E premte, 26.04.2024, 08:59 PM (GMT+1)

Mendime

Dasareti: Nga lufta mes shteteve në luftërat civile

E enjte, 26.11.2015, 09:14 PM


Nga lufta mes shteteve në luftërat civile

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Historia shqiptare është histori e luftës për liri. Megjithatë, shpeshherë udhëheqësit tanë kanë përdorur parulla të rreme duke u shprehur se po çonin popullin drejtë lirisë, kurse në realitet nuk kishin tjetër qëllim veç ta vinin në vargonj popullin e vet.

***

Lufta civile: konfliktet e brendshme, konfliktet e armatosura gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në mes të dy ose më shumë grupeve brenda një vendi apo në mes të qeverisë në detyrë dhe një grup rebel. Qëllimi i një lufte civile është për të fituar pushtetin politik në një vend apo shkëputjes së një pjese të territorit të vendit për të formuar një shtet të pavarur prej saj.

Për ndryshim nga rebelimi apo grushtit të shtetit, një luftë civile presupozon që palët mund të bëjnë operacione reale ushtarake kundër njëri-tjetrit, dhe ndryshe nga një luftë midis dy ose më shumë shteteve, tradicionalisht nuk mbulohen nga rregullat e zakonshme të së drejtës ndërkombëtare të luftës. Përveç kësaj, palët ndërluftuese të luftës civile synojnë një nënshtrim të plotë të palës tjetër.

Kjo gjithmonë e bën një luftë civile jashtëzakonisht mizore, dhe veçanërisht të vështirë për civilët.

Shumica e konflikteve të sotme nuk ndodhin në mes të shteteve, por brenda shteteve. Trendi gjatë 20 viteve të fundit ka pasur një ndryshim nga lufta midis shteteve gjithnjë e më shumë konflikte të brendshme, të tilla si luftërat civile. Aktualisht ka shumë më tepër konflikte të brendshme se luftëra në mes shteteve. Rasti aktual, Siria.

Edhe në trojet arbërore: Shqipëri, Kosovë etj ekziston rreziku i një lufte civile/vëllavrasëse, si mund t`i shmangemi katastrofës?

***

Çfarë mund të mësojmë për të menaxhuar konfliktin? Në çfarë mënyre mund konfliktet të jenë shkatërruese?

Konfliktet bëhen shkatërruese kur ato nuk janë të njohura nga palët e përfshira, kur ato nuk janë të përpunuara (trajtuara) me ndihmën e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të hapur dhe kur me qëllim nuk janë ndjekur zgjidhjet e menduara, dmth të ngrira dhe bllokuara. Por edhe më shkatërruese është situata kur konfliktet janë trajtuar në mënyrë të gabuar.

Konfliktet shkaktohen për shkak të mosmarrëveshjeve të ndryshme. Ato mund të zbulohen dhe të trajtohen. Konfliktet ndodhin kur sistemet e vlerës, interesat, modelet e sjelljes, njohuritë dhe përvojat janë të papajtueshme me njëra-tjetrën.

Mendo për një situatë të veçantë ku ti dhe një person je në konflikt.

***

A mund konflikti të ndahet në disa konflikte?

Konfliktet janë dinamike dhe mund të zhvillohen që të bëhen më komplekse dhe të rënda. Është e rëndësishme për të ndarë një konflikt në disa pjesë konfliktesh të vogla ose lloje konfliktesh (të mendimit, interesit, rastit, relacionit, konfliktet e rolit etj). Kjo, për të kuptuar se prej çfarë përbëhet ai, vlerësimi i pjesëve të afërm me njëri-tjetrin dhe projektimi (zhvillimi) i strategjive te përshtatshme për menaxhimin e konflikteve .

***

A mund format e të kuptuarit të shkaktojnë konflikte të rreme?

Konfliktet mund të jenë (ose të lindin) për shkak të qëllimshme manipulimi nëpërmjet psh metodës "përça dhe sundo" ose imtësive dhe tensioneve të vogla. Por ato gjithashtu mund të jenë për shkak që ne e keqkuptojmë dhe keqinterpretojmë njëri-tjetrin. Konfliktet e shkaktuara nga format e të kuptuarit shpesh bazohen në informacion të pasaktë, pamje të veçanta të botës, supozimet dhe teoritë "personale".

***

Ku qëndron ndryshimi nga njëri-tjetri i termave "zgjidhja e konflikteve" dhe “menaxhimi i konflikteve”?

Një zgjidhje e konflikteve ka për qëllim për t'i dhënë fund konfliktit. Një menaxhim konflikti përqendrohet në menaxhimin e pasojave të konfliktit.

***

Çfarë strategjie të menaxhimit (trajtimit) të konflikteve kemi ne dhe për çka janë ato të përshtatshme?

Ekzistojnë shumë strategji apo mënyra të trajtimit të konflikteve:

Ushtrimi i pushtetit (forcës), votimi, kompromisi dhe konsensusi janë strategjitë e themeluara të menaxhimit të konflikteve. Këtu zgjidhja me konsensus konsiderohet e vetme, sepse ajo do të thotë se konflikti do të zgjidhet përmes një procesi që transformohet drejt një konsensusi. Zgjidhja e konflikteve ndodh gjithashtu përmes betejës, negociatave, zgjidhjen e problemeve apo zgjidhjen e planit.

Sipas meje, strategjia e fundit është më e mirë për shkak se ajo nuk është e ndikuar nga opinionet (mendimet) e para-konceptuara. Një zgjidhje plani nuk bazohet në: se ka një "problem" për t'u zgjidhur apo që ne duhet të përgatitemi për negociata. Natyrisht se zgjedhja e strategjisë varet nga lloji i konfliktit (të mendimit, interesit, rastit, relacionit, rolit të konflikteve etj).

***

Çfarë pre-supozon një zgjidhje konsensus dhe kur është e mundshme që strategjia të jetë e paefektshme?

Qasja- Konsensusi kërkon një takim të drejtpërdrejtë në mes palëve të përfshira.

a) Që të jenë të qarta dhe të dukshme të gjitha aspektet e rëndësishme të konfliktit.

b) Se një palë i njeh të drejtën palës tjetër për të pasur qëndrimin e tyre.

c) Se palët janë të gatshëm të shikojnë me një sy të paanshëm mbi këndvështrimet e të tjerëve, dhe për të shqyrtuar në mënyrë kritike motivet e veta.

d) Zhvillimi i një vullneti të vërtetë për të arritur një zgjidhje të përbashkët dhe jo vetëm palës tjetër t`i imponoj zgjidhjen e vet.

Zgjidhja-Konsensusi mund të jetë e paefektshme dhe e rreme, kur mospajtimi është i ndaluar. Njeriu është i kapur në një normë që dikton se konsensusi patjetër të arrihet.

***

Në çfarë mënyre mund të pasqyrojnë ”diçka për veten” konfliktet e relacioneve, dmth konfliktet emocionale me të tjerët?

Termat "projektimi" dhe "vendosja e kufirit" është i pranishëm pothuajse në të gjitha konfliktet e relacioneve.

***

Si t`i trajtoni konfliktet serioze dhe komplekse?

Këtu janë fazat e modelit:

1) Punë-motivimi.

2) Pastrimi ajrit: Plasje e kontrolluar. Sqarimi i shkakut të konfliktit. Rindërtimi i procesit historik. Ventilohen mendimet, njohuritë, kujtimet, fantazitë e njëra-tjetrës.

3) Zgjidhja: Sqarimi i emëruesit më të vogël të përbashkët. Qëllimi thelbësor i përbashkët.

4) Përpjekje për konsensus të mundshëm: Kuptimi për tjetrin. Evidentimi i zgjidhjes së propozuar. Vendimi për një zgjidhje të përbashkët. Zbatimi i vendimit të zgjidhjes së përbashkët. Vlerësimi.



(Vota: 33 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora