Kulturë
Kalosh Çeliku: Theqafje
E marte, 21.07.2015, 07:55 PM
KALOSH ÇELIKU
THEQAFJE
(PASURIA E BABAIT)
Pasurinë e Babait: E kam shndërrua në Libra.
Livadhe… Ara pjellore, në Bibliotekë.
Vapë. Nën hije të Rrapit, në Bit - Pazar
Pasardhësit e mi besnik të kenë bukë për Dimër.
Ujë, nga Përroni i Thanës ta shuajnë etjen
E, Unë Poeti rrëzë Çukës t’i përkund me vargje.
Nesër, krah për krahu: Zot t’i dalim Atdheut…
E di. Policia letrare më ka dërguar gra në shtrat
Feleminderit. Vërtetë, ishin gra të egra asgane:
Çdo gjë, që u dilte përpara e hanin me dhëmbë
E shqyenin gjithë natën si ulkoja nën këmbë.
Ditën si një Babasheh, mezi i zbusja pasmesnate.
Dhe, pak para agimit i veja në gjumë.
Nuse me pashterkë të kuqe ua ktheja në konak.
Rraçet i kanë pasur me vete. Rripat me fishekë
Shkaku, se: brez pas brezi kemi besë.
E, besë nuk i zë as këmishës sime të Natës…
(PRISHTINA SOT PA BALTËN E KUQE)
Edhe sot, erdha vetë i dyti, në Prishtinë:
Unë, dhe Kalosh Çeliku.
Jo, si dikur me mikun tim të penës
Poetin disident: Shaqir Sadiku.
Që, të regjistrohemi studentë, në Univesitet.
Kalimtarët e rastit, kur i pyetëm na bindën, se:
Rruga kryesore është mu kjo me baltë të kuqe
Të cilën e shkilnim ditën me këmbë
Përpara Hotel “Bozhurit”, në Prishtinë.
Thamë me vete: na e hodhën qytetarët
Ruga kryesore, nuk mund të jetë me baltë?!
Ditën e Nesërme, e pamë rrugën kryesore:
Plotë baltë të kuqe përpara “Bozhurit”.
Nuk na kishin mashtruar kalimtarët e rastit
Vërtetë, ishte rruga kryesore. Sheshi i Prishtinës.
Paslufte, i vizitova lokalet e dikurshme të studimeve
Ndonjëri, ende kishte mbetur gjallë nga koha:
Ose, e kishte ndërruar emrin (firmën, pronarin):
“Bozhurin”, “Harabeskën”. “Unionin”.
“Rugovën”. Dhe, Hotel “Grandin”.
Varfëri kombëtare nuk i gjeta Poetët:
Mirko Gashin te “Tre Sheshirat”.
Teki Dërvishin te “Rilindja”
Cimerin Qerim Arifi me dy gota të zbrazëta.
Esull në xhepat e setres për çdo natë në banesë.
Agim. Në dhomën e përbashkët, brenda katër mureve
Gani Xhafollin me
33 dashnore në “
Prishtina, përçudi sot mu duk e varfër artistike
Vështirë e kam ta njoh në Ditën e sotshme.
Megjithatë, Ti sot oj Zonjë je veshur Nuse
Dhe, nuk e ke atë baltën e dikurshme të kuqe…
(THESHETHEME)
Thonë: Rrospitë meshkuj. Dhe, Gratë besnike
Se, Unë nuk kam ditur për Dashuri. Urrejtje.
Veten e kam mashtruar me libra
Ecejakje, Trojeve Etnike të Atdheut.
Edhe, kush: Hadumët e Shtëpisë Publike
Që, Rrospitë Meshkuj i tredhin natën.
E ditën na i hudhin si kopila pas porte…
(GJAKU)
Përçudi: Sot, më shpallni të çmendur
Nusja me pashterkë të kuqe e pati në dorë.
Xhindet ende më hudhin majë lisave
Rrëzë Çukës. Dhe, në Vendlindje.
Pajtohem.
Me mua Poetin këmbëkryq të uleni në një sofër.
Prognozën të ma caktoni në Shtëpinë Publike.
Sëmundje trashëguese familjare: Gjaku…
(ARSYE)
Dallimi mes Nënës sime dhe Gruas besnike
Që, të dyja vinin nga familje hoxhallarësh.
Nëna: nga doktorë teologjie, studentë në Kajro
E, Gruaja nga shkolla e Asdrenit, në Bukuresht.
Dallimi: Nëna e bëri Babain “musliman”
Rrëzë Çukës, në Katund.
Gruaja mua shkrimtar në mes të Shkupit.
Përkarshi minareve të xhamive
Sikur isha turk ”ehamdurila”, në Stamboll.
Edhe pse, Nëna shpesh ma përsëriste:
E sheh Babain tënd: Dje, ishte bektashi
Sot, është bërë haxhi, shkon lutet në xhami?!
Bir, unë kur erdha nuse në këtë Shtëpi
Babai yt, pushkën e mbante varë mbi kokë.
“Nagantin” me gjithë fishekën nën jastëk..
Natën, thashë t’i bëj zë: ta çoj për “syfyr”:
E rroku mauzerrin përgjumshëm. Tymeflakë
I shkrepi fishekët. Përpak më vrau në çardak.
Mezi u ngrita mes tymit e flakës më këmbë
E mjera unë! Arsye: ia kisha prishur gjumin…
(THEQAFJE)
Në Kopshtin e Gruas sime, Shtëpisë
Ende ka gjallëri. Bashkë jetojmë si vëllezër
Njerëzit. Dhe, kafshët shtëpiake.
Herët, në mëngjes lulëzon Kopshti
Zogjtë i kanë dalë zot Dardhës Gorrice.
Njëzëri me këngë i ngjiten në majë.
Unë zgjohem me vonesë. Dhe, mëngjesin
E hamë bashkë në sofrën shqiptare.
Ditën e rrokim përdore
Edhe Natën e përcjellim Vejushkë.
Matanë maleve në Theqafje.
Ditën e Madhe para Shtëpisë e presim Nuse…
ARMËT MOTI I KAM NXJERR
NGA BREZI
Armët, moti i kam nxjerrë nga brezi
Ende kam fishekë në fushëbetejë.
Përçudi, si s’u gjetë një Bajloz i Zi
Motrën të ma kërkojë për grua
Përpara se, mejdanin.
E unë të çohem nga shtarti me dhjetë plagë
Në prehërin e Tri Zanave, nën Rrap.
Gjokut pullali t’i kërcej në shpinë.
Vargun ta hudh larg pas shtatë maleve!...
(LAKMI MOS MA KI GRUA QË ENDE
JAM GJALL NËN RRAP)
Ti kelbesh nën dhe, rrëzë Çukës Ilire
E unë mbi tokë: tek
Fytas rrokem me shtamba raki rrushi
Perkarshi Olimbisë me fëmijë në gji e prehër
Brigjeve të Vadarit mes permendoreve antike.
Aspak, mos ma merr lakmi, Grua! Xhelozi
Haptas të them: Nuk jam ende i lumtur.
Jeta Yte më vret. Ndoshta është historike.
Përderisa Ti ishe gjallë, i kisha të gjitha:
Sot, nuk kam asgjë. Përveç rakisë rrushit.
Dhe, poezisë lirike…
GURVARRI
Vërtetë, kishe qenë i pavdekshëm?!
Edhe në shi. Breshër. Dhe, borë
Rrufeja kur na shkrepte mbi kokë.
Lugati i Koçeve, kur shëtiste nëpër Katund
Tepsi, gjithë natën rrokulliste nëpër dhomë
Tinarët me tëlynë i ngarkonte në shpinë
Edhe, ndonjë Nuse asgane e merrte me vete.
Rrugës ta ketë për gji. Fuqi lufte.
Mëkot, Unë e kisha mashtruar Veten
Matem me ty, Dje. Dhe, sot. Ndoshta, Nesër?!
Paraardhsëve të mi, u rri kranar mbi kokë
Neteditë me një ibrik plot me ujë.
E di, nuk është me raki rrushi
Mauzerr. Që të vdekurin e çon më këmbë.
Nesër, mesiguri edhe Mua, kur ta dorëzoj penën.
Vetëm jo, edhe vargun! Nuk e dorëzoj nën Rrap…
Shkup. 17 korrik 2015