E premte, 26.04.2024, 03:45 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Rindërtimi i plotë i ngjarjeve të 5 shtatorit 1972 në Mynih, ku terroristët vranë 11 atletë izraelitë

E shtune, 23.08.2008, 12:25 AM


Rindërtimi i plotë i ngjarjeve të 5 shtatorit 1972 në Mynih, ku terroristët vranë 11 atletë izraelitë. Që nga pengmarrja në Fshatin Olimpik, tek operacioni i dështuar

Mynih 1972/Gjak në Olimpiadë

Si qytetar i një vendni të mbërthyer në të kaluarën e tij, Dr. Georg Sieber kish një aftësi të spikatur për të parashikuar të ardhmen. Në muajt para Olimpiadës 1972 në Mynih, organizatorët kërkuan Sieberit, atëherë një psikolog 39 vjec, që të parashtronte atë që ekspertë të sigurisë e quajnë skenari më i keq. Duke studiuar grupet më të pamëshirshëm të epokës, që nga IRA irlandeze tek OCL palestineze dhe separtatistët baskë të ETA, si dhe Bandën Baader-Meinhof të RFGJ, ai parashtroi 26 raste, secili i imagjinuar deri në deaje apokaliptikë. Shumica e skenarëve fokusoheshin në Fshatin Olimpik, komuniteti simbolik global i Lojërave; njëri që nuk parashikonte këtë fshat - një avion i rrmëbyer nga një grup suedez i ekstremit të djathtë i përplasur në një astadium olimpik - ishte kumti për një ditë shtatori në një tjetër qytet shumë vit më vonë.

Por në 5 shtator 1972, në Lojërat Olimpike të Mynihut, historia nuk priste. Ajo kopjoi horror pas horrori një prej skenarëve të Sieber. Psikologu u kish dorëzuar organizatorëve Situatën Nr. 21, e cila kish këto detaje: NJë mëngjes, në orën 5.00 të mëngjesit, dhjetëra palestinezë do të hynin nga gardhi që rrethonte Fshatin. Ata do të pushtonin ndërtsën ku ndodhej delegacioni izraelit, do të vrisnin një apo dy pengje, më pas do të kërkonin lirimin e të burgosurve që mbaheshin në burgjet izraelitë si dhe një avion për të fluturuar bashkë me disa në një kryeqytet arab. Edhe nëse nuk arrinin të clironin shokët, parashikoi Sieber, ata "do të kthenin Lojërat në një demonstrim politik dhe do të përgatiteshin ëpr të vdekur... Në asnjë mënyrë nuk duhet pritur që ata të dorëzohen".

"Konsiderohuni të vdekur"

Me sa duket, Sieber parashikoi ngjarjet e 5 shtatorit që përpara se Shtatori i Zi t'i kish planifikuar. Plani nuk ish përpiluar deri në 15 korrik, kur Abu Daoud dhe Abu Iyad u bënë bashkëme një jetër lider të Shtatorit të Zi, Abu Mohammed në një kafene në Piazza della Rottonda, në Romë. Në një artikull në një qoshe gazete, ata lexuan se Komiteti Olimpik as nuk i ish përgjigjur Deferatës Palestinee të të Rinjve për të marë pjesë me nëj ekip të vetin në Olimpiadë. "Nëse refuzojnë të na pranojnë, përse të mos penetrojmë në Lojërat sipas mënyrës tonë?" pyeti Abu Mohammed.

Dy ditë më vonë, Abu Daoud ishte në Mynih për të studiuar terrenin në Fshatin Olimpik. Në 7 gusht, ai u ikthye, këtë herë bashkë me një ndihmës, Tonin. Të dy konkluduan se komandot mund të kapërcenin gardhin me tela duke hipur në shpinën e njëri-tjetrit. "Por pastaj, një prej nesh do të mbetet pas", vërejti Toni. "Do jem unë aty për të ndihmuar të fundit", tha Abu Daoud.

Në 24 gusht, Abu Iyad fluturoi nga Algjeri në Frankfurt bashkë me një mashkull dhe një femër që e shoqëronin dhe pesë valixhe identike Samsonite. NË doganë hapën vetëm valixhen e femrës - ku nuk kish asgjë përvec veshjeve të brendshme. Abu Daoud u takua me Abu Iyad në një hotelnë qendër të Frankfurtit, ku mblodhën armët e pesë valixheve në vetëm dy të tilla. Ditën tjetër, i trasportuan me tren në Mynih, ku i vendosën në sirtarët me kyc n stacionin e trenit. Dhe u rikthye edhe një herë në Fshatin Olimpik, këtë herë me një grua siriane. Teksa grupi i atletëve brazilianë po hynte në dyert e Fshatit, ajo i tha një roje në gejrmanisht: "Miku im është brazilian dhe sapo njohu nëj shok shkolle. A mund ta përshëndesim? Vetëm 10 minuta". Roja i lejoi. Dy ditë më vonë, Daoud iu afrua të njëjtit roje. "Miqtë e mi janë zemëruar me mua", i tha. "U thashë dje se do të isha në gjendje të hyja në Fshat dhe takoja atletët tanë". Roja i lejoi sërish 3 "brazilianët" që të hyjnë. Në kujtimet e tij Abu Daoud shkruan: "Nuk mund të kish nisur më mirë - por më e mira ende s'kish ardhur. Pesë minuta më vonë mbërritën përpara 31 Connollystrasse dhe papritur pashë një grua të re, zeshkane që doli nga dera". Ajo që atashuar pranë delegacionit izraelit. Hynë në bisedë me të, i thanë që janë brazilianë që kishin dashur gjithmonë të vizitonin Izraelin. Ajo i shoqëroi brenda në vilë, u tregoi gjithka, duke shtuar se të gjithë katet e delegacionit izraelit qenë të tilla. Brenda, palestinezët mbajtën shënime për detaje e secilës dhomë, përfshirë vendndodhjen e telefonëve dhe televizorëve. "Ajo s'mund ta dinte sa shumë na e kish lehtësuar punën", shkruan Abu Daoud. "Tani e dinim se misioni ynë i parë do të qe të merrnim kntrollin e këtij apartamenti në katin përdhes. Kish shumicën e daljeve dhe akses në katet e mësipërm si dhe bodrumin. Pasi të ish marrë nën kontroll ndërtesa, komandot do të rigrupoheshin këti bashkë me izraelitët e kapur".

... Në orën 9 të mbrëmjes, palestinezët u grumbulluan në një restorant pranë stacionit të trenit për udhëzimet finale. Kur të ishin marrë peng izraelitët, askush nuk do të lejohej në ndërtesë përvec ndonjë zyrtari të lartë gjerman që ndoshta do të kërkonte të shihte gjendjen e pengjeve. Abu Daoud thotë se u kërkoi fedajinëve të tregohen të përmbajtur: "Operacioni për të cilin jeni përzgjedhur është në thelb politik... të kapen këta izraelitë të gjallë... Askush nu mund t'ju mohojë ju të drejtën për të përdorur armët për t'u vetëmbrojtur. Sidoqoftë, do të qëlloni vetëm nëse nuk keni rrugë tjetër... Nuk është puna tek likuidimi i armiqve, por kapja e tyre si të burgosur për shkëmbime në të ardhmen. Granatat janë për më vonë, për t'u vetëmbrojtur deri në vdekje". Issa, njeriu më i afërt i tij shtoi: "Nga ky moment, konsiderohuni të vdekur. Si të vrarë në aksion për kauzën palestineze".

Diku afër orës 3.30 të mëngjesit, të gjithë u nisën me taksi në drejtim të fshatit. Teksa i afroheshin gardhit, vërejtën nëj tjetër grup me pajisje nxemjeje: atletë amerikanë që ktheheshin nga një natë në qytet, duke qeshur zhurmshëm dhe të shkujdesur. Daoud i kërkoi shokëve të tij të bashkoheshin me ta, të përdornin amerikanët si mbulesë. "Jo vetë që njerëzit e mi u përzien me aerikanët, por ne edhe i ndihmuam", kuton ai. "Dhe ata na ndihmuan ne. 'ej, mor burrë, ma jep të ta mbaj unë cantën'. Ishte surreale - të shihje amerikanët, që as nuk u shkonte në mendje që po ndihmonin Shtatorin e Zi të hynte në Fshat". Edhe pjesa më e madhe e delegacionit izraelit kish qenë jashtë në qytet atë natë - në një shfaqje të "Violinisti mbi cati".

"Rrezik, djema! Terroristë!"

Ndoshta Yossef Gutfreund ndodhej në Lojëra për të ofruar siguri për izraelitët. Ndoshta jo. Gutfreund dëgjoi kërcitjen e derës në pragun e atij dupleksi. Kur dera u hap në errësirë, ai vërejti tytat e disa armëve. Lëshoi trupoin e tij prej 132 kilogramë përkundër derës dhe thirri: "Rrezik, djema! Terroristë!" Për disa sekonda Gutfreund arriti të pengojë hyrjen e tyre, duke lejuar shokun e dhomës, trainerin e peshëngritjes Tuvia Sokolovski që të thyejë një dritare anësore de të largohet nga oborri i pasëm. Por terroristët, duke përdorur tytat e armëve të tyre si leva shumë shpejtë arritën të shtirjnë përdhe Gutfreundin. Shumë spejt, ata kapën trainerin e atletikës Amitzur Shapira dhe trainerin e qitjes Kehar Shorr nga një dhomë në katin përdhes. Kur Issa hapi derën ër në dhomën tjetër, traineri i mundjes Moshe Ëeinberg u hdh drejt tij me një thikë kuzhine. Issa u hoq mënjanë, i palënduar ndërkohë që një tjetër terrorist qëlloi një plumb me AK-47 e tij duke ia shpuar pjesën anësore të gojës.

Terroristët tërhoqën zvarrë në katet e sipërm pengjet e paarmatosur dhe arritën të nënshtrojnë edhe dy banorët e dhomës atje, Springer dhe trainerin e skermës, Andre Spitzer. Duke lënë pas grupin e parë të pengjeve, Toni dhe pesë fedajinë të tjerë shtynë Ëeinberg - që mbante një shall në gojën që rridhte gjak - jashtë në Connollystrasse dhe dy dyer më poshtë, ku një tjetër apartament i mbushur me izraelitë ndodhej mu buzë rrugës. Atje kapën David Berger dhe një peshëngritës nga Shaker Heights, Ohio, që kish imigruar kohët e fundit në Izrael; një tjetër peshëngritës, Yossef Romano që ishte me paterica për shkak të një dëmtimi; sid he mundësit Eliezer Halfin, Mark Slavin dhe Gad Tsabari. Shumica kishin dëgjuar të shtënën që plagosi Ëeinberg, dhe kuriozë, ishin larguar nga dhoma për të rënë në duart e terroristëve. Fedajinët morën pesë pengjete rinj dhe i bashkuan me të parët.

Sapo grupi ishte rikthyer ne holl, Tsabari lëvizi me shpejtësi poshtë shkallëve dhe në garazhin poshtë, ku me zig-zage dhe duke u fshehur pas shtyllave të betonta nga plumbat e palestinezëve u largua. Ëeinberg u përpoq të përfitojë nga kaosi. A kapi një prej terroristëve duke ia hequr armën - një tjetër terrorist, pasi hoqi dorë nga Tsabari, që mundi të arratiset, i dha fund Ëeinbergut.

Komandot i mblodhën pengjet në katin e dytë të apartamentit të parë dupleks. Romano, një peshëngritës i lindur në Libi dhe veteran i Luftës së Gjashtë ditëve eci përpara, por rrugës ai hodhi tej patericat dhe rrëmbeu një Ak-47 nga një prej terroristëve. NJë tjetër palestinez e qëlloi për vdekje.

Një pastruese që ishte rrugës për në punë kish telefonuar zyrës së sigurisë të Olimpiadës në 4:47 për të raportuar se kish dëgjuar të shtëna. NJë polic i paarmatosur shkoi në 31 Connollystrasse dhe gjeti një komando mekapuc tek dera. "Cfarë do të thotë kjo?" pyeti ai. Komando e injoroi, por qëllimet e Shtatorit të Zi - një grup që e mori emrin nga vdekja në Shtator të 1970 e 4000 fedajinëve që luftonin kundër ushtrisë jordaneze të Mbretit Husein - do të bëheshin të qartë shumë shpejt. Fedajinët rrlullisën kufomën e Ëeinberg në rrigë, si shenjë e seriozitetit të tyre.

Në orën 5:08, dy copa letre u hodhën nga balkoni, dhe ranënë duart e një polici. Komunikata rendiste emrat e 234 të burgosurve që mbaheshin në burgje izraelitë, plus, në një përpjekje për të fituar simpatinë e të majtëve, Andreas Baader dhe Ulrike Meinhof, guerilasit mëtë njohur urbanë në Gjermani. Nëse këta nuk liroheshin deri në orën 9.00, do të vritej një peng. "Një në cdo orë", i tha Issa policit. "Dhe do të hedhim kufomat e trye në rrugë".

Tension

Fedajinët e dinin që në fillim se izraelitët nuk kish gjasa të bnin lëshime nda kërkesave të tyre. Megjithatë, ata e shtynë afatin përfundimtar. Issa dilte herë pas here nga godina për të diskutuar me zyrtarë gjermanë, zakonisht me një granatë në xhepin e këmishës. Ekipi i krizës u vu në kërkim të një plani. Në fillim terroristëve iu ofrua një sasi e pakufishme parash. Genscher, që më vonë do të bëhej kryeministër i bëri thirrje Issait që të mos shaktonte sërish vdekje hebrenjsh në tokë gjermane, më pas u vetëofrua si një zëvendësues pengjesh. Edhe të tjerë zyrtarë u vetëofruan në këtë ofertë, por Issa refuzoi sërish. Avery Brundage, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar tha se kujtonte që në 1920, policia e Cikagos kish futur gaz në ndërtesa për të mposhtur gangsterët. Por autoritetet braktisën idenë e Brunage. Ata u përpoqën të veshin policë si kuzhinierë dhe këta të sulmonin terroristët kur të conin ushqimet. Por fedajinët nuk mund ta hanin këtë; ata urdhëruan që furnizimet të liheshin tek pragu.

Terroristët e shtynë edhe dy herë afatin e ultimatumit, në 3 dhe më pas në 5, duke ditur se cdo vonesë vetëme dyfishonte audiencën tleevizive. "Kërkesa për të liruar vëllezërit tanë të burgosur kish vetëm vlerë simbolike", do të thoshte më vonë Al Gashey. "I vetmi qëllim i aksionit ishte të frikësohej publiku botëror gjatë 'Olimpiadës së lumtur' si dhe të ndërgjegjësohej ky për fatin e palestinezëve.

Një tjetër plan, ai për të futur 13 policë përmes kanaleve të sistemit të ngrohjes dëhstoi. Kamerat televizive të Tvve që transmetonin gjithë kohën ofruan pamje të policëve civilë në veprim, gjëq ë u pa nga i gjithë publiku dhe nga vetë terroristët.

Pak para orës 5 të pasdites, terroristët bënë një kërkesë tjetër. Ata kërkuan një avion për të transprtuar ata dhe pengjet drejt Kairos. "Nuk bsoja se izraelitët do të negocionin me ne në Gjermani, prandaj bëmë një plan për të marrë një avion dhe pengjet drejt një tjetër vendi arab", thotë Abu Daoud. Që atje, besoja se ata do të negocionin lirimin e të burgosurve tanë". Palestinezët eliruar dhej të prisnin në pistë në Kairo në orën 8 të ditës tjetër. Nëse nuk ndodhte, u tha Issa gjermanëve, Shtatori i Zi do të ekzekutonte pengjet para se të nsie avioni. "Këta janë njerëz të pafajshëm", protestoi Genscher. "Unë jam ushtar. Jemi në luftë", ia priti Issa.

Sidoqoftë, këtu më në fund gjermanët panë një haësirë. Nëse kriza ndërronte vendndodhje, do të kish autobusë, helikopterë dhe avionë, sheshi i një piste aeroporti - ndoshta një shans për të rrethuar fedajinët. Por përpara se të procedohej, gjermanët donin të siguroheshin për dy gjëra: që pengjet ishin ende gjallë dhe që ata ishin të gatshëm të fluturonin drejt Kairos.

Genscher dhe Triger u shoqëruan në katin e dytë të Apartamentit 1. Pengjet u thanë se nëse liria e tyre kalonte nga një kryeqytet arab, ata ishin të gatshëm. Por zëdhënësi i pengjeve, Shorr, më i moshuari në delegaconin si dhe një luftëtar i rezistencës gjatë Luftës së Dytë, shtoi se në një rast të tillë ata supozonin se "qeveria jonë do të përmbushë kërkesat e terroristëve. Përndryshe, ne do të na vrasin".

"Me fjaë të tjera", tha Genscher, "nëse qeveria juaj nuk bie dakord për shkëmbimin e të burgosurve, ju nuk do të ishit të gatshëm të largoheni nga territori gjerman".

"Nuk do të kish kuptim", tha Shorr. Të jesh izraelit, do të thotë të njohësh mirë politikën e vendit tënd ndaj terroristëve. Sigurisht, secili peng duhet të ketë dyshuar se fati i tij ishte në duart e gjermanëve - që episodi do të përfundote në mynih, jo në Kairo, për mrië apo për keq.

Issa vendosi një ultimatu tjetër, pë rnë orën 9 të darkës dhe përsëriti premtimin për të vrarë një peng në cdo orë, deri kur gjermanët të fronin avionin. Qeveria izraelite nuk do të miratonte kurrë rrëmbimin e qytetarëve të vet në një destinacion armik. Sigurisht, Gjermania, dke patur parasysh historinë e vet, nuk mund të miratonte në heshtje këtë gjë. Ndoshta një avion mund të ofrohej terroristëve, por nuk duhej në asnjë mënyrë të lejohej të ngrihej. Egjipti nuk kish thënë asgjë nëse do të lejonte avionin të ulej.

Gjermanët shqyrtuan një plan të fundit për të liruar pengjet përpara se të transportoheshin me helikopter nga Fshati për tek avioni. Schreiber propozoi të vendoseshin policë të armatosur në shtyllat e betonit në garazhdin nëntokësor. Policët do të shënjestronin fedajinët teksa këta shoqëronin pengjet. Por Issa, gjithnjë dyshues kërkoi që transferimi i shkurtër të bëhej me autobus. Pak momente më vonë, në sheshin e fshatit, 17 pengmarrës dhe pengjet hipën në dy helikopterë Iroquois. Ekipi i krizës kishte tashmë shumë pak shpresë se pengjet do të mbijetonin. "Ishim 99 % të sigurtë se nuk do të ishim në gjendje të arrinim objektivin që kishim", do të thoshte ëm vonë Shcreiber. "Ndiheshim si doktorët që përpiqen të risjellin në jetë të vdekurit".

Asnjë izraelit nuk ka mbijetuar ta kundërshtojë, por nëse beson Al Gayshein, gjendja shpirtërore në bordin e helikopterit që i transportonte nga Fshati Olimpik për në Fuerstenfeldbruck ishte e mirë, qoftë edhe për ndryshimin e pamjes. "Të gjithë dukeshin të relaksuar, edhe pengjet madje", ka thënë ai. "Ne në ajër kishim ndjesinë se në një farë mënyre kishim arritur atë që donim. Për herë të parë mendova për pengjet që ishin ulur aq pranë - në kontakt fizik. Kujtova urdhërat që kishim ëpr të vrarë pengjet nëse do të ndodheshim në një situatë ushtarake të pashpresë. Por mendova gjithashtu se askush nuk na kish stëvitur për të vrarë njerëz të paarmatsur".

"Dënuar për të dështuar"

Schreiber ia kish besuar operacionin në Fuerstenfeldbruck zëvendësit të tij, Georg Ëolf, i cili kish një plan. Dy helikopterët do të uleshin 100 metra larg një Lufthansa 727 që gjoja po priste i gatshëm për të fluturuar drejt Kairos. Pasi terroristët do të sillnin pengjet tek avioni, 17 policë, disa të maskuar si pjesë ekuipazhi do t'i sulmonin - gjithmonë nëse snajperët e policisë nuk do të kishin pamje të mirë teksa grupi ecte nëpër pistë.

Por në avion, 15 minuta para se helikopterët të zbrisnin në tokë, policët ishin rebeluar ndaj atij që e shihnin si një mision vetëvrasës. Shumica ndodheshin në pjesën e pasme të avionit, ku besonin se vetëm një granatë terroristësh do të mjaftonte për t'i asgjësuar. Sa për ata që luanin rolin e pilotëve, ata do të ishin në vijën e zjarrit të policisë prapa avionit - dhe vec këaj ishin maskuar keqas, pasi nuk u ishin dhënë uniforma të plota të Lufthansas. Pasi i dëgjoi, oficeri i ngakuar, Reinhold Reich u kërkoi të votojnë njerëzve të tij, dhe këta vendosën unanimisht të braktisin misionin. Ishte një rebeim i pakonceptueshëm për një izraelit. Por Gjermania Perëndimore, të cilës nuk i duhej besuar me ushtarë dhe armë, nuk kish njësi të forcave speciale, asgjë si Sayeret Matkali izraelit apo SAS-i britanik. Me helikopterët që po uleshin, plani i Ëolf mbetej tashmë vetëm tek snajperët - pesë të tillë.

Pilotët e helikopterëve ishin vërdallosur në ajër ër t'u dhënë kohë gjermanëve të përgatiteshin për sulmin dhe për të lejuar një helikopter tëtretë, ku ndodhesj Schreiber, Genscher dhe Merk, që të ulej paa të tjerëve.

"Sa gjë e ndyrë që ndodh në minutën e fundit", i tha Schreiber Ëolfit kur e takoi.

"Cfarë?" e pyet Ëolf.

"Që ata janë tetë".

"Cfarë? Do të thuash që janë tetë arabë?"

"Cfarë po më thua, tani po e merr vesh ti, nga unë?"

Kështu ishte. Për arsye që nuk dihen, ai kish menduar se ishin vetëm pesë terroristë. Por tani, snajperët nuk e dinin që ishin më të paktë në numër. Tashmë pani vare nga saktësia e pesë snajperëve, asnjëri prej të cilëve nuk kish kryer stërvitje speciale. Të gjithë ishin zgjedhur thjeshtë sepse stërviteshin në konkurencë me njëri tjetrin gjatë fundjavave. Megjithatë, tre zunë pozicion në tarracën e kullës së kontrollit. I katërti u shtri në pistë, prapa një parapeti të betontë. I pesti zuri vend pas një kamioni.

Helikopterët u ulën në orën 10:35 të natës. Në fillim dolën katër pilotët dhe pesë fedajinë. Ndërkohë që pjesëtarë të tjerë të Shtatori i zi u mbanin armët tek koka pilotëve, Issa dhe Toni dolin të kontrollonin avionin. Dyshimet e tyre, që kishin nisur tashmë nga zgjatja e udhëtimit me helikopter, duhet të jenë shtuar shumë kur gjetën avionin të boshatisur. Teksa rendën prapa drejt helikopterëve, Ëolf dha urdhër të hapej zjarr.

Ngjarjet që pasuan janë edhe sot e kësaj dite një mjergull kaosi, gjakderdhjeje dhe kontradiktash. Sidoqoftë, ja skenari me më shumë gjasa: të shtënat mbushën ajrin në katër minutat e para. Me gjashtë terroristë të dukshëm, snajperët vranë dy dhe plagosën ëpr vdekje një të tretë. Por tre të tjerët, përfshirë Issa dhe Toni, mundën të shpëtojnë. Tesa pilotët rendën të fshihen, të mbijetuarit palestinezë dolën prapa helikopterëve, prej ku goditën sa më shumë drita aeroporti që të mundeshin.

Ato të shtëna fillestare u pasuan nga një orë tension gjatë të cilës asnjë palë nuk qëlloi më shumë se disa herë. Në këtë moment, një lloj skuadre elitë duhet të ketë sulmuar pozicionet e palestinezvëe. Por një njësi seciale sulmi e policisë që erdhime helikopter afro gjysmë ore pasi nisën të shtënat, zbriti në anën tjetër, afro 2 km larg vendit ku ndodhnin ngjarjet. "Dështimi më i madh ishte që nuk kishim aq snajperë sa nevojiteshin", thotë Ulrich Ëeneger, lejtnant kolone në ushtrinë gjermane që shërbeu si këshilltar në terren për Genscherin atë ditë, si dhe njeriu që drejtoi GSG-9, njësinë e forcave speciale që qeveria gjermano perëndimore krijoi dy javë pas kësaj fiaskoje. "Dështimi i dytë ishte që nuk kishin forca speciale për të sulmuar helikopterët".

Përndryshe, forcat gjermane mund të kishin sulmuar me autoblinda. Por gajshtë të tilla që u urdhëruan të shkonin në vendngjarje kishin ngecur në trafik, kryesisht i shkaktuar nga njerëz kuriozë që nxitonin drejt Fuerstenfeldbruck, a thua këtu po zhvillohej një tjetër Olimpiadë. Një prej trye ishi drejtuar për në Riem, aeroporti civil i Mynihut. Në një tjetër moment, një shofer i një makine policia kish dëgjuar në radio vendndodhjen e vërtetë, kish shkelur në moment frenat, duke shaktuar një tjetër kaos trafiku.

Pak para mesnate, blindat më në fund arritën të shkojnë tek helikopterët. Pikërisht këtu humbën jetën pengjet, po të gjykosh nga ajo që mund të bëhet bashkë prej raportit të mbajtur gjatë të fshehtë të kryerokurorit bavarez. Një terrorist ekzekutoi katër pengjet brenda njërit helikopter, duke vrarë Springer, Halfin, Friedman si dhe plagosur Berger. Më pas ai u shtri përtokë, u rrotullua dhe hodhi një granatë në kabinën e helikopterit, përpara se të qëllohej edhe vetë për vdekje.

Përpara se zjarri nga ai shpërthim të mbërrinte në serbator dhe të shndërronte në ferr helikopterin, Issa doli nga poshtë helikopterit tjetër duke qëlluar me AK-47 e tij gjermanët. Policia e vrau atë dhe një fedajin tjetër. Më tjetër, një tjetër komando ekzekutoi pengjet e tjerë - Gutfreund, Schorr, Slavin, Spitzer dhe Shapira.

Berger ishte pengu i fundit që vdiq. Ai kish marrë dy plumba jo vdekjeprurës në gjymturët e poshtëm, por vdiq për shkak të asfiksimit nga tymi. Tre fedajinë, të gajlë e të paplagosur u shtrinë përtokë, dy duke bërë gjoja si të vdekur. Policia i kapi dhe 40 minuta më vonë, me ndihmën e qenve dhe gazit lotsjellës, policia gjeti Tonyn të fshehur poshtë një vagoni treni në kufi të pistës, duke e vrarë gjatë një shkëmbimi të shkurtër zjarri.

E shtëna e fundit, në orën 12:30 i dha fund një operacioni pothuajse tre orësh që, sic ka thënë më vonë një zyrtar që mori pjesë "ishte i dënuar të dështonte që në fillim". Edhe sot, gjermanët nuk kanë shpejguar asnjëherë në mënyrë të pranueshme përse nuk kishin vendosur dy apo tre snajperë për cdo terrorist. Terroristët nuk kishin as armë të precizionit të lartë dhe as jelekë antiplumb. Aeroporti ushtarak ishte i ndricuar pak, por policia kish ngritur tre kulla ndricimi, por në atë natë pa hënë kullat shkaktonin hije të mëdha ashtu si edhe helikat e helikopterëve, dhe asj prej snajperëve nuk ish pajisur me syze për të parë natën. Disa netë më vonë, gjatë një stërvitje për të rindërtuar ngjarjen, pjesëtarë të një skuadre nga zyra e kryeprokurorit të Bavarisë u vendosën pikërisht aty ku kishin qenë pesë snajperët e policisë. Me pajisje për të parë natën, secili ishte në gjendje të dallonte figurat brenda helikopterëve.

 

 

Kundërpërgjigja e Mossadit izraelit. Pas masakrës së Mynihut, në shënjestër eksponentë të Shtatorit të Zi në kryeqytetet kryesorë të Evropës. Ja aksionet

HAKMARRJA/"Zemërimi i Perëndisë"

Në shtator 1972, gjatë Olimpiadës së Mynihut, 11 atletë izraelitë u vranë nga grupi terrorist palestinez Shtatori i Zi. Bota u tmerrua, por në Izael, shumë shpejt dhimbja u shndërrua në zemërim dhe vendosmëri. Lideri i ashpër i opozitës, Menachem Begin tha: "Kundërpërgjigja nuk është më e mjaftueshme. Ne kërkojmë një sulm të zgjatur dhe pa fund kunër vrasësve dhe bazave të tyre...". Në atë që u bë i njohur si operacioni "Zemërimi i Zotit", kryeministrja Golda Meier miratoi me shpejtësi plane sekretë për të realizuar ndëshkimin kundër atyre që kishin planifikuar masakrën - duke u shndërrua në gjykatës, juri dhe ekzekutore me jë të rënë të lapsit.

NJë zinxhir burokratik i fshehtë, shumë i shpejtë dhe i zhdërvjellët u vu menjëherë në punë ndërmjet Mossadit, agjencisë së shërbimit të fshehtë izraelit, si dhe një paneli ministrash që së bashku u bënë të njohur si "Komisioni X", i cili mblidhej për të dhënë miratimin për cdo vrasje. Për arsye se izraelitët nuk dnin të akuzoheshin se po përdornin të jëjtat metoda si terroristët, një faktor kritik ishte që askush nuk duhej të ishte në gjendje të bënte një lidhje direkte mes vrasjeve dhe Izraelit.

Shënjestra e parë

Brenda pak javësh, Mossadi ishte në gjurmë të shënjestrës së parë: Vael Zvaiter, një përkthyer 30vjecar në ambasadën libiane në Romë. Për miqtë e tij perëndimroë, Zvaiter ishte një shkrimtar paqësor me bindje të majta, por sipas Mossadit, ai ishte kreu i Shtatorit të Zi në Itali dhe kish qenë i angazhuar plotësisht në planifikimin e masakrës së Mynihut (angazhimi i Zvaiterit në terrorizëm është ende shumë i diskutueshëm edhe sot e kësaj dite).

NJë ekip prej 15 vetësh ndërtoi një skemë të detajuar t lëvizjeve të tij, dhe më pas një skuadër elitë fluturoi drejt Romës për të bërë goditjen. Në 16 tetor, Zvaiter u qëllua gjashtëmbëdhjetë herë nga dy atentatorë izraelitë në hollin e ndërtesës së apartamentit ku jetonte.

Sipas David Kimche, ish zëvendës drejtor i Mosad, "qëllimi nuk ishte aq shumë për hakmarrje, se sa pë rtë frikësuar militantët palestinezë. Donim që ata të shihnin prapa krahëve dhe të kuptonim se ne u ishim qepur pas. Kështu që, u përpoqëm të bënim gjëra të tilla që nuk ishin thjeshtë vrasje e tyre nëpër rrugë - kjo është e lehtë ... apo jo".

Tryeza shpërthyese

Vrasja tjetër e Mossad ndodhi në Paris - shënjestra: Dr. Mahmoud Hamshiri, zëdhënës i Organizatës për Clirimin e Palestinës në Francë. Sipas Mossadit, ai jo vetëm ishte përfshirë në planifikimin e Masakrës së Mynihut, por ishte për momentin duke organizuar sulme të tjerë në Evropë. Për të shmangur rrezikimin e jetëve të bashkëshortes dhe fëmijës së Hamshirit, Mossad përpiloi një plan të ndërlikuar, ku u përfshinë më shumë se 20 oficerë në terren, të cilët do të kontrollonin në mënyrë të saktë se si, kur dhe ku do t kyhej vrasja.

Ata siguruan detaje të tryezës ku ndodhej telefoni i njeriut të OCL-së, dhe në mënyrë të fshehtë zëvendësuan pjesën e sipërme të mermertë me një tjetër identike. Brenda kësaj t fundit ishin fshehur eksplozivët. Në 8 dhjetor 1972, pasi u siguruan se bashkëshortja dhe vajza e Hamshirit ishin larguar nga banesa, një agjent i Mossad i ra numrit të telefonit të zëdhënësit të OCL. Hamshiri u përgjigj dhe në moment bomba që ndodhej në tryezë u shpërthye me telekomandë, dke e vrarë në end.

Një sy qorr

Në javët që pasuan, vrasësit vazhduan fushatën e tyre. Një kurthme bombë la të vrarë në Qipro një korrier të Shtatorit të Zi. Vrasja me armë e një atentatori të dyshuar të OCL në Paris e coi në katër numrin e të vdekurve. Por pavarësisht rritjes së nmrit të të vrarëve, qeveritë perëndimore dukej se nuk dinin asgjë për atë që po ndodhte nën hundët e tyre. Sidoqoftë, ata ishin në fakt duke bërë një sy qorr ndaj operacioneve të Izraelit. Fakti që vrasjet po ndodhnin si një kundërpërgjigje për masakrën e Mynihut dukej se shërbente si një justifikim i mjaftueshëm për aleatët izraelitë.

Gjakderdhje në Beirut

Në prill 1973, burimet e Mossadit në Liban zbuluan vendndodhjen e tre shënjestrave të tjera shumë të rëndësishme - Abu Youssef, Kamal Nasser dhe Kamal Advan, militantë shumë aktivë të OCL që tashmë jetonin në të njëjtën rrugënë Beirut. Mossad, i bindur për përfshirjen e tyre në Shtatorin e Zi, ishte i vendosur tashë për t'i vrarë.

Për një sipërmarrje të tillë me rrezik shumë të lartë, duhej ndihmë ekspertësh ushtarakë dhe për këtë qëllim u thirr Ehud Barak, që më vonë do të bëhej kryeministër i Izraelit, dhe që atëherë ishte komandant i forcave speciale izraelite. Në orën 1.30 të 10 prillit 1973, "Operacioni Rinia Pranverore" startoi. Nën mbulesën e errësirës, ekipi i armatosur rëndë zbriti në brigjet e Beirutit, me Barakun dhe dy prej zëvendësve të tij të veshur si gra për t'ua hedhur badigardëve të OCL.

Dhjetë minuta më vonë, komandot mbërritën tek shënjestrat: dy ndërtesa të larta. Ndonëse elementi i suprizës humbi shumë shpejt për arsye se badigardët hapën zjarr, brenda dhjetë minutash, tre udhëheqësit e OCL-së ishin vrarë.

Por ata nuk ishin viktimat e vetme. Të paktën shtatë policë libanezë, bashkëshortja e njërit prej pjesëtarëve të OCL dhe një fqinj gjetën gjithashtu vdekjen. Në fakt, më vonë është thënë se aksioni i izraelitëvee mori 20 jetë nejrëzish. Protesta të mëdha shpërthyen në të gjithë botën arabe, duk pretenduar se shënjestrat nuk kishin patur fare të bënin me Mynihun - dhe duket se këto pretendime ishin të paktën pjesërisht të vërtetë.

"Terroristi, terrorist është..."

Sulmi në Beirut ishte një pikë kthese. Ajo që kish nisur si hakmarrja e Golda Meir kundë atyre që fshiheshin pas masakrës së Mynihut ishte shndërruar tashmë në një fushatë të përgjithshme kundër të gjithë militantëve palestinezë. Sipas historianit dhe gazetarit Aaron Klein, "një oficer shumë i lartë i Mossadit ka thënë: Një terrorist, terrorist është... Ne nuk kontrollojmë shumë nëse ka qenë i ëprfshirë apo jo. Nuk ka rëndësi nëse ka qenë shumë i angazhuar në masakrën e Mynihut apo jo. Nëse nuk e bëri dje, do ta bëjë nesër. Eshtë terrorist".

Në tre muajt pasardhës, Mossadi kreu edhe katër vrasje të tjera:

" Athnë, 12 prill 1973: Zaid Muchassi vritet nga një bombë e vendosur poshtë shtratit të tij në hotel.

" Romë, prill -qershor 1973: Abdel Hamid Shibi dhe Abdel Hadi Nakaa vriten me autobomba

" Paris, 28 qershor 1973: Mohammed Boudia vritet me autobombë.

Betuar për shkatërrim

Kur Mossadi kishte përpiluar listën e atyre që planifikuan Mynihun, një emër kish dalë vazhdimisht në sipërfaqe - Ali Hassan Salameh, një lider i përkushtuar i Shtatorit të Zi. Mossadi ndërtoi profilin e një playboy pompoz i betuar për shkatërrimin e Izraelit. Salameh, të cilit media i kish vënë nofkën "Princi i kuq" kish lidhje me rrëmbime si dhe akte spektakolarë terroristë, përfshirë një masaër në aeroportin Tel Avivit që kish lënë 26 të vdekur. Mossad besonte tashmë se ai kish qenë truri i gjakderdhjes në Mynih.

Në qershor 1973, Mossad mori informacion nga një burim i besuar se Salameh ndodhej në Norvegji. Lajmi e kapi në befasi agjencinë, ndërkohë që të gjithë operativët më të artë të saj ishin t zënë tashmë me misione të tjerë. Kështu që, Mossad u detyrua të improvizojë. Një ekip i përbërë nga oficerë që nuk kishin patur shumë esperiencë në terren u bë bashkë shpejt e shpejt, dhe në 18 korrik ata fluturuan drejt Oslos si dhe ndoqën gjurmët e Salameh në qytetin e fjetur verior të Lillehammer.

Në datën 20 në drekë, ata pikasën atë që menduan se ishte preja që kërkonin. NJë burrë me pamje si nga Lindja e Mesme dukej se i ngjante shumë fotografisë së paqartë të gazetës, që ihte e vetmja mënyrë që ata kishin patur për të identifikuar Salamehun. Por ky Salameh po sillej në mënyrë të cuditshme - ndonëse duhej të ishte një i huaj në Norvegji, ai e kish shumë të qartë dhe të kollajtë të vinte vërdallë nëpër Lillehammer.

Pavarësisht këtyre pikëpyetjeve, Tel Avivi dha dritën jeshile.

Vrasësit e bënë shoshë me 14 plumba njeriun që e kishin identifikuar si Salameh. Por kishin vrarë njeriun e gabuar - viktima e tyre ishte Ahmed Bouchiki, një kamarier i pafajshëm maroken, që kish pesë vite që jetonte në Norvegji.

Përshkrimet e të huajve të dyshimtë i kaluan autoriteteve. Policia arriti të kapë dy prej anëtarëve të rangut të ulët të skuadrës së dërguar, të cilët nën hetim shumë shpejt u thyen. Brenda pak ditësh, gjashtë agjentë ishin kapur dhe gjatë gjykimit të tyre u ekspozuan shumë detaje të veprimtarisë së fshehtë të Izraelit. Operacioni Lillehammer i shndërrua në fatkeqësinë më të madhe në historinë e Mossadit. Si për t'i përkeqësuar gjërat, Mossad zbuloi se informacioni fillestar që i kish cuar në Norvegji kish qenë i pavërtetë, i ofruar qëllimisht nga një prej spiunëve palestinezë të Salameh.

Vdekja e Princit të Kuq

I ndodhur nën trysninë ndërkombëtare, Komisioni X shumë shpejt u shpërbë. Fushata e fshehtë e Izraelit kish përfunduar me një turpërim publik. Por Mossadi as e kishte harruar dhe as e kishte falur Salamehun. Në vitin 1974 ai u shfaq bashkë me liderin e Organizatës për Clirimin e Palestinës, Yasser Arafat në Neë York - në godinën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, atje ku nuk mund të prekej - dhe më pas u humbën sërish gjurmët e tij. Më në fund, në janar 1979, ai u pikas në Beirutin e rrënuar nga lufta. Agjentët monitoruan rutinën e tij të përditshme dhe në 19 janar, një autobombë shpërtheu në momentin kur Salameh dhe badigardët e tij po kalonin aty pranë. Princi i Kuq kish vdekur.

Pasojat

Me vrasjen e Salameh, Izraeli mbylli kapitullin e masakrës së Mynihut. Ishte hakmarrë, por menjë cmim.

* Rami Advan, djali i Kamal Advan që u vra në Beirut në prill 1973: "Problemi palestinez nuk nisi me Mynihun - dhe nuk do të përfundojë me vrasjen e udhëheqësve si im atë dhe të tjerë. Të vrasësh nejrëzish dhe të mendosh se vrasja e nejrëzve zgjidh probleme është marrëzi".

* Ankie Spitzer, vejusha e trainerit izraelit të skermës Andre Spitzer, një viktimë e Mynihut: "Duhej të kish ndodhur ndryshe. Këta njerëz nuk duhej të ishin vrarë, por dërguar paa gjyqit".

* Ronen Bergman, korrespondent i gazetës izraelite Yediot Ahronoth dhe ekspert për Mossadin: "Fushata ndali pjesën ëm të madhe të akteve terroriste të OCL jashtë kufijve të Izraelit. A ndihmoi për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme? Jo. Strategjikisht, ishte nëj dështim total".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora