E premte, 26.04.2024, 03:20 AM (GMT+1)

Mendime

Shpëtim Beqiri: Dështimet e politikës së jashtme të BE

E diele, 24.01.2016, 12:22 PM


DESHTIMET E POLITIKES SE JASHTME TE BASHKIMIT EVROPIAN

Nga Av. Shpetim Beqiri

Kam shkruar edhe herë të tjera në lidhje me problematikat e Bashkimit Evropian, kësaj radhë do trajtoj shqetësimet dhe ngërçet e një prej shtyllave kryesore të saj, që ka një rëndësi  të veçantë strategjike e gjeopolitike, siç është politika e jashtme e përbashkët, do shtoja edhe faktorin emigracionit i shfaqur kohët e fundit si problem emergjent. Gjithashtu, në këtë shkrim, do paraqes problematikat e mbrojtjes së përbashkët dhe të politikave të jashtme që ka BE në raport me vendet anëtare dhe me vendet jo anëtare, pra, BE në raport me aktorët e tjerë politikë global dhe se çfarë duhet të bëjë politika e jashtme evropiane, në mënyrë që të garantojë më shumë siguri për qytetarët e saj dhe më shumë infulencë në skenën e politikës ndërkombëtare. Së pari, meqenëse BE konsiderohej si një “gjigand” ekonomik dhe në të njëjtën kohë, në raport me politikën e jashtme shikohej si “xhuxh”, u pa e domosdoshme qe BE të bënte një hap përpara dhe ia arriti qëllimit, nëpërmjet hartimit të një dokumenti të quajtur PESC (Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë) i cili kishte si qëllim ruajtjen e vlerave, të interesave, të sigurisë, të pavarsisë dhe të integritetit të BE duke konsoliduar akoma më shumë parimet e demokracisë, të shtetit të së drejtës, të drejtat e njeriut dhe principet e së drejtës ndërkombëtare. Pra, erdhi koha që BE të bëhej përgjegjës dhe faktor politik  në arenën e politikës së jashtme, por,  deri ku është korrur suksesi i këtij dokumenti me vlerë historike? Duhet të kuptojmë se BE nuk mund të bëhët faktor i rëndësishëm në arenën e politikës ndërkombëtare kur vetë politika nuk e lejon këtë fakt. Dihet që zgjedhjet politike janë maksimumi i shprehjes në demokracitë perëndimore dhe jo vetëm, por, ekziston edhe ana tjetër e medaljes, le të marrim shembull SHBA me një demokraci të konsiliduar e cila humb për shkak të zgjedhjeve të reja politike, një vit nga legjislatura e saj 4 vjecare, pasi, gjatë vitit të zgjedhjeve politike në kontekstin e qeverisjes nuk operohet me vendimarrjeve politike.Kjo vlen per çdo sistem demokratik dhe për çdo organizatë ndërkombëtare të cilat funksionojnë mbi bazën e parimeve demokratike. Po të shikojme BE në tërsi si një sistem me të gjitha organet e funksionimit të një shteti normal, ajo humb përsa i përket vendimarrjeve politike në të gjithë legjislaturën,  për shkak të zgjedhjeve që zhvillohen brenda çdo shteti vit pas viti; p.sh. në një vit 3 deri në 7 shtete anëtare zhvillojnë zgjedhje të brendshme vendore o politike, pra, gjatë një legjislature të Bashkimit Evropian, shtetet anëtarë janë gjithnjë të zënë me zgjedhje të brendshme. Nëse do të arrihej në mënyrë progresive që zgjedhjet e të gjitha vendeve anëtare të zhvilloheshin në një vit kalendarik, akoma më mirë do të ishte sikur të mbaheshin në një muaj ose edhe në një ditë; BE dhe anëtarët e saj do përfitonin shumë në vendimarrje politike dhe ekonomike. BE nuk mund të bëhet faktor i rëndësishëm në politikën e jashtme nëse anëtarët e saj vazhdojnë të konsiderojnë kundërshtar politik dhe ekonomik një anëtar tjetër te BE. Pastaj, nuk është e domosdoshme prania e 27 ambasadave, 27 ambasadoreve, ka kuptim ambasada Franceze në Kinë ose në Brazil, por, nuk ka kuptim në Gjermani ose ne Spanje. Në fakt, po të shikojmë me kujdes, vetëm pak elementë nuk i janë deleguar Bashkimit Evropian si: gjuha, arti, kultura dhe në këtë kontekst, për të thelluar bashkëpunimin kulturor, si themel qytetrimi të një bashkimi afatgjatë, do të ishte më mirë të krijohen zyra të posaçme kulturore dhe të zëvëndesohen me strukturat diplomatike ekzistuese. BE nuk mund të bëhët faktor i rëndesishëm në politikën e jashtme nësë shpërdoron burimet financiare, duke marrë parasysh edhe situaten jo të mirë ekonomike që po kalon ajo. Në këtë kontekst, nuk është e nevojshme që 28 vendet e BE duhet të mbajnë secila për llogari të vetë ushtri, marinë, aeronautikë, akademi dhe shkolla të ndryshme ushtarake. Në këtë këndvështrim, do ishte e nvojshme, sa më parë, konkretizimi dhe futja nën çadrën e BE të një Agjencie për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët, duke bërë të mundur funksionimin e kësaj Agjencie nëpërmjet një organi kolegjial, kjo do sillte fuqizimin ushtarak të BE dhe jo vetëm, por do kishte edhe efekt tek shpenzimet pasi ato do të shpenzoheshin më mirë në një projekt të vetëm.  Nuk duhet të harrojmë edhe mungesën e një politike të përbashkët përsa i përket energjisë nukleare edhe në këtë rast, secili shtet adopton politikat e veta  p.sh Italia e ka të ndaluar me referendum ndërtimin e çdo lloj centrali berthamor, ndërkohë, që shtetet e tjera si Slovenia dhe Franca zotërojnë centrale bërthamore, sigurisht për  qëllime energjitike, në këtë kuadër do ishte më mirë që me një referendum mbarë evropian ose të ndalohet, ose të lejohet ndërtimi i tyre. Përveç aspektit atomik, ka edhe një aspekt tjetër që është e një rëndësie të veçantë, si në pikëpamjen ushtarake po ashtu edhe në atë politiko-shoqërore,  Agjencia Hapsinore Evropiane, e cila nuk është nën çadrën e Bashkimit Evropian. Do të ishte më mirë, sikur AHE të përfshihej në BE dhe të bashkërendonte punën e saj edhe me agjenci të tjera, qofshin civile apo ushtarake. BE nuk mund të bëhët faktor i rëndësishëm në arenën e politikës ndërkombëtare nëse nuk racionalizon burimet financiare, duke vazhduar pa një sistem të përbashkët inteligjence, pa një sistem të përbashkët komunikimi, pa një sistem të përbashkët të mbrojtjes civile, pa një sistem të përbashkët të policisë bregdetare, në mënyrë që të parandalohet emigrimi i paligjshëm, në veçanti në Detin Mesdhe, me këte rast, do shmangeshin dhe tragjedi njerëzore të cilat po traumatizojnë opinion publik mbarë botërorë. BE nuk mund të bëhët faktor ne politiken e jashtme ndërkombëtare me burime finaniare të pamjaftueshme. Buxheti i Agjencisë Evropiane të Mbrojtjës, që fatkeqësisht, nuk është akoma nën çadrën e BE, është 25 milion euro në vit, shume më pak në krahasim p.sh me buxhetin Grek apo atë Italian të mbrojtjes i cili është rreth 20 miliard euro ne vit, të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë një buxhet rreth 200 miliard euro në vit, që është shume pak në krahasim me Amerikën  që ka një buxhet prej 450 miliard euro ne vit. Por, të gjitha këto para të shpenzuara nga shtetet evopiane për llogari të vet, një pjesë e mirë e tyre shpërdërohen, për vetë faktin e thjeshtë se përafërsisht 25% e forcave tokësore, janë të përfshirë jashtë kufinjve shtetërorë. BE nuk mund të bëhet faktor i rëndësishem ndërkombëtar nëse nuk merr përgjegjësitë e veta, në lidhje me operacionet civile dhe ushtrake që kryhen në vende të ndryshme të botës. Në bazë të një studimi, rezulton se një operacion i suksesshëm, duhet të ketë të dislokuar në terren nga 20 deri në 30 ushtarë për një mijë banorë, ky raport ne vendet ballkanike (1990-2000) u respektua dhe qëllimi i operacioneve u realizua me sukses, ndërsa, në vende të tjera në nevojë si Afrika dhe Lindja e Mesme p.sh Afganistani, dislokimi i forcave të armatosura ose raporti nuk është respektuar, si rrjedhojë, në vende të tilla akoma nuk është arritur suksesi për të cilin është kryer edhe ndërhyrja, madje situatat në vendet e tilla, jane kthyer ne boomerang per vendet perëndimore, pa folur për Sirinë një dështim total i politikës Perëndimore. Dhe për ta mbyllur, rasti i cili ilustron më mire ato që kam shkruar me sipër, pra, marrëdhëniet midis antarëve të BE dhe kjo e fundit në marrëdhëniet me vendet e tjera jokumunitare, është ndërhyrja ushtarake në Libi, ku vetëm Franca, Gjermania dhe Anglia morën vendimin pa u konsultuar me vendet e tjera të BE, për të ndërhyrë ushtarakisht ne Libi, së bashku me aleatin Amerikë, me qëllim rrëzimin e Gadafit, por interesi ishte krejt tjetër, të shfrytëzonin burimet energjetike ose më mirë, të merrnin pozicionin dominant që kishte ENI- Shoqëri Italiane (Energjia Shtetërore e Hidrokarbureve) në Libi. Edhe në këtë rast, Evropa nuk ishte e bashkuar, përkundrazi, interesi i një vendi prevaloi ndaj një vendi tjetër të Bashkimit Evropian. Nëse nuk bëhët një kompromis që të gjitha shtetet e BE duhet të lënë pak mënjanë sovranitetin e tyre dhe interesat personale dhe të shikojne drejt një projekti gjithpërfshirës për të gjitha vendet e Evropës, ku politikat e brendshme dhe të jashtme duhet të zgjidhen në planin e bashkëpunimit dhe të konsultimit me shtetet anëtare, vetëm atëherë mund të themi që Evropa po ecën në rrugën e drejtë. Është vullneti politik i BE që duhet të prevaloj ndaj veprimeve të njëanëshme o arbitrare të shteteve anëtare, detyrë që i takon me shumë për nga fuqia ekonomike dhe politike Gjermanisë, sikurse, për të kontrastuar fenomenin e terrorizmit dhe të imigracionit duhet një Evropë e bashkuar në frymë, në ide dhe në politikë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora