E premte, 26.04.2024, 09:48 AM (GMT+1)

Mendime

Samir Perihana: Mjaft me mashtrime!!

E enjte, 11.02.2016, 08:40 PM


Mjaft me mashtrime!!

Nga Samir Perihana

Drama " Tre motrat" e realizuar këto ditë në Teatrin Kombëtar është një shfaqje cilësore dhe pa mëdyshje mund të renditet ndër shfaqjet më të mira të dhëna në skenën shqiptare .

Loja e aktorëve, skenografia, dinamizmi që përcillet duke krijuar një trashendencë ndërmjet një të djeshme të një vëndi të largët në një qytet rus me të sotmen shqiptare e bëjnë të spikasi veprën në morinë e veprave të tjera të realizuara në kohë në skenën e Teatrit Kombëtar.

Notat sa epike po aq edhe lirike gërshetohen bukur me njëra tjetrën duke bërë që një spektator i edukuar estetikisht të mos e kuptojë dot sesi kalon ora.

Por ja që qënkan për fat të keq jo vetëm spektatorë të tillë që e duan artin e mirëfilltë dhe mbushen me gëzimin e emocionit duke përjetuar çka përcjell vepra nën një regji të kujdeshme, skenografi të ndërthurur bukur të modernes me atë tradicionales,  një kostumigrafi të këndshme në interpretimin e trupës teatrore dhe së fundmi nën një sfond muzikor me motive ruse të përzgjedhura.

Jo ka edhe nga ata dhe për fat të keq të shumë arësyeve, qofshin ato objektive apo subjektive nuk arrijnë të dallojnë se kush është me të vërtetë artististike dhe që formon kumtin për të cilën ka nevojë shoqëria në ndeshjen me problematikën e kohës.

Guximi i tyre i marrë tejkalon caqet dhe bëhet tragjiko-komik deri në atë masë sa i japin vetes atributet e gjykimit dhe të talljes me vepra monumentale që tashmë i përkasin përjetësisë së artit botëror. Dinjitoze më së paku nëse nuk i kupton këto visare për shkak të botëkuptimit të kufizuar është të heshtësh. Keqardhja më e madhe është kur këto sulme ndaj artit vijnë nga njerëz që i përkasin shtresave që në fakt duhet të promovojnë artin në vënd që ta sulmojnë atë siç është rasti i konfliktit të Drejtorit Çuli me gazetarin i cili me sa di ka dhe mbështëtës të tjerë. Nuk marr përsipër të marr rolin e arbitrimit në këtë debat por synimi im në këtë shkrim është të evidentoj nje parim kryesor të cilin duhet të respektojmë dhe mbrojmë përherë nëse duam të jemi një shoqëri serioze me vlera të konsoliduara.

Arti është gjëja më e shenjtë e një shoqërie e cila tenton të përmirësojë veten në kohë. Me të drejtë thoshte edhe Niçja "Arti dhe vetëm arti falë tij kemi egzistuar ". Në vënd që të karakterizohemi nga mirënjohja për këto vepra të njerëzimit dhe puna që është dashur për ti sjellë pranë publikut apo komunitetit me qëllim të ndërtimit të urave të komunikimit sa më të shëndosha ndërmjet profesionistëve të artit përfshi skenaristë, regjizore, aktorë apo dhe drejtues të këtij stafi i detyrojmë profesionistët e fushës në dashakeqësi të vendosen nën sulme të paprincipta që në të vërtetë tentojnë ti bëjnë një dëm shumë të madh komunitetit.

Përdora fjalën gazetar më lart por ju lutem më thoni se sa gazetar  mund të quhet një njeri i letrave që qesh me Gëten, Gogolin, Brehtin dhe me një përpjekje stërmunduese edhe pse të dështuar të dikujt tjeter për të sjellë në jetë diçka të Mjeshtrave të njerëzimit në gjuhën amtare

Më thoni ju lutem se sa gazetare mund të quhet qënia e dikujt që vjen në Teatër vetëm e vetëm për të bërë i veshur në petkun mbrojtës të profesionit skandalin ose për të realizuar me qenësinë e tij skupin ..

Jo dhe vetem jo .Ju lutem me gjërat e shenjta mos u tallni dhe mos guxoni ta bëni më. Ndoshta do ju duket sikur do liroheni nga vaniteti juaj për momentin, ndoshta do dukeni sikur do bëheni protagonist papritur dhe mund të liroheni nga dhimbja e zbrazëtisë që ju mundon por kjo do te jetë thjesht momentale, do të kalojë dhe keni për të pare se ajo çka ju kujtuat në ligësine tuaj shpërblyese do të jetë veç një vandak që do tju zhysi dhe më thellë në hiç ..

Ndaj mos guxoni të talleni me vepra madhore dhe me mundin e artistëve. Ju këshilloj qofshi gazetarë ambiciozë a në çfarëdo lloj pozicioni tjetër nëse shkoni në Teatër , apo edhe nëse merrni në dorë një vepër madhore mendoni vetëm kaq sesa rrugë ju desh veprës për të arrdhur në kohë deri tek ju .Merrni frymë thellë për të hequr nga koka mendimet e këqija që ju vërviten në kokë si re mushkoshjash në një moçal dhe ndjehuni mirënjohës . Kjo do tju bëjë nder ..



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora