E premte, 26.04.2024, 10:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Dhuntia e udhëve të syve

E marte, 10.05.2016, 07:56 PM


Dhuntia e udhëve të syve 

 

Mehmetali Rexhepi

 

një ditë nuk do të më vezullojnë yjtë 

lakoreve të jetës do të bie perdja 

post scriptum në teatrin e shpëlarjes

të roleve as i intriguar as intrigues

gjithkush do të jetë aktor intrigash 

nderen lavire nuk do ta kesh përmasë trupi dhe valësh 

dritën peng varjeje rrethrrotullimi prej lëbyrjes 

shkëlqimi i jepet thikës terri frikës 

i vetmi peng për të cilin nuk do të më mbylleshin sytë 

loti dhe drita rrisin kallinjtë 

mos pyet për të vjelat 

assesi nuk do të doja t`i mbyllja dritat e falura një herë

në dritë të ditës ëndrrat përkufizueshëm shkëpusin 

çastet e  varianteve të pa përsëritshme  

brenda kapakëve të mbyllur kuqëlime 

gjembat e mllefit stresit smirës magjisë dhe urrejtjes 

kush do t`i yshte pos territ 

pse esëll nuk e ke pirë 

ose fare-fare pakëz do ta kenë shpikur dollinë

e lëng dritës që aq pranë e kam

çast për çast kafshatat e shikimeve i ngjyej 

dhe se shoh nuk ia çmoj stolitë 

marrëzisht duket se iu vardiska kotësisë 

malli ngjyros pamje të dridhshme 

falë teje do t`i shihja mozaikët hijeve të hireve të kësaj dhuntie 

gënjehem dhe gënjehesh se nuk ka masë hijeje pa mua 

pak çka kanë sytë dhe intuita si kap 

edhe gjeniu me tejqyrë nuk i shihte dot pa ty 

rrezet e tua që shpojnë shtresat e mbështjella me të errëta 

të gjithë marrin prej teje ti asgjë prej tyre 

qysh se më ke kthyer dhe të kam kthyer shpinën 

pa zbardhjen tënde nuk do ta kem dimrin verë a verën dimër 

pikërisht pse nuk hyri në shtëpinë e mendimit 

shtëpia mbeti pa dritare 

dhe ato pak të vockla errësuar prej lastarëve krahnezë 

derdhë derdhë derdhë thesar të praruar 

mbi mua mbi ty mbi ato e se si nuk shihemi në sy 

ndoshta pse është tejet e hapur trup cullakuar 

s`ke çka për të shpërthekuar 

të hap shtegun ose ta mbyllë një mynxyrë 

mos më mallko “të plasshin sytë” me të sajën yndyrë 

në çastin e mallkimit do të plandosesh 

në stomin e errët të antonimit 

lutemi të na ruajnë engjëjt e bardhë 

gjithçka e saja është e bardha 

lutu të mos jesh preja ose gjahu i një trajte të paparë

të mbetesh cullak dhe i palarë

dhe zotat e lutnin të mos shkonin në fron të pa shpëlarë  

pa kollare pa mahnitje përdhose prarimin madhështinë e saj 

falu një jetë si diçkaje të rëndomtë të pasosur 

anashkalohet nga mos pamja përtej hundës 

e mendimit tënd që është i gjallë vetëm kur dhemb

të hirit prej druri aty ku nuk shkëlqeu ari as thesari 

pos nën vellon e dehjes do t`ia lypja hiret 

të zezat e jetës të m`i lante prarimi ngadhënjyes 

ndaj mos e lyp ku e ka fillin e fijen

i druaj unit të kipcit tim 

madhërisht fillim-fundit të dhuntisë 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora