E premte, 26.04.2024, 03:40 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Moni Pllana, talent që premton shumë!

E shtune, 15.08.2015, 02:57 PM


Moni Pllana, talent që premton shumë!

Shkruan: Florim Zeqa

Moni Pllana rrjedhë prej një familje me tradita atdhetare nga Vushtrria, ka lindur në Kaiserslautern (Gjermani) me 24.01.1999, në përiudhën kur Kosova digjej nën flakët e luftës, kur atë kohë prindërit e tij ndodheshin refugjatë në shtetin gjerman.

Në muajin Gusht të vitit 2000, të shtyrë nga dashuaria ndaj atdheut, familjarëve, miqëve dhe farefisit të gjërë, prindërit e Monit lanë prapa jetën luksoze të përendimit për t'u kthyer në vendlindjen e tyre në Vushtrri.

Moni Pllana tani ndjek mësimet në vitin e dytë të shkollës së mesme "Bahri Haxha", drejtimi Teknologji Ushqimore në Vushtrri.

Muzika "REP", është dashuria dhe pasioni i preferuar Monit. Me këtë zhanër të muzikës Moni Pllana ka filluar të merret qysh në moshën 12 vjeqare.

Moni me talentin e tij të rrallë është duke mahnitur të gjithë, inspirimin për tekstin e këngëve i gjenë tek përditëshmeria, tek situata e rëndë socio-ekonomike e vendit, tek vuajtjet dhe sakrificat e popullit të tij. Muzikën e përshtatë sipas përmbajtjës së vargjeve të këngës.

Moni i ka me dhjetëra këngë të shkruara, tri prej të cilave i ka realizuar në studion e tij. Kënga e tij e fundit me titull: "I vetëm" e realizuar në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur vushtrrias

Rexhi Selaci, e realizuar në studion muzikore "Mr. Sim Studio" në Vushtrri shënon kulmin e suksesit të deritanishem të Moni Pllanës. Spoti i kësaj kënge  është bërë hit i shumë portaleve në vendin tonë.

Moni nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, në plan  ka realizimin e katër projekteve, por aktualisht është në përgaditje të videoklipit më të ri, emrin e të cilit dëshiron ta ruaj si surprizë për adhuruesit e tij.

Moni idol nga REP-këngëtarët e vjetër e ka Unikatilin, ndërsa nga gjeneratat më të reja e ka këngëtarin Elinel.

Përveq "REP"-it, Moni e preferon edhe muzikën e zhanreve të tjera, në veqanti muzikën e lehtë dhe popullore.

Monin e pengojnë njerëzit që për inate personale nuk e pranojnë rezultatet dhe sukseset e të tjerëve, sikurse që e gëzojnë shumë sukseset e bashkombasve, miqëve dhe shokëve që e rrethojnë.

Lumturinë më të madhe Moni e gjenë në rrethin familjar, në mesin e shokëve dhe bashkëpuntorëve të profesionit të tij.

Moni në fund të këtij shkrimi dëshiron të falenderoj familjen për mbështetjen morale dhe materiale në projektet muzikore, të gjithë miqët, shokët dhe adhuruesit e tij të shumt që i ka si stimulim shtesë në krijimtarinë e tij muzikore.

Dëshira më e madhe e Monit në radhë të parë mbetët përfundimi i studimeve, realizimi i projekteve muzikore dhe sigurimi i një vendi pune që i garanton mirëqenje në shtetin e Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora