Kulturë
Përparim Hysi: Je nga fshati?!!!
E premte, 26.06.2015, 06:02 PM
Je nga fshati?!!!
Tregim i jetuar
Nga Përparim Hysi
Titulli i tregimit tim nuk është i stisur dhe as hipotetik. Përkundrazi, është real dhe pa vlera pezhorative. "Je nga fshati!" qe as më pak dhe as më shumë ajo damka me hekur të skuqur që u bënin sklleverëve në rendin skllavopronar. Natyrisht, një damkë e tillë ish sa e turpshme dhe aq fyese. Kjo, "damka" e tanishme, i bëhej pjesës më të madhe të popullsisë në regjimin hoxhist, i bëhej fshatarësisë. Sado me kushtetutë quheshin që të gjithë qytetarë dhe,sado që në statutin themeltar të partisë, fshatarësia qe aleat e "ngushtë" e klasës punëtore, ajo "damka me hekur të skuqur", nuk iu hoq jo vetëm nga shpina, por duket sikur iu vendos drejt e në ballë. Dhe ishte tepër fyese, por do ta pranoje pa një e pa dy, se, ndryshe, në rebeloheshe apo në ngrije zërin,sado pak, të priste hapsana ku dinin mirë t'i këndonin "teskeretë".
Kjo" Je nga fshati" të privonte nga shumë e shumë të drejta që, duke t'i mohuar nën sloganet e partisë, befas kuotoheshin si krejt të ligjshme. Pra, çdo rebelim ndaj këtij "ligji" të pashkruar, por kthyer në normë si slogan që vinte nga lart, merrej si shkelje ligji. Fshatarët e kishin mësuar përmendësh këtë ligj dhe as guxonin të loznin me zjarrin. Ata prodhonin grurë dhe hanin vetëm misër. Dhe jo misërvendi (që kërkojmë midenë qibare sot), por misër hibrid që të ta bënte stomakun sikur bluaje gurë. Ndaj dhe Shkodra ( ajo qe më e ndjeshmja në këto padrejtësi që bënin mu), e quante jo misër hibrid, por ibret!!! Sado që fshati furnizonte qytetin me prodhime blektorale, fshati nuk njihte as djathë,as gjalpë dhe as gjizë. Vetëm një shishe qumësht dhe kaq.
Pra, sipas asaj gjë e gjëzës që tregojnë: mishin babai dhe kockat këlyshi.
* * *
Në u
ndala pak më gjatë se zakonisht në këtë tregimin tim, e bëra për atë pjesë
lexuesish që nuk e kanë njohur atë kohë të regjimit komunist. Unë tërë jetës jo
vetëm kam punuar në fshat, por dhe kam jetuar atje. Si fshatar, atë damkën" Je nga fshati", nuk e kam
patur të "skuqur" fare, por pakëz të "përcëlluar". Them të
"përcëlluar" se kam jetuar në një fshat që ishte fermë. Fshatarët e fermës, ku e ku,
qenë disi më të favorizuar: dallimi më ensencial qe, se paguheshin më mirë dhe,
mbi të gjitha, nuk hanin bukëmisri. Nuk hanin "ibret". Një
kooperativisti që i hapej dritajeshile për të punuar në fermë, i dukej sikur
* * *
Fshati
ynë-fermë ndahej me fshatin kooperativist si me një fije peri. Aty ku mbaronte
fshati ynë, mbaronte dhe fshati fqi. Dy shinat e hekurudhës qenë si vija "demarkacioni" për të
vendosur kufinë. Ç'qe këtej shinave,qe fermë dhe,ç'qe matan shinave,
kooperativë. Ne, këtej shinave (flas për pjesën e fundit të të dy fshatrave),
hanim bukëguri. Dhe,po të ndodhte, që ndonjë matan shinave vinte tek dyqani ynë
i bukës, shitsja, jo vetëm nuk i jepte, por ia përplaste mu në hundë:- Je nga
fshati!!! "Lypsi" (tani nuk
-E di partia.
Kaq dhe i
* * *
Kisha
marrë hekurudhën dhe, tek erdha aty ku ndahen kufijtë, has një të njohurën time
nga ata "veriorët" kjo që hante "ibret". Ende nuk
-Eh,je
nga fshati,- më tha jo.Për një copëbukë që me lekë e ble.
-
- Në vend,- u zotua ajo.
* * *
Për t'u
bërë nga "Koreja e jugut", duhej një vërtetim nga kryetari i
këshillit. Mirëpo kryetari ynë i përmbahej ligjit dhe nuk lëshonte pe. Si mund
të shkelej ligji?!!! I shkova në zyrë dhe i gjeta me sekretarin. Nuk
-Do t'ju çoj në një vend për darkë. Kini për të ngrënë një gjeldeti dhe nga ju kërkoj që ajo familja të marr bukëgruri në dyqanin tonë. Sado që jetonim në "Korenë e Jugut", mishi ishte shumë i rrallë dhe, këta të dy,sa dëgjuan ofertën time, pashë që goja u shkoi vesh më vesh.
E thënë,
e bërë. Nuk e lashë që të ftohej pilafi, por, sa u err (punët e
"bukura" natën bëhen), u rashë përpara shokëve të pushtetit dhe, si
kalova "Pamuxhonë", çava pyllit me dafina dhe, kur iu afrova
shtëpisë, thirra për të zotin. Doli dhe, si na priu përpara, na futi në dhomën
e pritjes. Aty,pasi bëmë përshëndetjen e rastit, vura re që nikoqirja e shtëpisë
po shtronte tavolinën. Një nga ato tavolinat
e asaj kohe me hapje të dyfishtë.
Qemë vendosur përballë: pushteti me tagër"Kore e jugut" dhe unë me të
zotin e shtëpisë, me "Korenë e
Veriut". Si "Pamunxho" qe tavolina në mes. Gotat e rakisë plot
dhe u ngritën shëndete. Si meze, një zog i skuqur. E shihja që
"pushteti" nuk po ndihej mirë. Vetëm një zogfushe për të
marrë"licencë" për bukëgruri qe fare pak. As kryetari dhe as
sekretari nuk ndihej mirë. Lëviznin sikur po i hanin pleshtat.
Unë,si për t'ia zënë në grykë ato që po hante, flakë për flakë, i thashë:-Duan dhe një fletëpune për çunin.
I bërë tym, premtoi:-Hajde nesër ta marrësh.
Ia bëmë tym (sa lehtë është të ngrohesh në konakun e botës) dhe, tek po ktheheshim "këtej shinave", u them të dyve:- Rrofshi, se e mbajtët fjalën, vetëm një kërkesë kam:-Ju lutem mos merret vesh ky "allishverish", se, po u mor vesh, me të vërtetë që do ndihem keq. U ndamë duke i uruar njëri-tjetrit natën e mirë.
* * *
Jo më vonë se të nesërmen në mëngjes, tek hyra tek klubi i fshatit, më afrohet një nga bashkëfshatarët dhe më thotë, pakëz si veçan:- Edhe unë kam një hall si ai brendshmi, ty të shkon "zanati" dhe ndoshta ma rregullon.
U ndjeva, me të vërtetë, keq.
-
-Kryetari,- më tha. Na kënaqi Papi mbrëmë dhe nga a-ja deri tek zh-ja. Nami im që më "shkonte zanati" kish vajtur matan Mollës së kuqe dhe tërë kjo "zallamahi" veç për një copë bukëgruri. Ja, kjo qe historia që sot duket si e shpikur. Jo nuk është historia ime fare e shpikur, por një e vërtetë në atë kohë të shpifur.