E premte, 26.04.2024, 04:50 AM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: Fantazëm mbi kokat e Shqiptarve

E diele, 24.01.2016, 10:18 AM


“Gjykata Speciale”fantazëm mbi kokat e Shqiptarve???

Nga Sylë Arifi

Publikimi se Qeveria e Holandës ka marrë vendim që Gjykata Speciale do të fillojë me punë brenda këtij viti, nuk paraqetë asgjë të re!  Paragjykimet se Gjykata Speciale do t’i gjykojë krimet që pretendohet se janë kryer në vitin 1999-2000 nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe kundërshtarëve politikë, është vetëm një supozim i radhës. Gjithashtu, thanja se Qeveria e Holandës dhe ajo e Kosovës kan arritur një marrëveshje për fillim pune të kësaj gjykate është vetëm lajm. Thuhet, se marrëveshja pritet të miratohet nga të dy qeverit dhe parlamentet e të dyja shteteve........

Një Gjykatë Speciale, për supozime se dikush ka kryer krime lufte në Kosovë  pas periudhës së Luftës së Kosovës, ka qen dashur dhe duhet të formohet nga Institucjonet tona Shtetrore, siq kan vepruar edhe nga Shtetet tjera të dalura nga Luftat nga ish jugosllavia. Pajtimi i Kosovës nën presion nderkombëtar dhe e nxitur e ndimuar nga kundeshtarët e pavarsisë së Kosovës, është një fakt i pa presedan që ndodh në botën demokratike.

Shifet se me shumë lehtsi qeveria e Holandes ka miratuar kërkesën e BE-s, të jetë nikoqir i Gjykatës së ashtuqujtur speciale për Kosovë. Gjykata, quhet Kosovo Relocated Specialist Judicial Institution, ku se shpejti pritet të funksionoj duke operuar në objektin e Europolit derisa të ndërtohet një Gjykatore tjetër.

Gjykata, thuhet se do të merret me kinse krimet serioze që pretendohet se janë kryer nga pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe kundërshtarëve politikë. Jan disa lista nga qarqe të ndryshme qoft të mbrendshme dhe atyre nderkombëtare për emra të përveqem si të dyshuar potencialë.

Shteti i Holandës, është si një vend nikoqir i shumë tribunaleve ndërkombëtare dhe gjykatave kriminale speciale. Gjykata, thuhet se përbëhet nga gjyqtarë ndërkombëtarë të zgjedhur nga disponime nderkombëtare por qudetrisht e konfirmuar se themelohet bazuar në ligjit e Kosovës. Pra, thanja se kjo gjykat nuk nënkupton të jetë një tribunal ndërkombëtar por një gjykatë shtetërore e Kosovës që administron drejtësinë jashtë Kosovës me kolegje nga gjygjtar të zgjedhur jashtë Kosovës, është një nonsens politik, diplomatik dhe nderkombëtar që deri me tani nuk ka ndodhur në praktikat juridike nderkombëtare.

Thuhet, se gjykata do të gjykoi sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, ku të akuzuar jan vetëm një enti nacional pra Shqiptarët, është i pa pranuar sipas të gjitha standarteve ligjore nderkombëtare, sepse gjykimi i vetëm i një etnije kombëtare nenkupton segrekacion dhe racizëm i drejtësis nderkombëtare ndaj një kombi. Qeveria holandeze ka qen dashur të mos pranoi të jetë vendi dhe nikoqiri i një gjykat raciste, si vendi i paqës dhe drejtësis nderkombëtare.

Mirëpo, në situatën e krijuar politike në Kosovë, pas zhvillimeve 3-4 mujore, dhe tani pas aktgjykimit të Gjykatës kushtetuse lidhur me marraveshtjën për asociacjonin, qështjet kan mbetur pezull sepse qeveria nuk deshiron ta rrespekton mendimin e kushtetusës. Pasuan, me 9.janar protestat masive gjithpopullore të organizuara nga opozita parlamentare dhe kerkesa imediate për dorhqje të qeverisë dhe zgjedhje të parakoshme, nuk e ndryshuan gjendjen e ngurt politike mes qeveris dhe opozitës. Heshtja nderkombëtarve apo nderhyrjët e tyre subjektive vetëm sa e kan mjegulluar aktualitetin politik dhe institucional në Shtetin e Kosovës. Prandaj, tani askush s’ka dhënë asnjë deklaratë se kur do planifikohet të miratohet kjo marrëveshje në Parlament, për selin dhe fillimin e punës së Gjykatës speciale, si data e mundeshme për ratifikim të marraveshtjës me shtetin e Holandës.

Edhe për kundër fushatës mediatike se e gjitha kjo tollovi politike qenka krijuar vetem sa për ta prolenguar Gjykatën speciale, keshtu mendoin disa qarqe nga partia e kualicjonit qeveritar e LDK-s. Ndërkohë, ka konfirmime nga krytari i PDK-s, se Ratifikimi i Marrëveshjes me Holandën varet prej agjendës së Qeverisë dhe Kuvendit, në rrespektimin e të gjitha proceduraave ligjore dhe Kushtetuese, duke harruar se Kosovës dhe shumicës Shqiptare po i imponohet vetgjygjsija.

Dihet boterisht, se Gjykata Speciale themelohet bazuar në pretendimet e ish-Senatorit zviceran, Dick Marty, i cili ka thënë se UÇK ka kryer krime ndaj pakicave dhe kundërshtarëve politikë. Ndersa, pas disa hetimeve nga hetues nderkombëtar, Prokurori Clint Williamson ka konfirmuar se janë rreth dhjetë të akuzuar, ku asnjë emër s’është përmendur zyrtarisht? Disa nga qarqe dhe gazetar me emër kan dalur edhe me listat e tyre për kinse të dyshuarit që mund të akuzohen nga kjo e ashtuqujtur Gjykat speciale. Gjykoi, se edhe pse ky kualicjon qeveritar e ka perkrahur miratimin e kësaj gjykate, duhet ta dim se nëse vehet në veprim kjo gjykat ky kualicjon i brisht qeveritar do të bie.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora