Editorial
Gëzim Marku: Koment mbi hipotezat pa bazë të Flori Bruqit!
E marte, 15.07.2008, 09:20 PM
Koment
Gëzim Marku
mbi hipotezat pa bazë të Flori Bruqit!
Nga Gëzim Marku
Unë jam Gëzim Marku, krijuesi i Zemra Shqiptare, lindur në Shkodër më 17.09.1976, aktualisht emigrant në Angli.
Nuk është e natyrshme të prezantohem publikisht në këtë mënyrë, por jam i detyruar sepse Flori Bruqi më akuzon si ‘’person në kërkim’’ dhe që po u ndiqkam këmba-këmbës nga Interpoli! Pra, Gëzim Marku, sipas Flori Bruqit, është kriminel!
Flori Bruqin nuk e kam njohur si shkrimtar, edhe pse thotë që ka botuar plot 25 libra. Unë personalisht, njihja qindra shkrimtarë dhe kam miqësi me dhjetra, por Flori Bruqi ishte i panjohur. Une nuk jam kritik letrar, por të bukurën m´a sheh truri lehtë. Ju që keni vlerësuar veprat e Flori Bruqit nuk keni qënë të vetëdijshëm dhe aspak të ndershëm. Mjafton t’i hidhni një sy librit të fundit dhe e kuptoni se sa lehtë botohen, jo 25, por 25 000 libra! Unë jam një njeri që i dua poetët/shkrimtarët dhe i vleresoj maksimalisht dhe kjo është arsyeja që kam dhënë kontributin tim modest, për promovimin e njerzve të penës. Vlerësimi i veprave idiote është anti-art dhe anti-arti për njerëzit e artit, është i pafalshëm!
Flori Bruqin e njoha pasi z. Bahtir Hamza dërgoi një shkrim për publikim, shkrim i cili tregonte fytyrën e vërtetë të njeriut të lig, i cili në bashkëpunim me serbët, ka shkelur shqiptarët e Kosovës.
Zotërinjtë Rrahim Sadiku, Ferit Ramadani dhe të tjerë kanë thënë fjalën e tyre të drejtë për Bruqin e shtrembër.
Z. Kadri Mani në shkrimet e tij, tregon se Flori Bruqi nuk ka ndryshuar, por vazhdon të jetë komunist, tashmë, kur shqiptarët e Kosovës janë të lirë, pa Serbi, është kthyer te idealet e Enver Hoxhës.
Nga eksperienca ime me Flori Bruqin mund të them: Eshtë gjallesa (e kam shumë të vështirë ta nderoj dhe ta quaj njeri) më e ndyrë që kam njohur. E them me sinqeritetin më të madh.
Pasi publikova shkrimin e parë të z. Bahtir Hamza, marr një email nga Flori Bruqi, i cili në mënyrë ‘’njerëzore’’ më kërkon të fshij shkrimin. Më përshëndet familjarisht dhe më uron për punën e mirë që kam bërë.
Pa hezituar e hoqa, i shtyrë edhe nga ajo që theksoi Bruqi, që ‘’familjet (Hamza - Bruqi) mund të hynë në gjak’’.
Pas pak ditësh marr një shkrim nga Bruqi për publikim, ishte replikë me z. Bahtir Hamza dhe e publikova.
Hamza, pasi e lexoi, dërgoi replikën për të mbrojtur veten, dhe e publikova.
Pastaj shfaqet Bruqi, i cili mendonte se unë do të isha ‘’vegla’’ e tij dhe më thotë të fshij shkrimin e Hamzës.
Pergjigjia ime ishte e shkurtër: ‘’Unë jam i drejtë me të gjithë dhe nuk jam vegla e askujt. Nësë do që të fshihet shkrimi i Hamzes, atëherë jam i detyruar të fshij edhe tëndin. Përndryshe…!
Bruqi, pasi mendohet, thotë: ‘’Unë jam i pastër, jam autori i 25 (gjithmonë e përmend numërin 25) librave dhe nuk e kam problem, kam mik këtë e kam atë’’, etj dhe si perfundim thotë qe t’i lë shkrimet e Hamzës dhe të tij.
Bruqi shfaqet me një shkrim tjetër, kundra Hamzës.
Hamza rikthehet me një shkrim si dhe me një fakt të pakundërshtueshëm, se Flori Bruqi kërcënonte dhe urdhëronte shqiptarët, që të ecin në rrugën antishqiptare të Titos!
Pas kesaj u shfaq një Flori i egër, trim! Por jo vetëm! (edhe pse unë vazhdoja të isha i drejtë me dyshen ‘’Bruqi - Hamza’’.
Bruqi kërkonte me ngulm që të qëndronin shkrimet e tij dhe të hiqeshin shkrimet e Hamzës. Më dërgonte edhe letra personale/private që i kishin dërguar miqtë e tij (disa i kam përmendur në përgjithësi në fillim të shkrimit), për të treguar një flori (Ar)!
Si përfundim hoqa shkrimet e Bruqit dhe të Hamzës dhe i kerkova të më linte të qetë, në punën, në jetën time. Por jo!
Bruqi fillon të shkruajë me nofka (sepse vdiste të zinte vend në mesin e penave të nderuara që shkruajnë në Zemra Shqiptare), një herë si Gjeneral, herë si UNMIK, herë tjetër si NATO e KFOR! Polic, ushtar, profesor, doktor. Si zoti G.A, si zonja K.R., L.K. e plot nofka të tjera. Ofendime e kërcënime pa fund! Në lidhje me nofkat e Bruqit mund të lexoni zotërinjtë Bahtir Hamza, Rrahim Sadiku, Besnik Kastrati etj, si dhe për profilin e Bruqit në përgjithësi. Gjithashtu edhe z. Kadri Mani dhe dhjetra të tjerë në faqe e forume të ndryshme, në menyrë të vecantë në forumin më të madh dhe më të vizituar në internet.
Edhe këtë herë e mbyllëm.
Por, para 2 ditësh, për ‘’kuriozitet’’ kërkova në Google ‘’Gëzim Marku’’ dhe cuditërisht shikoj në faqen e Bruqit emrin tim. Artikullin origjinal e kishte vjedhur nga gazeta Albania (vjedhur sepse nuk kishte cituar burimin) dhe në fund kishte shtuar emrin tim. Te gjithë emrat e tjerë, përvec emrit kishin edhe vendlindjen, kurse unë kisha emër, vendlindje dhe vendndodhje. Lista është me 166 të kërkuar (artikulli origjinal), kurse në faqen e Bruqit janë 167, pra unë në gjirin e të kërkuarve!
I acaruar, por i përmbajtur deri diku, i shkruaj Flori Bruqit dhe ndër të tjera i them: ‘’Fshije emrin tim që e ke shtuar në listë, urgjentisht!’’. Bruqi thotë se ‘’artikullin ma kanë dërguar nga Tirana dhe nuk kam shtuar askënd unë’’!
I tregova artikullin origjinal të gazetës Albania, por gjithcka ishte e kotë!
Dhe nuk mjaftoi kjo, Flori Bruqi dërgoi në blogun Camëria një listë të kërkuarish, në mesin e tyre një Gezim Marku, me titull: ‘’Gezim Marku pronari i zemrashqiptare kerkohet nga policia’’! (Në këtë listë ‘’unë’’ jam arrestuar, sipas njoftimit të policisë dhe po vuaj dënimin!).
Sikur të jetë një 15 vjecar nuk i vë faj, por të tregohet kaq idiot një burrë në prag pleqërie, 55 vjecar më duket e pabesueshme!
Sot Bruqi ka publikuar një shkrim me titull: ‘’ Deshmi: Gezim Marku ndiqet nga Polica e Shtetit Shqiptar dhe Interpoli’’. Se ku e ka marrë këtë ‘’dëshmi’’ e di, por s’ma lejon etika ta them!
Bruqi më akuzon si agjent serb, me origjinë malazeze, si antishqiptar etj.
Shton: ‘’A eshte Gezim Marku, kriminel une nuk e dije sepse nuk jam polic e ase agjnet i ndonje sherbimi sekret, por emri i tij figuron ne web sitin e Interpolit, qe po e publikojme me poshte’’. E kam theksuar më lart që ekziston një emër ‘’Gezim Marku’’, por ai është i arrestuar dhe vuan dënimin. Pastaj, sa ‘’Gëzim Marka’’ mund të ketë në Shqipëri? Ka mundesi që një kriminel të ‘’hedhë’’ mijëra ore në mënyrë vullnetare vetëm për shkrimtarët shqiptarë?
Më poshtë thotë, se i kam dërguar disa emaile kërcënuese dhe e vërteta është se unë nuk përdor mollë kur më gjuajnë me gurë! Cili nga ju mund të ishtë ‘’engjell’’ kur lexon gjëra të tilla për veten?!
Bruqi e mbyll shkrimin me ‘’Drejtesia eshte ne anen time, po ju o patriot te mjere qe s’keni as komb e as atdhe’’ dhe më këtë ofendon të gjithë emigrantët shqiptarë, sepse falë asaj qe i ka lënë baba Tito trashëgim, s’ka nevojë të emigrojë ai!
Flori Bruqi nuk e di se të akuzosh tjetrin pa asnje fakt, është krim që dënohet me ligj, por edhe nga ligji personal i njeriut të ndershëm, për të mbrojtur nderin dhe veten e tij.
Flori Bruqi nuk e di se Gëzim Marku është njeri serioz, që ka emigruar si qindra mijëra shqiptarë të tjerë nga halli.
Flori Bruqi është i cekët dhe nuk e kupton dot se nëse isha i tillë, pra, kriminel në kërkim, para se të trokisja në derën e hekurt, trokisja në derën e drunjtë të Bruqit!
Flori Bruqi, nuk e di se Gëzim Marku është i gatshëm ta mbrojë veten në cdo cast, nga cdokush.
Flori Bruqi, kjo qënie me të vertetë e cmendur, nuk e kupton dot se sa lehtë lind sherri dhe sa veshtirë shuhet!
Flori Bruqi nuk e di se Gëzim Marku armikun e parë në jetë ka Flori Bruqin.
Gëzim Marku nuk njeh mëkat në jetën e tij të deritashme. Le të dale një njeri (përjashto Flori Bruqin së bashku me nofkat e tij), që Gëzim Markun e njeh për njeri negativ, dhe unë ju premtoj se do publikoj cdo material që dërgohet kundër meje.