E shtune, 27.11.2021, 06:12 AM (GMT)

Kulturë

Fatmir Halimi: Jeta si shkrim estetik e letrar

E diele, 03.07.2016, 09:56 AM


JETA SI SHKRIM ESTETIK E LETRAR

(Përkitazi për veprat letrare “Pellazg Ilir Shqiptar”- poezi, “Rilindja e shkrimit”- prozë të autorit Salih Salihu)

NGA FATMIR HALIMI

Kur them se jeta është shkrim estetik e letrar kam parasysh jetën fizike të autorit të këtyre dy veprave letrare, shkrimtarin Salih Salihu pasi që ai para se të jetë shkrimtarë ishte një personalitet dhe një figurë e madhe poltike, i cili për mëse 20 vite rresht nuk u ndal së luftuari për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbo-sllav. Pra Salihu është njëri ndër tre-katër personalitetet shqiptare që vuajti më së shumti në burgjet dhe kazamatet e Serbisë shoveniste, mëse 14 vite, i cili lirohet pak para vlimeve të mëdha të luftimeve të UCK-së, ku rreshtohet menjëherë në radhët e saj përkrah shokëve të idealit për çlirimin e vendit.

Bëra një hyrje të tillë pasi që nuk mundem t’i ikë këtij fakti për këtë njeri të madh edhe pse jam i vetëdijshëm se diskursi i sotëm kritik mbi veprën letrare nuk e duron biografizmin. Biografia për autorin ishte një nga teoritë më të përhapura në periudhën e hershme të modernitetit si metodë kritike e natyralizmit, të cilën e perfaqwsonte Hippolit Tain, i cili thotë se për vlerësimin e një vepre letrare duhet të mështetemi në tri parime: raca-momenti-mjedisi. Pra edhe sot në diskursin tim kritik nuk mund t’i anashkaloj këto tri parime pasi që janë të lidhura shumë ngusht njëra me tjetrën, që për pasojë prodhuan edhe këto dy vepra letrare: “Pellazg Ilir Shqiptar” dhe “Rilindja e shkrimit” të autorit Salih Salihu të krijuara në një kohë tjetër dhe të botuara tash së voni, më 2015.

Te vepra poetike “Pellazg Ilir Shqiptar” që ka vetëm këtë titull është një poemë epiko-lirike e thurur në vargje. Janë këto vargje të krijuara gjatë qëndrimit të autorit në burgun famëkeq të Nishit. E veçanta e këtij shkrimi të krijimit është edhe dokumentariteti si kategori stlilistike që autori na e dëshmon me dokument se si ato vargje i ka nxjerrë jashtë grilave të burgut. Motiv i kësaj poeme është heroizmi dhe lufta e pakompromis e personaliteteve tona të mëdha të hershme si Pirroja Skenderbeu e shumë të tjerë. Kurse tema e saj është lufta për çlirim. Këtë temë e realizon me një ndjesi të hollë lirike në formë të thirrjes për çlirim:

“ deri kur këto troje

do të qëndrojnë në robëri?!

Gjerësa edhe të huajve

U sollëm liri”

E në raste të tjera edhe në formë të pyetjes:

“ A thua të gjithë shqiptarët

Në gjumë të rëndë kanë ra!

Apo këtë mjerim

s’donë kushë për ta pa?’

Kategori tjetër e theksuar në këtë vepër letrare është edhe oraliteti, të cilin autori e shfrytëzon mjaft mirë dhe i shkon për shtati krijimit të tij poetik. Salihu për ndertimin e veprës së tij shfrytëzon mjaft mirë figurat stilistike si hipërbolën, krahasimin, epitetin e sidomos metoniminë.

Kurse te vepra tjetër në prozë Rilindja e shkrimit që përmbanë këto tregime si Fushëgropa, Kullat ende po heshtin, Hije e rëndë mbi fushëgropë, Për agimin e lirisë, Shqiponja fluturon etj, si dhe novelën Fisniku, qelia dhe fantazmat, autori trajton tema dhe motive nga jeta në burgun e Nishit në periudhën e viteve të 80-ta dhe në burgun e Dubravës, rënia e tij e dytë në vitet e 90-ta. Përvç këtyre përmes tregimit Ballë për ballë me armikun shtjellon edhe jetën gjatë luftës qe zhvilloi UCK-ja për çlirimin e vendit.

Salih Salihu përmes këtij krijimi artistik e fiksional lexuesve të letërsisë u ofron një  botë përplotë ndjenja  dhe emocione, një botë ndoshta edhe të panjohur për ta, pra jetën prapa grilave. Ai këtë më së miri e arrinë përmes personazhit të Fisnikut te novela Fisniku, qelia dhe fantazmat, ku do të mësojmë deri në detaje për maltretimet, rrahjet deri në alivanosje, dhunën të ushtruar mbi të që e qojnë deri në zgrip të jetës, siç i quan autori fantazmat serbo çetnike e shoveniste, gardianët e burgut. Por Fisniku nuk jepet, se ideali i madh dhe dashuria për atëdheun e popullin e tij e mbajnë të gjallë. Përveq kësaj këtu trajtohet edhe një jetë e tërë dhe një burg i madh i quajtur Kosovë, por që autori i referohet si Fushëgropë.

Me këtë rast autorit i dëshirojmë edhe shumë krijime dhe botime të tjera.

Faleminderit!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora