E premte, 26.04.2024, 01:26 PM (GMT+1)

Editorial

Qazim Rrushaj: Shqiptarët përsëri dështuan Shqipërinë Ethnike!

E premte, 08.08.2008, 07:51 PM


Shqiptarët përsëri dështuan Shqipërinë Ethnike!

Në Tanushë Krisma e Parë

Në Karadak Shkup e Preshevë
Bjeshkë të Sharrit Tanushë e Tetovë
Ushtimë të madhe po ndëgjojnë,
Manastir Dibër Strugë e Kërçovë
Kërcit Likova e Kumanova
Dorë me dorë shqype arbënore

Bini trima të Dardanisë
Për jetë, o Ylliridë!

Qazim Rrushaj
Nga Qazim Rrushaj

Jo rrall herë nëpërmjet shtypit shqiptar kam shfaq mendime për shumë çështje me karakter gjithkombëtar, si për Kosovë, Shqipërinë Politike, Maqedoninë Shqiptare, për këtë të fundit më pak, sidomos mbas luftës së fundit, ku është edhe vendlindja ime.
Heshtja ime ka qenë jo se atje venin punët mirë e butë, por për dy arësye: 1) Krenët e UçK-ës; nismëtarët e asaj lufte, pikërisht ishin nga Kërçova; gjeneratë e re; që në fillim ua pata zilinë; Ushtarak i Nalt, një shok klase, Gjeneral Gëzim Ostreni, ku më bëhej zemra mal!
Le t’i hedhim një shiqim të shkurtër të kaluarës, lëvizjes revolucionare të Shqipëtarëve në përgjithësi; t’atyre të ish-Jugosllavisë, në veçanti. Flas për revolucione të dështuara; flas për njerëz që kanë flijuar veten për lirinë kombëtare; historikisht këto revolucione për fat të keq kanë rënë në një humnerë kaq të thellë!
Flasim për therorizmat e breznive tona të pas Luftës së Fundit (2001) në Maqedoni.
Nuk duhet mohuar fakti se zoti Fazli Veliu ka qenë ideatori i fillimit të Luftës së “Tanushës”, ajo ishte një pikënisje, pastaj i dijmë rrjedhojat e saj se si mbaruan. Fazli Veliu, është ndjek nga Interpolli për kohë të gjatë; në Maqedoni ishte shpallë një person nongrata, dhe atje ku të zihej, të ekzekutohej. Fazli Veliut, nuk duhet t’i hiqen meritat që ai për kohë të gjatë ka qenë në krye të “Lëvizjes”! Shpirti revolucionar gjithmonë ka rreh në dejtë e gjakut të tij. Për shumë kohë ka qenë editori i “Zërit të Kosovës”, ku s’dëshiroj të flas për bindjet ideo-politike të tij, mjafton që ai ka pasë shpirt revolucionari, dhe kurrë s’ndejti duarkryq.
Kur Luftëtarët e UçK-ës në trojet e Dardanisë [Gardhanisë] shpalleshin teroristë nga Millosheviçi; zoti Fazli Veliu, drejtëpërsëdrejti nga Zvicra, nëpërmjet shtypit botëror, pohoi: UçKa është Ushtri çlirimtare Kombëtare; pa pikë droje, njoftoi opinionin se ai është Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Kaq dij për këtë; por se si puna shkoi më vonë me Eprorët e UçKës, nga burimeve të sakta, Eprorët Politik në Mërgim, kishin vendosur që të themelohet një Ushtri Çlirimtare Kombëtare e përbashkët me motif për të çliruar Kosovën, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë Shqiptare. Nga kjo politikë rasti, një unitet kombëtar që ishte mjaftë e nevojshme ndër trojet tona u bë; me një vendosmëri të tejskashme figurat kombëtare u shfaqën në skenën shqiptare, për tu shliruar njëherë e përgjithmonë nga tutella serbo-sllave. Kurrë s’kam menduar se do të ketë përçamje në mes krenëve që përfaqësonin çdokush krahinën e vetë - u bë një ndarje, një përçarje fatale (vdekjepruese) midis krenëve për Kosovë, Maqedoni dhe Lugina e Preshevës, që fatkeqësisht duhej që të veprojnë ndamas, dhe revolucioni i tyre me një fjalë u shpallë i dështuar; mos ndoshta pësuan, dështuan jo paqëllim. Në saj të mosmarrëveshjeve të pë! rgjithshme ndërkrahinore, veçmas, dhe çdokush për vete, që të tria ranë lehtësisht në gojë të ujkut.
Sikur të shkohej me pretendimet e mëhershme, gjendja politike në Ballkan sot do të ishte më ndryshe: një Kosovë me të drejtë pavarësie, që po zvarritet për tetë vjet; dhe s’ka ndërmend të përfundojë në një kohë të caktuar, por vetëm me premtime e shtyerje. Unë me padyshim besoj se Kosova për kohë shumë të gjatë do të mbetet në agjendat ndërkombëtare; kur tjetri të jepë lirinë e mohuar me kuata, nuk do të jetë më e mirë se sa e patronit të vjetër.
T’i kthehemi çështjes së Shqiptarëve të Maqedonisë. Tashmë, shqiptarët bashkarisht do të korrnin fitore, dhe bashkimi kombëtar do të ishte i përfunduar, sepse forca bën çudira! Kjo nuk u bë. Çështjen mos e mbyllim ashtu siç e dëshirojmë, por siç do t’na diktojnë, që gjithmonë gjatë historisë na kanë diktuar. Shqipëria, si strumballi kryesor për çështjen gjithkombëtare, si qeveri kishte falimentuar. Shqiptarët, klasa politike, luftonte për pushtet, për kolltuçe, dhe e kishte harruar amanetin e rilindësve, amanetin e Mid’hat Frashërit; sot a kurrë shqiptarët duhet bashkuar; me konventa europiane, konventa ndërkombëtare, si gjithmonë çështja kombëtare kishte mbetur pezull; siç klasa politke (jo qeverisëse e Kosovës) sepse tjetër kush është ai që kërcëllon dhëmbët; e mbytur në konfuzione, nuk po i paraprin shqiptarëve për një vendosje të çeltë, të pastër shqiptare.
Mirë lufta krisi në Tanushë, ku i kam thur një këngë popullore, për punën e saj. Lufta ishte me pika të caktuar, dhe në përgjithësi kishte fitore. Por, më e keqja erdhi kur ndërkombëtarët donin paqë e pajtim midis shqiptarëve dhe maqedonëve, pa marr parasysh se Shqiptarët do të mbeteshin të humbur në çdo aspekt, duke mbetur robër të përjetshëm të maqedonëve. Ata që fitonin betejë pas beteje duhej lëshuar armët për dhé; ata që humbnin luftën betejë pas beteje, ua linin armët në dorë.
Kjo ngjarje rrënqethëse ngjanë ashtu siç dështuan pjestarët e Ballit në Kërçovë e gjetkë, kur divizioni i Mehmet Shehut arrijti në Kërçovë për qëllime politike, sabotuese, dhe në vend që të ndihmonte Shqiptarët për çlirimin e tyre nga sllavët, ata u erdhën në ndihmë kolegëve, partnerëve maqedonë për të mashtruar luftëtarët shqiptarë se gjoja ata janë në rrugë të gabueshme. Kur arradhët balliste kërçovare, me naivitetin e tyre lëshuan armët përposhtë, sepse nuk donin luftë me vëllezërit e tyre të andejkufirit, që atë kohë nuk kishte kufinj shtetërorë siç egzistojnë sot. Dhe, atyre u kushtoi shumë: humbën lirinë në tokën e tyre; dhe mbaruanë tek Bagremat, në vorre të përbashkëta në Gostivar, Zajaz e gjetkë. Vallë, gabimet a duhet të përsëriten gjatë historsë sonë kaq mjerane!?
Ndërkombtarët me nxitim u aktivizuan që sa më parë për të pushuar krisjet, dhe me negociata të përfundojnë me një paqë të qëndrushme.
Zoti Ali Ahmeti atë kohë ishte Ushtaraku Politik, menjëherë e shpërndau Ushtrinë, pa bërë e pa nënshkruar asnjë dokument. Gabimi ishte i pafalshëm, kur ky Ali Ahmeti vendosi që Ushtria në fjalë të shpërndahej, dhe të fillojë procesi pajtimtar. Kështuqë, Kryesia e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e shpalli veten si të fituar duke i degdis ushtarët ndër shtëpitë e tyre. Dhe ushtarët e Aliut as shtëpinë se panë me sy, por përfunduan ndër burgjet maqedone jo si ushtarë, tashmë si teroristë. Për teroristë s’ka amnesti, kjo Aliut dhe Shtabit me politikën qorre nuk i falet. Në saj të humbjes së revolucionit, shkrova edhe një poezi për “Ushtrinë Kombëtare”; në realitet, poezia i ngjan më shumë një elegjie, për trimërinë e ushtarëve por edhe për vdekjen e tyre të parakohëshme duke e përshkruar e vajtuar pa lotë - lotët më ishin tharë.
Shqiptarët nuk mësuan gjë nga e kaluara jonë e hidhur historike. Hasan Prishtina, me vullnetarët e Isa Buletinit sa po hyri në Shkup, dhe mbasi e mori në dorë, ushtrinë e shpërndau, e cila duhej të shkonte ndër shtëpitë e veta, të cilët nuk kuptuan gjë, se pse vallë, ata sa hynë dhe dolën nga Shkupi.
Ali Ahmeti me shokë, nuk patën strategji që do t’i kënaqte shqiptarët.
Shumë kohë përpara kësaj lufte, përshpëritej për një Iliridë, që do të shpallte veten si Republikë federale në kuadër të Maqedonisë, sepse ndarja e kufijve nuk shkonte në favor të shqiptarëve; duhej kohë për t’u menduar, por Republika e Yllirridës, do t’ishte më me koncepte avancuese për Shqiptarët, prandaj qé e rrugës që Ushtria në fjalë të mos shpërndahej, por të shëndrrohej në një ushtri të veçantë, të rregulltë, e cila do të mbronte ineresat shqiptare. Ndërkombëtarët duhej të detyroheshin për të pranuar strategjinë dhe planin e Shtabit, nëse ata po të kishin plan. Përndryshe, luftë mos shpallej fare Maqedonisë; ku më në fund përfundoi vetëm për disa të drejta sociale, që u mungonin shqiptarëve dhe asgjëtjetër.
Sikur Republika e Yllirridës të shpallej, me një ushtri të rregullt, përqindja e shqiptarëve s’do qëndronte nën pikën 20 përqind, por rreth 38 përqindëshe; popullatën më të madhe shqiptare në një qytet të Ballkanit si ky, falë zotit e kemi në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup.
Më e keqja, Tetova u shpall qytet, kryeqytet i Shqiptarëve, ku Partitë Politike e përpjestojnë së bashku. Për kryeqytet të Yllirridës, duhej të shpallej Shkupi, partitë shqiptare do të organizonin veprimtaritë e tyre po aty; sepse aty është koncentruar shumica më madhe shqiptare. Ndarja e Maqedonëve nga Shqiptarët, ishte mëse e mirëpritur (krahëhapur), sepse do të cungohej lëvizja e shqiptarëve, ekonomia e tyre do të vdiste në këto troje. Prandaj, pa Shkupin për Shqiptarët do të ishte tmerrë.
Pra, Shkupi 1 do të ishte kryeqytet për Maqedonët; Shkupi 2 për Shqiptarët, dhe pa pasë kufinj fizik, kështuqë Shqiptarët dhe Maqedonët do të gëzonin një Zvicër europiane.
Kështuqë, nuk do të ishte e nevojshme, që t’i luteshin Kapidan Gruevskit për të marrë vende pune në qeverinë e tij, sepse do të shkruanje Kushtetutën e Republikës tënde, me të drejta të barabarta, dhe punët do të ishin ndryshe.
Në Konferencën “Diallogje për Maqedoninë” Ali Ahmeti, s’dukej se është një ciceron por një zog vajtues, që ndjellë vrerë, fatkeqësisht që mund t’u kanoset shqiptarëve.
Për ata që lypin punë dhe të drejta nga Niku, ai do tu japë palëve që e ndëgjojnë, të cilët nuk do ta bezdisin me ata shumë të drejta që u mungojnë shqiptarëve.
Kishim një Bexhet Lamo, dritë pastë, që të gjithë e dijnë, thoshte: “Drejtësia fitohet në mal, në fushë të hanë sorrat!” Ti ishe në mal, i shkarkove drutë ende pa i zbritë në fushë dhe kur zbrite në fushë i humbe gjithë atë që flijove me shokë.
Hekuri rrehet ndërsa është i nxehtë, kur ftohet nuk e ndërron dot formën!
A mund të flitet për ndonjë Republikë tjetër shqiptare; ndoshta ajo tashmë do të bie në vesh të shurdhët tek bashkëkombasit tonë, sepse nuk do të gëzosh të drejtën për tu bër edhe njëherë kumanar!
E përmbyll artikullin me poezinë kushtuar “Ushtrisë Kombëtare”:

Ju jeni shpresa e kombit – U pashë ndër treningët e Sharrit – në natyrën e bukur buzë bjeshkës – në ekranin televiziv: u trenova!
Të hijeshëm; si lisa të gjatë – të urtë të shkathët të zgjuet e krenarë – Ju djelmënia e shekullit – plotë kurajë e zellë – ua pata edhe zilinë!
Kur ndërhyri politika të varrosi për së gjalli–mortja mot pas motit të asgjësoi Ushtri! - Të paralizuan mjeshtërinë, ta humbën nderin ta shlyen bukurinë! Të çarmatosën pa të zgjidhur ardhmërinë; për betejat që bëre me hovin kombëtar – të hodhën në greminë! Që kurrë se kishit dëshiruar për jetë!
Politika si gjithmonë disfatiste; I besuan Bashkësisë Europiane–të tradhtuan të moderuarit–të gjveshën nga sedra ushtarake – të hoqën armën pa siguruar amnesti!
U mashtruan u zhburrnuan – futur ndër burgjet klasike sllave – ende pa sjellur në dritë një copë ligji–u mashtruan u degraduan gjer tek piku–u besuan tifove europian!
Ushtria duhej të gjallëronte edhe pas paqës! Me djemtë e skalitur ndër Bjeshkët tona – Amblemi duhej ruajtur; shfaqte lirinë e Atdheut!
Me një Ushtri Kombëtare Shqiptare, krahë për krahë me atë Sllave – Më nuk do t’i mungonte kjo shprehje barazie – për këtë marrëzi çnjerëzore ua hoqën hyllin e dritës të syve tu - Ushtri!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora