E premte, 26.04.2024, 02:28 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Shkodran Mustafi, argat i të mallkuarit!

E enjte, 15.10.2015, 08:01 PM


Edhe Shkodran Mustafi , argat i të mallkuarit  !

ose

Mjerë na që s’po i përngjajmë hijes sonë !

Nga Fahri Xharra

“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij.

Edhe Shen Jeronimi e përmend pijen Sabaium e bërë nga Ilirët e Panonisë dhe të Dalmacisë  Ammanius Marcelinius (historian Romak ) e permend birrën Ilire “Sabaia apo Thabaia” Birra është pirë në anët tona ,në shkallë kombëtare që para 5000 vjetësh.

”Kujt i pakësohet turpi, i është pakësuar ndërgjegjja; kujt i pakësohet ndërgjegjja, i vdes zemra”.thot libri . Secili njeri e ka hijen e vet. Edhe një fije kashte e ka hijen e vet. Por, halli tjetër na ka pllakosur neve: Hija e jonë, fjala dhe morali ynë, puna dhe synimi ynë, shpesh nuk shëmbëllen në veten tonë. Na vërtet po nxitojmë, po na ngutet diçka në jetë, po shihet,deri me sot kemi kaluar shumë shtigje, por, mjerisht nuk  po e dimë cakun për ku jemi nisur. Dhe, neve, o shpëtimtar mëkatar të kombit, shpesh na ka rënë të këndojmë nëpër terr, të ecim  nëpër terr të flasim nëpër terr, e besa edhe të punojmë do “punë” nëpër terr. O boll ma se u bëmë horë, duke kërkuar veten tonë, identitetin, dashurinë, pasurinë, kolltukun nëpër hijet e vetvetes sonë.

Mjerë na që s’po i përngjajmë hijes sonë !  Nuk mund të ketë atdhetari pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar  E fituam lirinë , por e fituam lirinë pa virtyt e në mungesë të virtytit mbetem pa qytetari.

O Shkodran Mustafi !  E kemi ditur që ilirët ishin të njohur edhe për birrën e tyre “Sabaja” ?

Hocataeusi, një historian grek, i cili shkruante që në shek. e 5-të prK, kishte cekur se Pajonët, banorët e vjetër të Maqedonisë së Aleksandrit të Madh e pinin një pije të bërë nga elbi, kurse një tjetër historian Hellanleus (466 prK) flet për disa njerëz që e pinin një birrë të bërë nga rrënjët. Aristoteli shkruante se birra me emrin piuon shkaktonte dhimbje koke dhe fytyrat e tyre rrinin të varura. (The Montreal Daily Herald 1892).

Pra, ilirët e lashtë e prodhonin dhe pinin birrën nga elbi. Por me ardhjen e romakëve birra konsiderohet si një pije e klasit të ultë, pije barbarësh (ilirët, barbar?)

Birra e lashtë ishte një lëng elbi me origjinë nga Iliria, dhe që “Sabaja” dhe sabaium ishte fjalë ilire e kohës (H. Krahe , Die schprache der Illyrer , Wiesbaden 1955 ), kurse sabaiarius mund të quheshin fermentuesit e birrës së elbit. Jean-Jacques Rousseau”.

”Nuk mund të ketë atdhetari pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; Krijoni qytetarinë dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; Pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë.

Kurse Riza Greicevci  thotë : “ Përbrenda nesh, aq sa po na shohin sytë tonë, mbretëron një errësirë. Si jetohet vetëm me errësirën? Përbrenda errësirë, përjashta  nesh errësirë, në jetë errësirë, në fjalë errësirë? Lehtë e kemi , po duam që ashtu siç na ka lindur nëna, të jetojmë e të vdesim shqiptar, njeri! Të dalim nga vetvetja  e jonë e errësirës, të ecim, marshojmë, nxitojmë, sakrifikojmë , punojmë, guxojmë..Të ngisim  kokën lart. T´i shtrëngojmë grushtet.  Të hapim zemrën. T´mos harrojmë çdo mëngjes të pijmë nga një gotë dashuri! Në mos për asgjë tjetër,të besojmë, dashuria  na i  hapë portat e fatit, të besimit, të vullneteve, të shpresës…(R.Greicevci) “

“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave…

Shkodran Mustafit ““Fytyra e mbrojtur me krenari është sikurse margaritari i mbrojtur në guacën e vet”.- më tha dikush, por ”A-huuu! Ditë s’je! Natë s’je! Diell s’je! As vetvetja jote s’je, o mëkatar.

Duke e refuzuar birrën e tregove vetën se je në mbrojtje të arabizmit në Europë  ! Marre .



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora