj bote

shpirtin kush s’na ndan

buzët e tua të zjarrta

të dehur më mbajnë

dhe s’njoh më veten time

shpirti im je ti

kthehu me legjendat

e imja dashuri

 

37 – Kush qetëson detin

Kush kuron  dhimbjet e zemrës

detin e trazuar kush qetëson

 

gruaja

kepi i shpresës së vetme

 

38 - Dallgë

Sërish

dhe sërish

e virgjër është

gruaja

 

39 - E përndezura

Antikitetin mbart

largësitë që do vijnë

 

kohën mbars ajo

 

40 - Përherë

Gruaja

gjithësia është

në qiellin e saj t’përndritur

shtëpia ime yjore

 

41 - Kush ka gruan - zjarrin brenda ka

Ëndërroja gjithësinë kur ti më pushtoje

me puthje epshore dhe botën ëmbëltoje

 

oh sa  dhembje ndieja sa shumë dashuri

shtatë diej t’i djeg zjarr më bëre veç ti

 

tash bota është një hiq e verbër pa sy

kur s’ndiej afshin tënd kur s’të kam unë ty

 

42 - Dëshirë

Gruaja është det

lumi jam unë

 

në dallgë deti dua të vdes

 

43 - Ji jeta ime, të lutem

Kush puth  tash buzën tënde

e imja është tharë

tokë

det

e diell

dhe shpirtin tim kanë vrarë

 

askush nuk mund të të dashurojë

si unë

oh, vdekja ime!

 

44 - E diela do të lindë

Ferrit tejembanë do t’i bie

e tek ti do kthehem

e dashur

nën qepallat tua do ngrejë përjetësinë

i vetmi emër në buzët e mia Ti

 

dhe qielli e toka e dinë

sa shumë të dua

grua

flokartë moj trëndelinë

 

45 - Zhvarrimi i shpirtit

Kur shkëlqim i ftohtë i ditës t’ngulfat

në zemrën time të zhuritur eja sërsih

ajo të pret

të pret

të pret

pambarimisht të pret

 

dashuri

lotin si timin e ke

 

46 - Arsyeja

Në të pamundshmen

gruaja

vetë mundësia është

dhe pastaj

gjithçka ribëhet

 

vdekja vdes

 

47 – Fol

Ti apo ëndrra ishit mbrëmë

në shtratin tim

fol

zemra ime!

fol

Indiferneca  mbyt

fol

zemra ime!

fol

 

të përgjërohem

zemra ime fol

fol dhe shëro plagë në shpirt

 

48 – Univers jete

Edhe pas vdekjes

do më ndjek fryma jote

afshi yt

në varr

përqafimin tënd do ndiej

jeta ime

 

49 - Epilog

Gjithçka është gruaja

drejtpeshim dhe ters universit

lufta për të cilën ia vlen dhe hareja

filozofia dhe letërsia…

ndërgjegjja jonë është

Lehtësia e të bërit të këtj libri është një mashtrim i kamufluar që na vë në lajthitje, por leximi dhe përfundimi i leximit të librit do të na çojë te konstatimi i prerë: është një kamuflim i mbështjellë me bukurinë sa artistike po kaq dhe të trishtë të motivit e varegjeve. Autori, personazhin e poetizuar

( gruan ) e personifikon me gjithë korpusin e asaj që ne e njohim si qenien pa të cilën bota s’bën dhe as që mund të ekzistojë, me gjithë korpusin e asaj që ne e njohim si kategori e së bukurës, me gjithë korpusin e ndiesisë siç janë emocionet, dhembja, shqetësimet etj.

 

Gjergji, padyshim që rrëmbehet nga personazhi që e njeh mirë, ashtu si edhe bota para tij ! Ndërkaq, ai nuk na tundon me këtë personazh, nuk na tundon as me figuracionet, as me gjuhën artistike, por me ndiesinë, me thellësinë e dashurisë, me respektin - moralin njerëzor, me vlerën dhe sidomos me shpirtin duke arritur që në një libër të vetëm - përkushtues prej 49 vjershave, të na e konkretizojë gjysmën e qenies sonë: gruan ! Gruan që në çdo kuptim real, është binomi i homo sapiensit në botën tonë. Prandaj, gruaja ka qenë gjithmonë dhe me gjasë do të mbetet ( ashtu si drita dhe liria ) personazhi më i pakonsumuar për të gjithë ne, dhe në veçanti për të gjithë ata që janë mjeshtër të fjalës dhe krijimit artistik.

 

Lehtësia e të bërit të këtij libri ( vëni re ) është thjesht mashtruese sepse, Sarë Gjergji ka bërë në fakt një portret të latuar me gjuhë subtile poetike, me ndieshmëri maksimale - shpirtërore, me dashuri të thellë artistike dhe fizike dhe me mjeshtritë e tjera që ka gjithë zanati i krijuesit serioz. Portreti ose personazhi, ju e kuptoni që është kaq real, i kudondodhshëm, konkret…! Por ky portret, rri dhe do të rrijë gjithmonë në sfondin më të bukur të mundshëm: në sfondin e gjysmës së jetës sonë. Ky, ndoshta edhe është mesazhi kryesor  i këtij libri, të cilin mesazh, ne duhet ta honepsim me të gjitha përmasat reale dhe imagjinative që ka. Mbase, në përmasa të pambarimta…

 

Fehmi Ajvazi

 

 

Libra të botuar nga i njëjti autor:

 

„Golgotë“, Drita, Ferizaj, 1994

„Kontrast ngjyrash“, Prometheus, Graz, 1996

„Terapia e vdekjes – requiem për Kosovën?“, Martin Segoni & Ura, Gjilan, 2000

„Peizazh toke“, Eurorilindja, Tiranë, 2004

 

 PËRMBAJTJA

ASKUSH SI GRUAJA  …………………………………………………….

1 – Prolog ……………………………………………………………………

2 - Gjithçka imja…………………………………………………………….

3 - Gjuhë shpirti……………………………………………………………..

4 – Përjetësisht ……………………………………………………………...

5 - Imazh zjarri………………………………………………………………

6 - Shpirti im………………………………………………………………...

7 – Çast……………………………………………………………………….

8 - Mall... ……………………………………………………………………

9 – Univers…………………………………………………………………...

10 – Torturë………………………………………………………………….

11 - Të falenderoj zot………………………………………………………..

12. Gjuhëmira………………………………………………………………..

13 - Dolli për gruan………………………………………………………….

14 – Meditim…………………………………………………………………

15 - Më fal  dashuria ime …………………………………………………...

16 – Vuajtja………………………………………………………………….

17 - Kërko gruan ……………………………………………………………

18 - Askush si gruaja………………………………………………………..

19 - Liria e shpirtit…………………………………………………………..

20 - Përsiatje ………………………………………………………………...

21 – Përjetim…………………………………………………………………

22 - E përndritura ………………………………………………………......

23 - Lot i gruas………………………………………………………………

24 - Betimi i gruas…………………………………………………………...

PRANDAJ GRUAJA ……………………………………………………….

25 - Të pres…………………………………………………………………..

26 - Kudo me afshin tend…………………………………………………...

27 – Zjarrëmbël……………………………………………………………...

28 - E përsosura……………………………………………………………...

29. Mikja ime………………………………………………………………...

30 – Shpirtmira……………………………………………………………...

31 -Engjëllusha ime………………………………………………………….

32 - Prandaj gruaja…………………………………………………………

33 - Sot e nesër………………………………………………………………

34 - Dashuri e pambarim……………………………………………………

35 - Sonte po të pres ………………………………………………………...

36 - Kthehu e imja dashuri ………………………………………………...

37 – Kush qetëson detin……………………………………………………..

                  38 – Dallgë……………………………………………………………………

                  39 - E përndezura …………………………………………………………...

40 – Përherë………………………………………………………………….

41 - Kush ka gruan - zjarrin brenda ka……………………………………

42 - Dëshirë ………………………………………………………………….

43 - Ji jeta ime, të lutem……………………………………………………..

44 - E diela do të lindë………………………………………………………

45 - Zhvarrimi i shpirtit …………………………………………………...

46 – Arsyeja………………………………………………………………….

47 – Fol ………………………………………………………………………

48 – Univers jete ……………………………………………………………

49 – Epilog…………………………………………………………………...

 

Recension ……………………………………………………………………



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora