E premte, 26.04.2024, 11:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Kristaq Turtulli: Të gjitha i dua

E shtune, 24.06.2017, 03:43 PM


Kristaq Turtulli

Të gjitha i dua!

E dashur....

Dëgjoje simfoninë e lashtë, të ujërave

Nanurisjen e sirenave

Dallgët që lëpijnë bregun si nuselale,

dhe tërhiqen pas gjithë naze.

Cihatjen dhe përplasjen e krahëve të zogjve,

Ndonjë glasë që mbi çadër bie...

Llapashitjen e butë të lopatave.

Frymamarjen e thellë të peshqeve,

Thellësinë e deteve

Si shpirti i grave.

Këngën e zvargur të peshkatarëve...

Për vajzën e panjohur të valëve.

Grindjen e çafkave.

Sheh një ajsberg të bardhë,

lundron ngadalë drejt jugut, është në shkrirje,

Retë enden në qiell si balena.

Shiu i imët pëshpëritën mbi palma,

Fjalë të vjetra.

E ndjen e dashur, në koçka, mjegullën e përhimë.

Është e pabesë reumatizmë.

Dhe përsipër si medaljon një hënë të zbehtë?

Me thuaj pa ndrojtje:

dëgjoj dhe përjetoj më shumë nga ç' janë....

Por s’di sa larg gjendet bulëza e parë e pavdekësisë...

Hesht, në çdo moment fshihet pavdekësia

Më lër, mbyll sytë,

Të gjitha sa shumë i dua..!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora