E premte, 26.04.2024, 07:06 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Emrat dhe historitë / Të gjitha gratë e arrestuara për kultivimin e hashashit

E enjte, 07.08.2008, 11:04 PM


Shkruar nga Aulona Kadillari

Nëse vërtet do të duhej të vendosje një peshore drejtësie, se kush janë mbjellësit e kanabisit, ajo do të anonte nga burrat. Por meshkujt për të dalë nga situatat e vështira apo edhe për të mos marr një dënim këtë peshë për mbjellje kanabis e kalojnë të bashkëshortet e tyre apo edhe nënat. Arsyeja është fare e thjesht sipas tyre nëse faji i kultivimit të bimës narkotike kalon te gratë ato janë më të “privilegjuarat” e ligjit. Sipas tyre ata mund të dënohen më pak se sa dënohet një burrë, ato përfitojnë nga hapësirat ligjore që kanë nenet e Kodit Penal. E të gjitha këto lehtësira bëjnë që akuza për kultivim të bimëve narkotike të kalojë mbi femrën e shtëpisë.

Për këtë arsye gjykata ka dënuar 11 prej tyre me nga 2 deri në 5 vjet heqje lire. Madje, nëse do të shohësh moshën që ato kanë i kalojnë të 50-ta. Por disa prej tyre edhe janë lënë të lira. Arsyeja është mjaft e thjesht, firma e Presidentit Bamir Topi ka bërë faljen e dënimit të mbetur që kishin. E duke marrë shkas edhe nga kjo lehtësirë që i krijohet femrës burrat tashmë janë të bindur që nëse policia gjen në shtëpitë e tyre kanabis sativa, ata “nuk dinë asgjë për të”, gjithçka e di e zonja e shtëpisë.

Përse inkriminohen gratë

Për të mbrojtur burrat apo edhe djemtë e tyre gratë janë të gatshme të marrin përsipër çdo faj që u është drejtuar burrave të shtëpisë. Por kjo më e theksuar është te mbjellja dhe kultivimi i bimës narkotike. Madje kjo vepër penale ka një numër relativisht të madh të të dënuarave dhe të të hetuarave. Sipas burimeve nga policia mësohet se kohët e fundit ky fenomen ka pasur përhapje të madhe. Kontrollet e policisë të herë pas hershme në shtëpitë e fshatrave të ndryshëm ka gjetur në banesat e tyre bimë narkotike. Faji është marrë gjithmonë nga femrat e shtëpisë. Kjo ka sjellë më pas edhe dënimin e tyre.

Lehtësirat e dënimit për femrat

Janë cilësuar si të brishta ndonjë herë si “lule mos më prek”. E të gjitha këto e favorizojnë sado pak në dënimin që mund të jap një gjyqtar. Madje jo vetëm kaq edhe ligji ka disa nene “pro” femrave që u jep atyre dënim të ulët. Duke qenë se në shumicën e rasteve femrat e pranojnë akuzën kjo do të thotë lehtësim në dënimi. Por kjo jepet nga gjykata vetëm në raste kur vepra penale për të cilën akuzohet femra nuk përbëjnë shumë rrezikshmëri për personat që i rrethojnë. Ashtu siç është akuza e kultivimit të bimëve narkotike ku dënimet varjojnë nga gjobë, deri në burg në 5 vjet. Madje jo vetëm kaq, ka disa prej tyre që heton në gjendje të lirë.

Mosha

Nëse do të hedhim një vështrim të thjesht do të shohim që mosha të cilën kanë femrat e arrestuar për kultivim të kanabis sativa është e madhe. Numrin më të madh të tyre e zënë, gra të moshës 45-vjeçare por gjithashtu edhe ato të moshës 70 deri në 78 vjeçare. Kështu duke pasur moshë më të thyer ato janë më shumë të favorizuara nga ligji. Të gjitha këto lehtësira në nenet e Kodit Penal bëjnë të mundur që femrat të marrin përsipër se kultivojnë bimë narkotike në tokat apo edhe oborret e tyre.

Neni 284
Kultivimi i bimëve narkotike
Kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Organizmi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet   
 
Burrat

Janë pikërisht burrat ata që e kalojnë fajësinë e mbjelljes së hashashit nga vetja e tyre të bashkëshortet. Kjo sipas tyre sepse ato kanë lehtësira.

Gratë

Marrin përsipër se janë ato që kanë mbjell bimë narkotike. Arsyeja shumë e thjesht për të mbrojtur bashkëshortët apo edhe djemtë e tyre nga burgu dhe dënimi rëndë.

Dënimet

Marrin dënime nga më të ndryshmet që nga 2 vjet që është minimumi e deri në 5 vjet që është maksimumi në Kodin Penal për kultivimin e bimëve narkotike.

Lehtësirat

Ligji lë “hapësira” dhe krijon më shumë lehtësira për femrat se sa për meshkujt në lidhje me dënimin për mbjellje të bimëve kanabis sativa. 

Policia

Kontrollet e ushtruara nga policia në fshatra të ndryshëm në të gjithë vendin ka asgjësuar jo pak bimë narkotike. Duke filluar që në tokat e lënë djerrë si dhe në oborret e shtëpive të banorëve të fshatit ku ushtrohet kontroll.

Gjykata

Çekiçi i gjyqtarit ka rënë disa herë këtë vit por edhe vitet të tjera për dënimin e grave që mbajnë mbi supe akuzën e kultivimit të hashashit. Dënimet kanë qenë nga më të ndryshmet, por më shumë është ai me 2 vjet burg.
 
Kanabisi “tërhiqet” nga gratë

Tani në Shqipëri arrestimi i një gruaje për kultivim hashashi nuk është më një lajm i rrallë. Në vitin 2000 në Vorë, hetuesit e prokurorisë së Tiranës habitën të gjithë opinion teksa morën të pandehura dy gra të moshës 55-vjeçare si “autore” të kultivimit të një parcele me kanabis. Në atë kohë lajmi u morr me të qeshur dhe më shumë se një informacion ai ishte një argëtim. Po kjo nuk mund të thuhet sot. Të paktën në qytetet jugore janë me dhjetëra gra që janë në hetim, arrestuar ose të dënuara me vendim gjykate si autore të kultivimit të bimëve narkotike. Pse gratë bëhen viktima të këtij trafiku? Çdo polic, çdo hetues, çdo prokuror, çdo gjyqtar është i bindur se në Shqipëri asnjë grua nuk kultivon kanabis. Janë ose djemtë, ose burrat që e bëjnë këtë gjë. Por hileja e marrjes përsipër të fajit nga femra, lidhet me hapësirat e ligjit në rast se një grua mendohet se është autore e kultivimit të parcelave me bimëve narkotik. Këtë kanë shfrytëzuar meshkujt e familjeve të cilët ja kanë kaluar pronësinë e kultivimit të bimëve në dorë të gruas apo femrës së shtëpisë.

Gratë e dënuara

Kanë marrë dënimin më të ulët që përmban neni i Kodit Penal për kultivimin e bimëve narkotike. Një nga arsyet është të qenit femër, ajo që ka bërë gjyqtarët e ndryshëm të mos dënojnë me dënime te rënda, gratë që akuzohen për kultivim të kanabis sativa. Edhe pse janë tashmë të bindur që nuk kanë qenë ato që e kanë mbjellë bimën në oborret e tyre, fakti është që e kanë pranuar dhe në bazë të letrave të paraqitura në dosje, gjykata e ka dënuar. Deri tani janë 11 femra që kanë marrë dënimin nga gjykata me nga 2 vjet deri në 5 vjet heqje lire. Të gjithë me një akuzë atë të kultivimit apo posedimit të bimës narkotike kanabis sativa. Por disa preja tyre janë lënë të lirë. Kjo është bërë nga firma e Presidentit kur fali në mars 31 gra, mes të cilave edhe ato që ishin dënuar për kultivim të bimëve narkotike.

Gratë e hetuara

Për një arsye, si për shembull mosha e madhe apo edhe arsye tjetër sëmundjet kanë bërë që disa gra të cilave u është gjetur kanabis në oborr të mos përfundojnë në qeli por të ndiqen në gjendje të lirë. Këtë gjë e konfirmojnë edhe burime nga policia e Gjirokastrës. Blutë e këtij qyteti bënë të ditur se duke pasur moshë të madhe dhe shëndet jo të mirë është vendosur që 6 gra të ndiqen në gjendje të lirë. 

QAZIME FERRO
FIER – Emri i saj për disa kohë ka qenë në listën  e Interpolit si e kërkuar ndërkombëtare deri në arrestimin e saj. Akuza që rëndonte mbi Qazime Ferron është ajo e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit nga ana e policisë, në tokën e 43 vjeçares janë gjetur 176 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Për këtë gjykata ka dhënë dënimin me 3 vjet burg në 15 shtator 2005. Tashmë ajo është e lirë, fal faljes  së Presidentit Topi në mars të 2008.

HYRIE GREKU
FIER – Është dënuar më 4 mars të 2005 për kultivim të bimëve narkotike dhe është lënë e lirë në mars të 2008, pas një falje të Presidentit Bamir Topi. Hyrie Greku, 48 vjeç është vënë në pranga nga policia e Fierit në vitin 2006 pasi akuzohej për kultivim të bimëve narkotike. Për këtë arsye gjykata e kishte dënuar me 2 vjet heqje lirie. Ka qëndruar për afro dy vite në burg dhe pjesa tjetër e dënimit i është falur nga kreu i shtetit. 

LEKO GREKU
FIER - Ishte shpallur në kërkim nga policia e fierit, pasi gjykata kishte dhënë dënimin në mungesë në 21 shtator të 2005 për Leko Grekun. Akuza që e ka dënuar me dy vjet heqje lire 47-vjeçaren nga Ngjeqar- Kurjan, ka qenë ajo kultivimit të bimëve narkotike. Pas një viti kërkim ajo është vënë në pranga nga blutë e Fierit më 27 shtator të 2006. Tashmë ajo është e lirë fal firmës së Presidentit Topi, që i fali dënimin e mbetur.

FLORA GREKU
FIER - Seksioni i Luftës Kundër Drogës në Policinë e Fierit, arreston Flora Grekun në 15 shkurt të 2007 sepse ishte dënuar me dy vjet burg për kultivim të bimëve narkotike. Sipas policisë Greku banuese në fshatin Ngjeqar të Komunës Kurjan të Fierit, ishte shpallur në kërkim që prej viti 2006 pasi ishte dënuar.
Ajo është lënë pas faljes së presidentit Bamir Topi në mars të këtij viti.

GJYLYSTINE ELMAZI
PËRMET - Një kontroll nga policia në fshatin Alipostivan, në Përmet ka vënë në pranga Gjylystime Elmazi 48 vjeç. Aksioni për asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara në rrethin e Përmetit është shoqëruar me arrestimin e 48-vjeçares dhe asgjësimin e afro 56 rrënje kanabis sativa të mbjellë në parcelën e saj. Më pas ajo është shoqëruar për në dhomat e komisariatit të policisë së Përmetit.

LIRI ÇEPELE
FIER – Liri Çepele, 51 vjeç është arrestuar nga policia e Fierit pasi mbi të rëndonte një dënim për kultivim dhe mbajtje të lëndëve narkotike. Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar Çepels iu gjend në pronësi një parcelë e mbjellë me kanabis. Ndërkohë, ajo tashmë ka fituar lirinë nga falja e Presidentit Bamir Topi, të cilin e firmosi në mars të këtij viti.

ZHVERIE ZUKAJ
FIER – Është vënë në pranga nga policia e Fierit Xhevrie Zyka, sepse akuzohet për posedim të bimëve narkotike. Arrestimi si saj u krye gjatë një aksioni policor. Sipas uniformave blu mësohet se Zykës iu gjend një sasi narkotikësh dhe mbi të rëndon akuza e posedimit të lëndëve narkotike.

LAVDIE HALULI
TIRANE – Kapet më 140 gramë hashash kamariera 36-vjeçare Lavdie Haluli. Policia e Tiranës ka bërë të mundur prangosjen e gruas më 27 tetor të 2007 pasi posedonte bimë narkotike. Për të gjykata e kryeqytetit ka dhënë edhe masën e sigurisë arrest me burg. Madje 36-vjeçarja ka pohuar se ishte nënë e tre fëmijëve të mitur dhe se drogën e përdorte për t’u qetësuar.

ARZIME RUKO
GJIROKASTER - Akuza për kultivim hashashi ka vënë në pranga më 5 gusht të 2008, një 57-vjeçare nga një fshat i Gjirokastrës. Sipas burimeve të policisë mësohet se e ndaluar është Arzime Ruko. 57-vjeçarja u ndalua se Prokuroria e qytetit të gurtë ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit nga policia, pasi Ruko ka qenë e dënuar me dy vite heqje lirie për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

XHULJETA HALIMI
FIER - Në Fier është arrestuar më 5 gusht të 2008 është arrestuar Xhulieta Marini, 45-vjeç. Burime nga uniformat blu të Fierit bënë të ditur se akuza që do të rëndojë mbi të është ajo e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të bërë në pronën e Marini janë gjetur bimë narkotike kanabis sativa, mbjellë mes drurëve frutorë.

Në hetim

LIRI HALILI
GJIROKASTER – Gjatë një operacioni të policisë së Gjirokastrës mësohet se janë gjetur rrënjë kanabis sativa. Për këtë arsye uniformat blu kanë marrë në hetim Liri Halilin, 75 vjeç nga fshati Gjatë i komunës Lunxhëri, në Gjirokastër pasi në parcelën e saj janë gjetur dhe sekuestruar 540 rrënjë kanabis sativa. Ndërkohë, sipas burimeve nga policia e qytetit të gurtë mësohet se 75-vjeçarja është lënë të ndiqet në gjendje të lirë, kjo për shkak të moshës së madhe që ka.

DALLËNDYSHE HALILI
GJIROKASTER – Policia e Gjirokastrës ka gjetur në shtëpinë e 73-vjeçares Dallëndyshe Halili në fshatin Gjatë të komunës Lunxhëri, 156 rrënjë kanabis sativa. Sipas burimeve nga uniformat blu të qytetit të gurtë mësohet se është zhvilluar një operacion në këtë zonë dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e 73-vjeçares ishin kultivuar bimë narkotike kanabis sativa. Por për shkak të moshës 73-vjeçarja është lënë të ndiqet në gjendje të lirë. Aktualisht është në hetim.

THËLLËZA XHAFERRI
GJIROKASTER – Mosha e madhe ka bërë që policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me prokurorinë kanë vendosur që ndjekin në gjendje të lirë për kultivim të bimëve narkotike 78-vjeçaren Thëllëza Xhaferri. Burime nga policia bënë të ditur se gjatë një kontrolli të bërë në fshatin Gjatë të komunës Lunxhëri të moshuarës i janë gjetur në tikën që ajo posedonte 270 rrënjë kanabis sattiva. ajo nuk u arrestua por aktualisht është në hetim në gjendje të lirë.

DALLËNDYSHE DANAJ
GJIROKASTER – Një operacion i policisë së Gjirokastrës ka bërë të mundur gjetjen e 27 rrënjëve kanabis sativa në oborrin e 76 vjeçares nga fshati Asim Zeneli, Dallëndyshe Danaj. Sipas burimeve nga uniformat blu në bashkëpunim edhe me prokurorinë e qytetit të gurtë u vendos që për shkak të moshës ajo të hetohet në gjendje të lirë.

BAJAME GUXO
GJIROKASTER – Gjatë një kontrolli që është ushtruar në shtëpinë e saj nga një operacion i policisë së Gjirokastrës në shtëpinë e Bajame Guxos janë gjetur të mbjella 85 rrënjë kanabis sativa. Policia ka sekuestruar bimën narkotike dhe ka marrë në hetim por në gjendje të lirë 78 vjeçaren nga fshati Asim Zeneli i komunës Antigone. Arsyeja e mosarrestimit të saj ishte për shkak të moshës së madhe.

TATJAN GJINI
GJIROKASTER – I janë gjetur në oborrin e shtëpisë së saj në Kordhocë të Lazaratit, nga policia e Gjirokastrës, jo pak por 220 rrënjë kanabis sativa. Kjo bimë është sekuestruar gjatë operacionit të bluve të qytetit të gurtë në shtëpinë e Tatjana Gjinit, 38 vjeç. Sipas burimeve mësohet se në bashkëpunim edhe me prokurorinë është vendos që ajo të ndiqet në gjendje të lirë, për shkak të shëndetit jo të mirë që kishte.

F.B, 75-vjeçare
FIER - Një grua e moshuar, banore e fshatit Mbyet, të komunës Portes të Fierit, është arrestuar nga policia, më 13 prill të 2008 pasi ka qenë e dënuar me 5 vjet burg për kultivim të bimëve narkotike të llojit hashash. Sipas burimeve nga policia e këtij qyteti mësohet se 75-vjeçarja F.B kishte marrë dënimin në vitin 2007.

Raporti i policisë së Shtetit deri tani janë 17 gra në qeli dhe në gjendje të lirë

17 gra janë të arrestuara dhe hetuara nga policia e prokuroria më një akuzë atë të kultivimit të bimëve narkotike. Sipas të dhënave mësohet se femrat kanë marrë përsipër mbledhjen e bimës narkotike e cila është gjetur në oborret e shtëpisë.

6 gra janë në hetim në qarkun e Gjirokastrës për akuzën e kultivimit të hashashit në tokat e tyre. Mosha apo edhe sëmundjet janë ato që kanë detyruara uniformat blu dhe organin e akuzës t’i hetoj në gjendje të lirë.

11 gra janë arrestuar për afro tre vite. Të gjitha pothuajse kanë marrë një dënim. Gjykata ka dënuar me dënimin më të madh një 75-vjeçare me 5 vjet burg. Dënimi më i ulët është ai me dy vjet burg. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora